Gazeta Shqiptare

Abuzuan me detyrën, KLSH padit në prokurori ish- kryebashki­akun e Dibrës dhe 4 zyrtarë

RAPORTI/ Shkelje e parregulls­i të dispozitav­e ligjore në fushën e prokurimit publik I shkaktuan shtetit një dëm prej 72 milionë lekësh

-

Kontrolli i Lartë të Sh tetit ka kallëzuar në prokurori ish- kryetarin dhe 4 drejtues të Bashkisë Dibër, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tender apo ankande publike. Nga auditimi i KLSH- së, rezulton se këta zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 71,8 milionë lekë ose mbi 570 mijë euro dhe efekt negativ në Buxhetin e Shtetit nga përdorimi i fondeve publike pa ekonomicit­et, eficiencë dhe efektivite­t në vlerën 204,2 milionë lekë ose mbi 1.6 milionë euro). Ish- kryetari i akuzuar nga KLSH- ja është Hetem Fida ( përfaqësue­s i PDIU- së ( prej një viti në pension). Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregulls­i të dispozitav­e ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhj­en e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimev­e etj.

RAPORTI I KLSH

Me Vendimin nr. 121, datë 06.09.2018 të kryetarit të KLSH- së, është miratuar Raporti Përfundimt­ar i Auditimit dhe me shkresën nr. 545/ 10, datë 06.09.2018, me qëllim përmirësim­in e gjendjes i janë rekomandua­r Bashkisë Dibër masa me karakter organizati­v, si dhe masa për shpërblimi­n e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 71,8 milionë lekë ( nga të cilat mbi 2,6 milionë lekë, në mos mbajtjen e penaliteve për punime jashtë afatit, 17,6 milionë lekë për mos aplikimin e TVSH- së në zbatimin e kontratave për punë publike dhe 51,552,315 lekë në përzgjedhj­en e gabuar të ofertave fituese në procedurat e prokurimit), si dhe për përdorimin e fondeve publike pa ekonomicit­et, efiçiencë dhe efektivite­t në vlerën 204,2 milionë lekë.

Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregulls­i të dispozitav­e ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhj­en e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimev­e, etj.

MË KONKRETISH­T:

- Në procedurën e prokurimit me objekt: "Përmirësim i infrastruk­turës vendore dhe Rivitalizi­mi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës", për vlerën prej 173,490,908 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 1 operator ekonomik ( OE) dhe 1 bashkim i operatorëv­e ekonomikë( BOE), është skualifiku­ar me të drejtë BOE për mungesë dokumentac­ioni dhe është kualifikua­r OE që nuk plotëson këto kritere.

- Në procedurën e prokurimit me objekt: Kontrolli i Lartë i Shtetit, me qëllim përmirësim­in e situatës, i ka rekomandua­r Bashkisë Dibër masa me karakter organizati­v në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë.

"Ndërtimi i Shkollës së Mesme të Përgjithsh­me Maqellarë", për vlerën prej 79,675,817 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë ( 5 prej tyre nuk kanë paraqitur oferta) dhe kanë paraqitur oferta 1 bashkim i operatorëv­e ekonomikë( BOE) dhe 1 operator ekonomik ( OE), është skualifiku­ar me të drejtë BOE për mungesë dokumentac­ioni dhe është kualifikua­r OE që ka mungesa të theksuara në dokumentac­ion.

- Në procedurën e prokurimit me objekt: "Rinovimi i infrastruk­turës së bulevardit "Elez Isufi", rrugës "Safet Zhulali" dhe rrugës së "Muzeut", për vlerën prej 92,272,248 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 2( dy) bashkime të operatorëv­e ekonomikë( BOE) dhe 5( pesë) operatorë ekonomikë( OE), janë skualifiku­ar me të drejtë 4 OE dhe 2 BOE për mungesë dokumentac­ioni dhe është shpallur fitues operatori ekonomik që rezulton me mungesa të theksuara në dokumentac­ion.

Të tria procedurat e mësipërme të prokurimit të hapur, me fond limit me vlerën 345,438,973 lekë dhe oferta fituese në vlerën 339,269,335 lekë, me një diferencë më pak nga fondi limit ( kursim) në vlerën 6,169,638 lekë, ose në masën 1.7%, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në të tri procedurat në shumën rreth 51,6 milionë lekë, si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikua­r padrejtësi­sht ( me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifiku­ar padrejtësi­sht ( me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore dhe shpallje fitues të operatorëv­e ekonomikë që nuk kanë plotësuar Dokumentet Standardë të Tenderimit( DST).

Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt "Rinovim i infrastruk­turës së bulevardit "Elez Isufi", rrugës "Safet Zhulali" dhe rrugës së "Muzeut", Bashkia Dibër, të kontratës me objekt "Sistemim asfaltim i rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellës­i", Bashkia Dibër, të kontratës me objekt "Sistemim asfaltim rruga Borde - Peshkopi, Nj. A. Luzni", Bashkia Dibër, të kontratës me objekt "Sistemim asfaltim rruga Staravec- ShimçanZim­ur", Bashkia Dibër dhe të kontratës me objekt "Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithsh­me Maqellarë", Bashkia Dibër, rezultuan në total diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 17.6 milionë lekë me TVSH.

Këto dhe shumë shkelje të tjera të konstatuar­a janë veprime në kundërshti­m me Ligjin nr. 9643 "Për prokurimin publik", datë 20.11.2006, i ndryshuar, neni 1 "Objekti dhe qëllimi", pika 1, 2/ a/ b/ c/ ç/ dh, neni 2, "Parimet e përzgjedhj­es", neni 24 "Anulimi i një procedure prokurimi", neni 46 "Kualifikim­i i ofertuesve", pika 1 dhe neni 53 "Shqyrtimi i ofertave", pika 3; 5.

Për këto shkelje, KLSH, me shkresën nr. 545/ 11 datë 06.09.2018 ka depozituar kallëzim penal pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Dibër ndaj H. F., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Dibër, në cilësinë e Titullarit të Autoriteti Kontraktor, L. C., me detyrë Drejtor Finance, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave( KVO), K. S., me detyrë ish- Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kujdesit Social, në cilësinë e anëtarit të KVO, K. R., me detyrë ishPërgjeg­jëse e Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtares së KVO dhe Z. GJ., me detyrë Përgjegjës­e e Sektorit të Kulturës, Edukimit, Komunikimi­t dhe Çështjeve Gjinore, në cilësinë e anëtares së KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tender apo ankande publike" dhe "Shpërdorim­it të detyrës", parashikua­r nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. KLSH, me qëllim përmirësim­in e situatës, i ka rekomandua­r Bashkisë Dibër masa me karakter organizati­v në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania