Gazeta Shqiptare

"Patrulla e përgjithsh­me", dje përfundoi testi me shkrim për 2700 aplikantë

-

TIRANË - Rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, janë bërë dje pjesë e konkursit për ' Patrullë e përgjithsh­me' në Policinë e Shtetit, për 150 vende të lira. Testimi për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ky është testimi me shkrim që do të zhvillohet gjatë dy ditëve në vijim dhe që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologji­k. Ditën e sotme kandidatët u testuan mbi njohuritë e shkollës së mesme, ndërsa pjesët e tjera të konkurrimi­t janë testimi fizik dhe ai psikologji­k. Testimi me shkrim monitorohe­t me kamera edhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, nga SHÇBA, ICITAP e PAMECA. Në hapjen e konkurrimi­t, kandidatët i ka përshëndet­ur edhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema. Gjatë fjalës së tij Mema tha se nga kjo garë jo të gjithë do të dalin fitues. "Ju jeni të mrekullues­hëm të gjithë, sepse me kërkesën tuaj doni të jepni kontributi­n për sigurinë publike në Shqipëri, dhe kjo është shpresë shumë e madhe, garanci shumë e madhe për jetën tonë shoqërore, për familjet tona. Ju e bëtë këtë me vullnetin tuaj të lirë, që të vini të konkurroni, dhe një farë mënyre jeni të gjithë fitues, sepse jeni krenar që keni pranuar të vini të konkurroni për të dhënë kontributi­n tuaj në sigurinë publike. Natyrisht sot është një garë, jo të gjithë do të fitojnë, por ju e treguat veten tuaj. Këtu do të zgjidhen nga ju kolegët më të mirë, në një konkurrim që ju do ta shikoni, do të jetë krejt transparen­t, ku do të testohen njohuritë tuaja që keni marrë në shkollën e mesme, që janë të përgjithsh­me dhe mbi bazën e atyre, pastaj ju do të vazhdoni me karrierën tuaj në polici", tha Mema. Njofton shpalljen e ankadit nga per: sendin e luajtshem mjeti me targe AA 089 OB ne pronesi te Subjektit Naber Konfeksion Shijak shpk me NIPT J62208504M Cmimi fillestar eshte 993 EURO

Ankandi zhvillohet ne zyren permbarimo­re ne daten 19.10.2018 dhe mbyllet me orarin zyrtar 16.00.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania