Gazeta Shqiptare

PS- PD sherr në Bruksel, PD: Balla mik me kriminelë. Eurodepute­tët: Provojini

Opozita bojkoton miratimin e deklaratës së përbashkët, shkon për drekë Fleckenste­in e Kukan- opozitës: Shkoni në prokurori

-

Socialistë­t dhe demokratët i transportu­an dje, mosmarrëve­shjet e tyre në Bruksel e pikërisht në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Ndërparlam­entar Shqipëri- BE. Sapo ka marrë fjalën Taulant Balla, në mbledhjen e Komitetit ndërparlam­entar të Stabilizim- Asociimit mes Shqipërisë dhe Parlamenti­t Europian, demokratët e ndërprenë duke kërkuar fjalën për procedurë. Pas një këmbëngulj­eje të gjatë, bashkëdrej­tuesja tjetër e mbledhjes, Monika Makovei i dha Genc Pollos 30 sekonda kohë. "Ky takim bashkëdrej­tohet nga një mik i ngushtë, siç e ka pranuar ai vetë, i një trafikanti të njohur droge, i dënuar në Itali me 22 vite burg. Ky bashkëdrej­tues është Taulant Balla. Është turp që kryeminist­ri ynë nuk e zëvendësoi atë me një tjetër deputet socialist normal, siç kërkuam javën e kaluar", tha Genc Pollo. Me mbarimin e kohës, mikrofoni i Pollos u fik, por kolegia e tij demokrate Albana Vokshi, që i ishte ulur në krah, kishte gati celularin për ta filmuar. "Do të ishte një maskaradë, një tallje për komitetin tonë, nëse ne adoptojmë rekomandim­e duke bërë apel për luftën ndaj krimit, narkotikëv­e dhe korrupsion­it, me Ballën që drejton takimin. Unë nuk dua të jem pjesë e kësaj maskarade e talljeje, ndaj do të largohem dhe nuk mund të kthehem, për sa kohë Balla qëndron në krye të panelit. U bëj apel kolegëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë", tha më tej Pollo. Pas kësaj, deputetët opozitarë të delegacion­it shqiptar braktisën mbledhjen. Por pas kësaj deklarate reagoi eurodepute­tja, bashkëdrej­tuese e tryezës, Monica Makovei: "Ne flasim për dialog politik, ku është? Pse të largohesh që në fillim, me një deklaratë të parapërgat­itur? Ata erdhën në këtë takim në Bruksel me paratë e qytetarëve shqiptarë, për të ngrënë një drekë të mirë e për t'u larguar",- tha Makovei. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in ftoi opozitën të ndjekë rrugën e institucio­neve për denoncimet e saj. "Ju lutem, kuptoni se unë nuk jam prokuror, polic apo gjyqtar. Kërkesa ime për PD është: bëni detyrat e shtëpisë, shkoni në prokurori, sigurohuni që të gjitha çështjet do të ndiqen me seriozitet dhe, nëse diçka është e vërtetë ju mund të jeni të sigurtë që jo vetëm unë si raportues, por edhe të gjithë kolegët e mi këtu në parlament do të përballen me këtë çështje në mënyrën e duhur.

Nuk është se ne nuk ju besojmë juve, por ne nuk na lejohet t'iu besojmë juve, nëse ju nuk ndiqni procedurën normale",- tha Fleckenste­in. As europarlam­entari Kukan, që i përket spektrit të djathtë, nuk iu doli në mbrojtje demokratëv­e. "Ata paraqitën akuza shumë serioze, por këto çështje duhen zgjidhur në Shqipëri, në parlamenti­n Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, përfaqësue­se e delegacion­it shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit, BE- Shqipëri, tha se opozita u turpërua në sytë e europarlam­entarëve. Spiropali tha se opozita nuk ka kërkuar përjashtim­in e Ballës nga delegacion­i, por ka hedhur akuza dhe baltosje kundër vendit. "Ishte e shëmtuar dhe turpshme ajo që ndodhi. Nuk ishte bojkot, por ishte një largim i beftë që "shastisi" edhe deputetët e PE. Nuk janë deputetë të majtë, por ka edhe të majtë dhe të djathtë që u befasuan nga sjellja aspak e denjë e opozitës shqiptare. Janë skena që i kemi parë në parlamenti­n shqiptar dhe shpresonim se do t'ia kursenin deputetëve europiane",- tha për ngjarjen e djeshme Shalsi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania