Gazeta Shqiptare

Mehmeti: "Poeti Fatos Arapi s' pajtohet me realitetin tonë politik, konfuz në trurin e tij"

Akuza e kryeminist­rit: "Sipas Arapit, tek ne s'ka lumturi, sepse s'ka drejtësi, s'ka ndjenja njerëzore"

- Nga Dashnor Kaloçi

Një nga shkrimtarë­t që i nxori më shumë probleme regjimit komunist të para viteve ' 90- të dhe që i shpëtoi paq hekurave të burgut, ka qenë Fatos Arapi, i cili u ndesh që në hapat e parë të krijimtari­së së tij letrare në fillimin e viteve ' 60- të me diktatin e egër komunist, për të shpëtuar prej tij vetëm me shembjen e atij regjimi. Gjë të cilën do ta shohim edhe në mjaft nga kapitujt pasardhës të këtij libri dhe jo vetëm, ku në disa Plenume të Komitetit Qendror të PPSH- së dhe, gjithashtu, Byrosë Politike e sekretaria­tit të Komitetit Qendror, është marrë në analizë krijimtari­a e tij dhe në raporte të mbajtura në ato mbledhje, Arapi është etiketuar pothuajse si "armik i popullit". Një nga këto Plenume të Komitetit Qendror të PPSHsë, ku Arapi është etiketuar si "delja e zezë" është dhe ai i 26 tetorit të vitit 1966, i drejtuar nga vetë Enver Hoxha, me temë: "Rritja e rolit të letërsisë dhe i arteve në edukimin komunist të masave", ku raportin kryesor e mbajti Ramiz Alia. Pas atij raporti, fillimisht e para që e ka marrë fjalën, ka qenë Fiqërete Shehu, e cila pasi është solidarizu­ar me raportin, është ndalur te vepra e fundit e Fatos Arapit, me titull "Drama e një partizani pa emër", e cila, gjithashtu, ishte kritikuar ashpër dhe në raportin e mbajtur nga Ramiz Alia. Pas shumë diskutimev­e, në fund të mbledhjes së atij Plenumi, fjalën e ka marrë kryeminist­ri Mehmet Shehu, i cili i ka bërë një analizë të thellë krijimtari­së së Arapit, duke cituar mjaft nga poezitë e tija, njësoj sikur të ishte një kritik letrar nga më të përgatitur­it nga ana profesiona­le dhe politike. Gjë e cila duhet thënë se ishte një gjë jo e zakontë për kryeminist­rin Shehu, pasi ai Plenum mbahej për Letërsinë dhe Artet, ku tonin mbledhjes ia jepnin zakonisht ata kuadro të lartë që e mbulonin atë sektor në rrugë partie, dhe kësisoj, Mehmti nuk para "përzihej" shumë në ato punë. Po përse kishte ndodhur kjo, pra përse Mehmeti dhe bashkëshor­tja e tij e kishin sulmuar ashpër poetin Fatos Arapi? Lidhur me këtë, ka dhënë vetë versionin e tij, Fatos Arapi në mjaft biseda që ka bërë me autorin e këtij libri, por edhe publikisht në dy- tre shkrime dossier te "Gazeta Shqiptare" , duke e argumentua­r sulmin e Mehmetit, me mllefin e vjetër që ai kishte me vëllanë e Fatosit, Vllas Arapin, ish- partizan në Brigadën e Parë Sulmuese, që komandonte Mehmeti. Sipas Fatosit, Mehmeti nuk ia fali kurrë Vlla-

Në dokumentin arkivor të atij plenumi, ( AQSH F. 14. Aparati Komitetit Qëndror. V. 1965, d. 2. fq. 1) pas rendit të ditës me temën që cituam më lart, shkruhet: "Plenumin e kryesoi sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSH- së, shoku Enver Hoxha, asistonin të gjithë kandidatët dhe anëtarët e Komitetit Qëndror, me përjashtim të shokëve: Haki Toska, Nexhmije Hoxha të sëmurë, dhe Vito Kapo, Nesti Nase dhe Rrapi Gjermeni jashtë shtetit.

Zhvillimi i Mbledhjes Shoku Enver Hoxha. Shokë, në këtë mbledhje jemi prezent 76 anëtarë dhe kandidatë të Komitetit Qëndror, mungojnë me arsye pesë anëtarë dhe kandidatë, shumica është prezent dhe mbledhjen e deklaroj të hapur. Sipas rendit të ditës, që ju keni marrë, sot ne do të shqyrtojmë raportin e Byrosë Politike të KQ mbi rritjen e rolit të letërsisë dhe arteve për edukimin komunist të masave, që do të mbajë anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH- së, shoku Ramiz Alia dhe diskutime. Jemi dakort që plenumi të zhvillojë punimet me këtë rend dite? Kush është dakort të ngrejë dorën ( të gjithë shokët aprovojnë që plenumi të zhvillojë punimet me këtë rend dite). Si të ftuar në këtë mbledhje marrin pjesë sekretarët e parë të KP të rretheve që s'janë anëtar plenumi, ministrat dhe njerëz të letërsisë dhe artit. Jeni dakort që këtë shokë të marrin pjesë në plenium? Kush është dakort të ngrerë dorën. ( Të gjithë shokët u shfaqën dakort) Atëhere, shokë, fillojmë".

Diskutimi i Fiqret Shehut

Shokë, duke bërë një analizë të gjithanshm­e e të thellë punës së der-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania