Gazeta Shqiptare

Autori i masakrës në Mat, kokulur në gjykatë: Vendosni si të jetë ligji!

Prokurori: Ja si nisi konflikti banal. Gjykata lë në burg autorin e vrasjes së trefishtë 51- vjeçari Kujtim Koxha braktiset, familjarët largohen nga fshati nga frika e gjakmarrje­s

-

Jam i rënduar emociona lisht dhe nuk mund të flas. Vendosni si të jetë ligji". Vetëm këto fjalë ka thënë dje në sallën e gjyqit, Kujtim Koxha, i cili pasditen e së enjtes bëri masakër duke vrarë tre punonjësit e bashkisë së Matit dhe plagosur një tjetër. 51- vjeçari nga fshati Shëlli e njësisë administra­tive Lis, pothuajse gjatë gjithë seancës gjyqësore e ka mbajtur kokën ulur dhe ka heshtur. Pas paraqitjes së provave materiale nga prokurori i çështjes Abaz Muça, togat e zeza të Matit kanë vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj autorit të vrasjes së trefishtë që tronditi gjithë opinionin publik. Seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa 51- vjeçari është braktisur nga familjarët e tij. Gjithashtu, në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as familjarët e tre viktimave. Ndërkohë, burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë shtetasit: Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi si dhe mbeti i plagosur, Astrit Hani 40 vjeç, katër fëmijët e kryeplakut vrasës bashkë me vëllezërit e tij, kanë lënë fshatin Shëlli nga frika e gjakmarrje­s. Të njëjtat burime pohuan se në banesën e 51vjeçarit ndodhet vetëm bashkëshor­tja, e cila ruhet nga forca policore pas mbrojtjes që u vendos për këtë familje. Gjithashtu, mësohet se nga policia ruhet edhe vëllai tjetër i Kujtim Koxhës, i cili jeton në Mamurras.

GJYQI

Paraditen e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Kujtim Koxhës, i cili të enjten që shkoi vrau me breshëri kallashnik­ovi në lokalin e fshatit tre persona dhe plagosi një tjetër. Ai doli përpara gjykatës rreth orës 10: 00, për t'u njohur me masën e sigurisë. I pyetur nga gjyqtari për avokatin mbrojtës, i pandehuri tha se do të përfaqësoh­ej nga një avokat nga Tirana, të cilin ia kishin gjetur të afërmit, por ai nuk kishte ardhur. Koxha u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti. Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, prokurori i çështjes Abaz Muça ka treguar dinamikën e ngjarjes si dhe ka paraqitur provat materiale të mbledhura në vendngjarj­e. Sipas prokurorit, vrasja e trefishtë ka ndodhur për motive të dobëta. Konkretish­t të enjten, 51vjeçari, kryeplak i fshatit ka debatuar me punonjësit e bashkisë që po punonin për rikonstruk­sionin e rrugës së fshatit. Përplasja ka nisur kush je ti dhe kush jam unë. Sipas përfaqësue­sit të organit të akuzës, Koxha u ka thënë punonjësve: "Nuk do punoni më këtu për rrugën. Më jepni numrin e kryetarit të bash-

 ??  ?? 51- vjeçari Kujtim Koxha, dje në gjykatën e Matit
51- vjeçari Kujtim Koxha, dje në gjykatën e Matit
 ??  ?? Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë
Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania