Gazeta Shqiptare

Ndalimi i importit për makina të vjetra, ekspertët: Paketë lehtësuese

Shtuan ndotjen e ajrit, rritet numri i të sëmurëve me kancer

-

Qeveria

shqiptare do të ndalojë importin e automjetev­e të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një paketë lehtësuese, për të mos penalizuar ato familje që duan të blejnë një makinë. Referuar "Scan TV", ekspertët janë skeptikë edhe për efektet që zbatimi i këtij vendimi do të sjellë reduktimin e ndotjes, pasi janë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë drejtim. Kufizimi i importit të makinave të vjetra pritet të ketë efekte negative për të gjitha bizneset që operojnë në këtë treg, ndërkohë që të privilegju­arit do të jenë koncesiona­rët, që do të rrisin shitjet e tyre. Ndryshimet që do të pësojë tregu i automjetev­e diskutohen edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, sipas së cilës për vitin 2017 dhe 2 muajt e parë të vitit 2018, rreth 81% e automjetev­e të regjistrua­ra në vendin tonë janë të prodhuara para vitit 2009, ndërkohë që vetëm 19% e tyre janë prodhuar në 10 vitet e fundit. Ndërkaq, ndotja e ajrit ka sjellë rritje të sëmundshmë­risë te popullata. Sipas mjekëve, grimcat e pluhurit për shkak të diametrit të tyre më pak se 10 dhe 2,5 mikronë depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrj­es, madje deri në gjak. Një pjesë e madhe e këtyre grimcave solide thithen nga pjesa e rrugëve të sipërme aspiratore, ato më të voglat kalojnë në rrugët bronkial dhe një pjesë e tyre kalon edhe në gjak. Ndotja e ajrit është një nga faktorët riskantë për shfaqjen e kancerit të mushkërisë. Ndotja e ajrit mund të jetë faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve të caktuara të rrugëve të frymëmarrj­es, por edhe si shkaktar krye- sor dhe gjithashtu, edhe faktor i veçantë i acarimit të këtyre sëmundjeve", shprehet mjekja pneumologe, Olvis Petre. Vetëm dy vitet e fundit, në Spitalin Universita­r "Shefqet Ndroqi" ka një rritje me 25% të kancerit të mushkërisë, ndërsa astma bronkiale është 20% dhe 6.8% sëmundjet pulmonare obstruktiv­e kronike.

IMPORTI

Kufizimi i importit të makinave të vjetra pritet të ketë efekte negative për të gjitha bizneset që operojnë në këtë treg, ndërkohë që të privilegju­arit do të jenë koncesiona­rët, që do të rrisin shitjet e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania