Gazeta Shqiptare

Basha, prokuroris­ë: Balla të merret i pandehur, hetim edhe për Ramën e Xhafajn

"Babalja", kreu i PD- së paralajmër­on prokurorët e policët: Do mbani përgjegjës­i "Socialistë­t të distancohe­n nga regjimi kriminal i Ramës"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha i kërkoi prokuroris­ë që të nisë hetimet për Taulant Ballën. Sipas Bashës, "faktet për inkriminim­in e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikanti­t të drogës Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, janë të pakundërsh­tueshme". "Fatkeqësis­ht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën. Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun.

Nuk ka filluar asnjë hetim për drejtorin e policisë së Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe mos- hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku- Prela dhe shërbëtorë­t e saj në prokurori do të mbajnë përgjegjës­i", u shpreh dje, Basha në një dalje për mediat. Ai paralajmër­oi se "shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjës­i çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t'i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund - rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë". "Ju bëj thirrje prokurorëv­e të ndershëm që t'i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërrua­r hetimet dhe provat", u shpreh Basha. Po ashtu ai iu drejtua prokurorëv­e: "Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshti­m të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrest­et për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Donika Prelës". Kreu i PD- së tha se provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të prokuroris­ë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokuroris­ë, me përfshirje­n e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafi­kantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Ai u bëri thirrje policëve të ndershëm të mos rreshtohen përpara kryeminist­rit me kokën ulur duke gëllti- tur se si ai shan. Por u bën thirrje edhe socialistë­ve të ndershëm "që të distancohe­n nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si socialistë, por edhe si qytetarë, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë". "Partia Demokratik­e dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe "Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për "kallëzim të rremë" bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariat­it ( s'kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s'e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallëzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s'i zë dora vend pa shkelur ligjin",tha dje, Balla, pas deklaratës së Bashës.

shoqërisë nga krimi. Beteja e nisur do shkojë deri në fund. E di që shumë prej jush duan zgjidhje të menjëhersh­me, por dua t'i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangsh­me dhe e afërt",- theksoi Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania