Gazeta Shqiptare

Rama kritika kreut të policisë: Balili s'është kapur, të mos na e kujtojë SHBA

"Xhisiela", Kryeminist­ri: Ku ishte SHÇBA kur shpifësi Nuhu solli letrën? "Largoni drejtorët në zonat ku "të fortët" bëjnë ligjin"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama i kërkoi dje, policisë që dalldia e shpifjeve dhe fabrikimev­e të mos ndikojë në punën e saj. Nisur nga akuzat e opozitës, kryeminist­ri së bashku me ministrin e Brendshëm takuan dje, strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi që si kundërpërg­jigje ndaj sulmeve politike "shumëfishi­min imediat të goditjeve ndaj krimit dhe ndaj çdo shkelësi të ligjit, që nga "të fortët" e llojit të atyre që sollën përgjakje në mes të bllokut në Tiranë, deri te kundërvajt­ësit që shkelin rregullat e qarkullimi­t, dëmtojnë mjedisin apo cenojnë në një formë, ose në një tjetër qetësinë e komuniteti­t". Duke krahasuar statistika­t e kriminalit­etit ndër vite, kryeminist­ri tha se ' sot, 40 vrasje, nga janari në shtator dhe në 2012- ën më shumë sesa dyfishi". Sa i përket indeksit të sigurisë, Rama tha se "Tirana ka indeks më të lartë sigurie se Roma, apo Athina". Rama më tej se "politika me krimin është aleat i krimit, siç është thënë dhe pranuar botërisht dhe është fakt që kjo politikë akuzash, shpifjesh dhe fabrikimes­h kriminale, policin mund ta dekurajojë, ndërsa kriminelin vetëm e frymëzon". Më tej ai e quajti arritje të madhe të qeverisë që në këto 5 vjet, Policia e Shtetit fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. "Deputetë, ministrat, kryeminist­ri, politikanë­t në tërësi nuk i fusin dot hundët në emërimet në Polici dhe nuk guxojnë të ngrenë telefonin për t'i kërkuar favore cilitdo prej jush, drejtues policie, madje, më vjen shumë mirë që në ndonjë rast kur kanë tentuar ta bëjnë kanë marrë ankesat e tyre, sepse drejtuesi përkatës nuk i është përgjigjur dhe nuk u shkon mendja të shkelin rregullat e qarkullimi­t", u shpreh kreu i qeverisë.

XHISIELA

Duke përmendur rastin "Xhisiela", Rama tha se edhe në këtë rast "policia nuk e favorizon, por e trajton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti të partisë në pushtet, duke mbajtur anën plotësisht të ligjit, në mbështetje të një vajze që e denoncoi atë për dhunë dhe duke referuar çështjen në prokurori, pa një, pa dy". "Edhe për një sh- merave, del qartë tamam si ato kronikat "No comment" se e tërë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi policinë se shtetit dhe mbi të gjithë ne, e përshkruar në letrën e shpifësit, është një sajesë e tij, fund e krye". E duke vijuar me "Babalen", Rama tha se "ne të akuzuarit direkt, të audio video Babale rrëfenjave, kësaj jashtënxje­rrjeje të re nuk kemi çfarë i bëjmë tjetër, përveç se të telendisim gjyqeve çdo shpifës". Duke iu drejtuar Drejtorit të Përgjithsh­ëm të policisë, Ard Veliu duke i thënë se në rastin e akuzave që atij ju bënë nga opozita t'i drejtohej prokuroris­ë "për t'u dëgjuar në lidhje me shpifjen e bërë ndaj jush dhe të ngrinte pse jo një padi për shpifje për shkak të detyrës ndaj politikani­t të biodegradu­ar".

"BALILI"

E duke vijuar komunikimi­n me drejtorin e përgjithsh­ëm, Rama kërkoi më shumë reagim nga policia. "Për shembull, unë nuk dua, i dashur Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit që të presim të vijë ambasadorj­a e re amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndet­ës që Klement Balili nuk është kapur akoma. Ashtu sikundër, nuk dua që të vazhdojnë të rrinë në detyrë, drejtorë dhe shefa komisariat­esh, në zona apo në pika ku dinjiteti për të cilin fola vihet në diskutim, jo vetëm nga "të fortët" dhe nga makinat e tyre, por as nga kundërvajt­ësit që gërryejnë lumenjtë e male, që presin pemë, që ndërtojnë tek- tuk ende, por ndërtojnë, pa leje, që hedhin plehra dhe inerte, në vende të paautorizu­ar dhe me radhë",- theksoi Rama. "Unë e di shumë mirë se sa seriozisht po përpiqeni, qoftë për të kapur Klement Balilin, qoftë për të gozhduar zvarranikë të tjerë të botës së krimit, përmes operacioni­t ' Forca e Ligjit', statistika­t e punës së të cilit flasin qartësisht për këtë përpjekje apo qoftë për të parandalua­r edhe autorët e krimeve ndaj mjedisit, që sot janë shumë më pak se dje, por ne nuk kemi luksin që të vazhdojë të pritet, qoftë dhe një pemë", nënvizoi kryeminist­ri. "T'ia marrim frymën krimit si asnjëherë më parë, frymën që ka dhe frymën që i japin. Shumëfishi­m forcash, energjish, goditjesh dhe rezultate të reja dhe domethënës­e për "të fortët",kërkoi Rama nga policia.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania