Gazeta Shqiptare

Monika Kryemadhi të rinjve: Revoltat, e vetmja mënyrë shpëtimi nga Rama

Kryetarja e LSI- së: Opozita nuk bëhet alibi për vjedhjet e qeverisë

-

Gjatë

një takimi me të rinjtë e LRI në njësinë numër 1 në kryeqytet, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi tha se rruga e vetme për largimin e kryeminist­rit Edi Rama është revolta. Kryemadhi tha se opozita nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, pasi sipas saj nuk mund të bëhet alibi e kriminelëv­e dhe vjedhjes së shqiptarëv­e. "Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Rama dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojn­ë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzisten­te. Pasi po t'u pyesësh, ju doni të ikni jashtë shtetit. Kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar", u tha Kryemadhi të rinjve. "Sot kjo qeveri nuk të ofron siguri, barazi, ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon. Situata në të cilën na ka futur Edi Rama dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa. Ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta. Të gjithë thonë se opozita duhet të shkojë në Kuvend, por për çfarë të shkojë opozita, të bëhet alibi për vjedhjet që po bëhen. Po më mirë të sh- kojmë në shtëpi se të bëhemi alibi e këtyre kriminelëv­e"- tha Kryemadhi, më tej. Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamenti­n Europian, Kryemadhi tha se ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin. "Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkrye­tar i delegacion­it, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë i kërcënimit me armë të oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikanti­n Bego. Edi Rama mund ta zëvendëson­te lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën, sepse është i lidhur me krimin", - theksoi Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania