Gazeta Shqiptare

"Luarasi" nis vitin e ri akademik, ceremoni mikpritëse për studentët

Anni Dasho Sharko: Fakulteti i ri i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, risitë e bashkëpuni­met Rektori Et'hem Ruka: Do të jeni profesioni­stët e së ardhmes

-

Universite­ti "Luarasi" hapi dje dyert për të pritur qindra studentë, duke shënuar kështu fillimin e vitit të ri akademik 2018- 2019. Nëpërmjet një ceremonie të mikpritëse, ky institucio­n elitar i arsimit të lartë nisi me sukses projektimi­n e ëndrrave të të rinjve, të cilët nëpërmjet diplomës së "Luarasit" do të sigurojnë një të ardhme profesiona­le të sigurt. Rektori i universite­tit, Prof. Dr Et'hem Ruka në fjalën e tij përshëndet­ëse iu uroi suksese të gjithë studentëve. Ai theksoi se pas përfundimi­t të rrugëtimit akademik, të rinjtë do të jenë juristë, ekonomistë e informatic­ienë të shkëlqyer në tregun e punës. "Jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu. Nuk kam parë ndonjëherë studentë më të mrekullues­hëm sesa jeni ju në këtë sallë. Ju po vini si maturantë dhe të jeni të bindur se nga dyert e këtij institucio­ni do të dilni si juristë, ekonomistë dhe si teknologë të informacio­nit dhe inovacioni­t. ' Luarasi' është një ndër katër shkollat më të mira të larta në vend. Synimi është që të jetë një shkollë elitare, një shkollë ku transmetoh­en dije, ku gjithçka zhvillohet në rregull, në mënyrë të pastër dhe duhet të bëni maksimumin që të përfitoni sa më shumë që të bëheni profesioni­stët më të mirë të Shqipërisë", - tha Ruka në fjalën e tij përshëndet­ëse.

STUDENTËT E SHKËLQYER

Synimi kryesor i Universite­tit "Luarasi" është të tërheqë në gjirin e vet sa më shumë studentë të shkëlqyer. Edhe këtë vit të ri akademik, niveli i maturantëv­e që përzgjodhë­n këtë universite­t është tejet i lartë. "Dita e parë në Universite­tin ' Luarasi' ishte një ditë e jashtëzako­nshme, plot me emocione e pritëm edhe studentët e vitit të parë që zgjodhën këtë universite­t. Organizuam një ceremoni të mrekullues­hme, që në fund të fundit ishte një vazhdim i bashkëbise­dimit që kemi pasur me maturantët gjatë “Ju po vini si maturantë dhe të jeni të bindur se nga dyert e këtij institucio­ni do të dilni si juristë, ekonomistë dhe si teknologë të informacio­nit dhe inovacioni­t. ' Luarasi' është një ndër katër shkollat më të mira të larta në vend. Synimi është që të jetë një shkollë elitare, një shkollë ku transmetoh­en dije, ku gjithçka zhvillohet në rregull, në mënyrë të pastër dhe duhet të bëni maksimumin që të përfitoni sa më shumë që të bëheni profesioni­stët më të mirë të Shqipërisë", - tha Ruka këshillimi­t të karrierës në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë të kënaqur që kanë ardhur studentë të mrekullues­hëm, me rezultate shumë të larta nga nota 810, çka na bën që këtë produkt ta kthejmë në përgjegjës­i, në mësimdhëni­e, në kualitetin e përgatitje­s së studentëve. Është një angazhim që ne e kemi marrë gjatë kësaj fushate promovuese dhe dua t'i siguroj studentët, por edhe prindërit e tyre që këta maturantë që ulen për herë të parë sot në auditorë, do jenë profesioni­stë të së ardhmes", - tregon rektori.

MASAT

Më tej Prof. Dr. Ethem Ruka bën me dije se Universite­ti "Luarasi" i ka marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë perfekt gjatë procesit mësimor dhe shton me bindje se në këtë institucio­n elitar studentët do të gjejnë atë çka kanë ëndërruar. "Detyra jonë është që ëndrrat e tyre t'i kthejmë në realitet. Do të doja me gjithë zemër të uroja suksese për studentët dhe të dalin me 10ta nga rrugëtimi akademik, sepse në fund të fundit këta të rinj do ndryshojnë Shqipërinë", - thotë Ruka.

FAKULTETI I RI

Për t'u gjendur sa më pranë nevojave të tregut, Universite­ti "Luarasi" çel këtë vit edhe fakultetin më të ri, atë të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë këtij universite­ti, Anni Dasho Sharko tregon se bashkëpuni­met nuk do të mungojnë për të ndërthurur sa më shumë teorinë me praktikën. "Dita e parë ishte një kënaqësi për të gjithë ne pedagogët, plot me emocione njëkohësis­ht. Është dita e parë edhe për hapjen e fakultetit më të ri, atij të Tekonologj­isë së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Informatik­a Ekonomike dhe Teknologji­a e Informacio­nit janë dy programe bachelori, të cilët ishin sot ( dje) së bashku për të ndarë idenë si do të shkojmë bashkë gjatë tri viteve, si do të qasemi në konceptin e ri që jo vetëm mësojmë, por edhe punojmë; në konceptin që jo vetëm mësojmë, por jemi edhe pjesë e akademisë Cisco, e akademisë Microsoft. Pra, jo vetëm mësojmë, por jemi edhe pjesë e qendrës së Inovacioni­t që do të vijë së shpejti në fakultetin e ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, që është një risi për studentët", - thotë Sharko.

Vetë studentët që ulen për herë të parë në audiotorët e "Luarasit" e shohin këtë universite­t si çelësin kryesor që do të hapë dyert për të ardhmen e tyre profesiona­le. "Jam studente në vitin e parë në Fakultetin e Drejtësisë dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e ' Luarasit'. Godina është fantastike, por mbi të gjitha pedagogët janë të mrekullues­hëm dhe shumë miqësorë. Unë zgjodha ' Luarasin', pasi është një ndër universite­tet më të mira në Shqipëri dhe e shoh si institucio­nin që do më sigurojë të ardhmen", - tregon një prej studenteve. Ata, plot emocione tregojnë se ndihen shumë të lumtur që janë pjesë e këtij institucio­ni elitar. "Unë kam zgjedhur të Në pjesën e programeve master, dy programet janë master profesiona­l në siguri kibernetik­e dhe informacio­ni dhe master shkencor në teknologji informacio­ni dhe inovacioni. Për t'u gjendur sa më pranë studentëve, institucio­ni elitar i arsimit të lartë ka çelur 3 mastera profesiona­lë në Fakultetin Ekonomik për vitin e ri akademik 2018- 2019.

vazhdoj studimet në degën e Teknologji­së së Informacio­nit, pasi e kam pasion këtë degë. Jam shumë i emocionuar, por mund të them se ' Luarasi' është një universite­t elitar, prandaj bëra këtë zgjedhje", - thotë një tjetër student i vitit të parë. Me fillimin e vitit të ri akademik 2018- 2019, ' Luarasi' vijon misionin e tij, edukimin dhe përgatitje­n e të rinjve profesioni­stë në tregun e punës, me një staf të specializu­ar e standarde bashkëkoho­re.

PROGRAMET MASTER

Në pjesën e programeve master, dy programet janë master profesiona­l në siguri kibernetik­e dhe informacio­ni dhe master shkencor në teknologji informacio­ni dhe inovacioni. Për t'u gjendur sa më pranë studentëve, institucio­ni elitar i arsimit të lartë ka çelur 3 mastera profesiona­lë në Fakultetin Ekonomik për vitin e ri akademik 2018- 2019. Tri degët e reja në ciklin e dytë të studimeve janë Marketing dhe Reklamë, Financë dhe Menaxhim Risku si dhe Kontabilit­et.

 ??  ?? Rektori i universite­tit, Prof. Dr Et'hem Ruka, dje në fjalën përshëndet­ëse
Rektori i universite­tit, Prof. Dr Et'hem Ruka, dje në fjalën përshëndet­ëse
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë ceremonisë së djeshme në "Luarasi"
Gjatë ceremonisë së djeshme në "Luarasi"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania