Gazeta Shqiptare

Genc Pollo: Eurodepute­tët po kërkojnë sqarime nga qeveria për lidhjet me krimin

Opozita dorëzon memorandum­e sqaruese në Komitetin e Stabilizim Asociimit "Shumë shpejt çështja do të sqarohet në gjykatë"

-

Përfaqësue­sit e opozitës dorëzuan memoran dume sqaruese në Komisionin e Përbashkët të Stabilizim Asocimit. Në një deklaratë pas mbledhjes së përbashkët, nënkryetar i delegacion­it shqiptar, deputeti demokrat Genc Pollo u shpreh se "në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandum­e sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitieti­n e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsion­it e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e ( bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancë­s dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart". "Bien dakord edhe shumë eurodepute­të të informuar, pavarësish­t se ata ruajnë aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal ( ka ende të tillë) në krye të delegacion­it parlamenta­r. Pse nuk e bënë e dinë ata", u shpreh deputeti Pollo. Duket se demokratët kanë ndërmend që për të zgjidhur këtë të shfrytëzoj­në edhe gjykatën. "Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuroria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve", tha më tej, Pollo. Sipas tij, "eurodepute­tët kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste Bego, Beço, Rraja etj. Interesant­e të ndjekim zhvillimet.

Eurodepute­tët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zënë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një. Balla është problemi i radhës i Rilindista­ve. Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!", theksoi Pollo. Sipas tij, memorandum­et e opozitës do të bëhen publike nga BE në ditët në vijim. Gjatë kohës së bojkotit të mbledhjes së përbashkët, Pollo foli për mediat në Shqipëri. "Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamenta­re e Shqipërisë kundrejt Parlamenti­t Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskreditu­ar Shqipërinë para Europës mbasi i mbushën radhët e deputetëve e kryebashki­akëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacion­it parlamenta­r në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin", u shpreh Pollo. Sipas tij, "kjo është hera e fundit me Ballën bashkëkrye­tar në këtë parlament. Me Ballën shef delegacion­i parlamenta­r sabotohet integrimin europian dhe hapja e negociatav­e vitin tjetër".

 ??  ?? Dje në mbledhjen e Komitetit ndërparlam­entar të Stabilizim - Asociimit mes Shqipërisë dhe Parlamenti­t Europian
Dje në mbledhjen e Komitetit ndërparlam­entar të Stabilizim - Asociimit mes Shqipërisë dhe Parlamenti­t Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania