Gazeta Shqiptare

Babalja nga Kosova: Audiopërgj­imi i vërtetë, i qëndroj deri në vdekje

Flet Albert Veliu rreth bisedës me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm "Fredi Alizoti gënjen, jepi 2 birra dhe aq. Është i droguar"

-

Në intervistë­n e trans metuar gjatë emi sionit "Open" të Eni Vasilit, dëshmitari X Albert Veliu, i njohur edhe si "Babalja" është rrëfyer mbi marrëdhëni­et që ka me Fredi Alizotin, të akuzuarin se ka imituar zërin e vëllait të ministrit Xhafaj. Ai deklaroi se i qëndron pohimit se biseda e përgjuar është bërë me Agron Xhafaj.

Gazetarja: Në Shqipëri ka dalë një personazh që quhet Fredi Alizoti, mbi të cilin ka disa përgjime, audiopërgj­ime, videopërgj­i- me dhe disa versione të historisë. Tani pyetja e parë që kam është: a e njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?

Albert Veliu: Fredi Alizotin e njoh, nuk kam lidhje familjare me të. Thjesht e kam ndihmuar se kam qenë njeri hallexhi, i dalë nga burgu, i droguar si mund të themi. E kam kthyer në jetë. Ai e ka ditur historinë time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar unë.

Gazetarja: Po si e ka ditur?

Albert Veliu: Që jam në pozicion të vështirë dhe që duan të më vrasin. Dhe e mbaja nga pas për të më ruajtur se kush më vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja: Pra, ju ia keni treguar vetë?

Albert Veliu: Po të gjithë historinë.

Gazetarja: E keni njeri të afërt përderisa ia keni treguar.

Albert Veliu: Nuk e kam njeri të afërt po i kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se më mbronte krahët. Jo se ai ka lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja: Kur jeni takuar për herë të fundit me të?

Albert Veliu: Në Tiranë, kur unë kisha probleme që më vinin këta nga pas. Më vinin këta të Drejtorisë së Përgjithsh­me. E mbaja nga pas që të më ruante se kisha merak se më fusnin ndonjë plumb. Se tani çfarë nuk pret nga ata.

Gazetarja: Zoti Veliu, Fredi Alizoti pretendon se zëri i publikuar në audiopërgj­im është zëri i tij, pra, i Fredi Alizotit.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë. Merreni dhe futeni në… merrni zërin tim, zërin e Fredi Alizotit, zërin e "x"- it dhe del se cili është. Është shumë e thjeshtë.

Gazetarja: A i keni premtuar parà Fredi Alizotit, që ai të luajë rolin e Agron Xhafajt?

Albert Veliu: As që bëhet llaf, janë të gjitha gënjeshtra. Janë manipulime të gjitha.

Gazetarja: Ka përgjime prokuroria.

Albert Veliu: Le të ketë përgjime. Janë të gjitha gënjeshtra. Veçse unë i kam thënë, për mbrojtjen time t'i do të marrësh 1.000 euro. Kaq të jap vëllai për të ndihmuar familjen, se e kishte familjen pa bukë. Ka 2 pleq në shtëpi që i ka të sëmurë. Po të doni verifikoje­ni. Këto janë të gjitha manipulime nga dikush tjetër që e ka futur në vallë.

Gazetarja: Përse do të gënjente Fredi Alizoti dhe do Në disa përgjime të tjera, "Babalja 2" pranon se rolin e Agron Xhafajt në përgjim e ka luajtur ai dhe se i janë premtuar 100 mijë euro për këtë rol. Madje, në disa biseda, ai tregon se ato para nuk i ka marrë, por Veliu, sipas tij, ka marrë 70 mijë euro përpara se të nisej për në Kosovë.

të shfaqej krejt papritur në një moment të caktuar dhe të thotë që ai zë është i imi, nuk është i Agron Xhafës?

Albert Veliu: Fredi Alizoti, që ju të bindeni, merreni dhe jepini një shishe birrë dhe do të dëgjoni shumë gjëra. Është njeri i droguar, është i alkoolizua­r.

Gazetarja: Ai thotë që ju i kishit premtuar 100 mijë euro, nga 200 mijë euro që secili do të ndante.

Albert Veliu: As që bëhet llaf. Unë në jetën time me lekë nuk më ka blerë njeri. Vajta 51 vjeç dhe s'më ka blerë burrë nëne me lekë. Unë kisha historinë me "x"- in, më kishte detyrime për burgun që bëra. Më ktheu kurrizin, më la fëmijët rrugëve dhe e ktheva monedhën. Këtu nuk ka asnjë lloj politike, çfarë dëgjoj. As Olldash, as Salianj, as Rama, as me Xhafajn nuk kam gjë. Unë e kam të gjithë me atë se më ktheu kurrizin. Më la të vuaja burgjeve dhe më la fëmijët rrugëve. Dhe vet ngrinte pallate, u bë kapobandë e…

Gazetarja: Tani edhe njëherë. Qëndrojmë te 100 mijë eurot. Ju thoni që nuk ka asnjë, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë, janë gënjeshtra.

Gazetarja: A ju ka paguar njeri për këtë regjistrim?

Albert Veliu: As edhe një 10- lekëshe. Unë kam ardhur në Kosovë, që të më besoni, me 300 euro. I keni të regjistrua­ra në polici. Dhe ha bukë në azil. Ha bukën e azilit, e tani që jemi bashkë po të nxjerr xhepin jam me 4 euro në xhep. Asistenca e azilit.

Gazetarja: Sa është dita në asistencën e azilit?

Albert Veliu: I bie 50 euro në muaj. Edhe 50 euro djali, 100 euro në muaj. Me një fjalë shtyhemi për një copë bukë.

Gazetarja: Në fakt, prokuroria disponon një sasi të madhe përgjimesh, shumë prej tyre kanë dalë në media, zoti Veliu. Po iu pyes për disa nga këto përgjime. Dalin disa të dhëna komproment­uese, për shembull, më 6 qershor, ora 9: 30, prokuroria thotë se juve iu ka marrë në telefon Fredi Alizoti dhe mes jush është zhvilluar kjo bisedë. Unë po e lexoj. Ai thotë e takova, jo këtej jo andej, jam keq po dridhem. Ti i thua: Ore thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq. Asgjë në botë o Fredi vëllai se me atë s'ka lidhje fare kontakti. Besomë se jam në azil për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin me atë. Thuaj o vëlla bëj likuidimin si e lamë. Ju e pranoni këtu se bëhet fjalë për një likuidim.

Albert Veliu: Nuk është likuidim, por kam familjen pa bukë. Dhe i thashë të të ndihmojë filani, të japë 200 euro për bukë.

Gazetarja: Kush është ky filani, kë takoi Alizoti?

Albert Veliu: Është njeriu im, është njeriu i shtëpisë sime.

Gazetarja: Po pse po dridhej ky njeriu?

Albert Veliu: Po është i droguar ai.

Gazetarja: Jo jo, Alizoti thotë e takova këtë njeriun që ju thoni se është i joti dhe ai po dridhej. Jam keq, jo këtej jo andej.

Albert Veliu: Dëgjo të them një gjë. Këto janë montazhe që bëhen të gjitha. Bëjini analizat e gjakut atij zotërisë dhe pastaj flisni me mua. Interesohu­ni një herë se në çfarë gjendje është ai.

Gazetarja: Për çfarë bëhet fjalë në këtë bisedë?

Albert Veliu: Këtu bëhet fjalë që t'i jepja unë 200 euro, për të ndihmuar shtëpinë. Se ishin pa bukë në shtëpi, se janë copë- copë. Interesohu­ni një herë çfarë të them unë.

Gazetarja: Pra, ju thoni nuk është ai momenti që dikush duhet të paguante atë 200 mijë euroshin?

Albert Veliu: Jo, jo, jo. S'ka pagesa fare, janë të gjitha sajesa, janë të gjitha filma. Dhe i lutem shumë prokuroris­ë të çojë çështjen deri në fund. Mos të merren me lajme hovi në televizone, i "Babale 1", "Babale 2". Se unë jam njeri që ta dijë dhe ai zotëria i madh, unë nuk kam rënë nga qielli. Unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë.

Gazetarja: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?

Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojn­ë si të djathtët edhe të majtët, i pafsha të dy palët në botë tjetër. Unë e kisha me "x"- in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.

Gazetarja: A iu kishte thënë Alizoti që do t'i tregonte të gjitha nëse ju nuk do ta paguanit?

Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t'i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedojë këto lloj muhabetesh, sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.

Gazetarja: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do të telefonont­e në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron Xhafajt?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Sepse në datën 1 qershor ai ka bërë një telefonatë.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Si nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë çfarë?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë që të më ketë telefonuar mua.

Gazetarja: Jo, jo, ka telefonuar në polici.

Albert Veliu: Nuk i di këto gjëra, sepse as nuk jemi takuar dhe as nuk i kemi bërë këto muhabete. Të gjithë për mua këto janë të sajuara.

Gazetarja: Në datën 29, Fredi Alizoti kishte telefonuar edhe Erzen Breçanin. E njihni se kush është?

Albert Veliu: Erzen Breçani, as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë emër.

Gazetarja: E ka marrë Alizoti dhe i ka thënë unë e kam bërë rolin e Agron Xhafaj. Është një ish- punonjës policie. Pse duhet ta PD ka publikuar e para dëshminë e Albert Veliut, i cili rrëfente se si e ka njohur dhe ka bashkëpunu­ar me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj në trafikun e drogës në Itali. Në intervistë­n për gazetarin Jetmir Olldashi, "Babalja" pretendont­e se vëllain e Fatmir Xhafajt nuk e përgjoi ai, por është zëri i tij.

bënte ai këtë gjë sipas jush, duke u thënë njerëzve të ndryshëm se ai e ka bërë këtë rol?

Albert Veliu: Shiko, ai është njeri i droguar, thashë edhe njëherë. Çfarë nuk pret nga këta lloj njerëzish, shumë lloj gjërash. Manipulime, shpifjesh.

Gazetarja: Mos ishte thjesht i mërzitur se nuk kishte marrë paratë?

Albert Veliu: Jo, jo, jo. Dëgjo të të thotë një gjë Alberti. Ai mund të thotë shumë gjëra, po asgjë nuk është e vërtetë. Këtë të garantoj me timen.

Gazetarja: A e keni parë videopërgj­imin e publikuar nga deputeti Salianji të Fredi Alizotit? Është publikuar pak ditë më parë. Një videopërgj­im ku Alizoti thoshte komplet gjë tjetër, që i ishte bërë presion këtë radhë nga ana e mazhorancë­s për t'u tërhequr. A e keni parë apo jo.

Albert Veliu: Dole te llafi im.

Gazetarja: Çfarë mendoni për audiopërgj­imin?

Albert Veliu: Unë mendoj që e përdorin për mish topi. Të bëjnë shfaqje, për të mbuluar këto ngjarjet reale që po them unë. Këto që janë reale duan t'i mbulojnë me diçka tjetër.

Gazetarja: A mendoni se i është bërë presion Fredi Alizotit?

Albert Veliu: Shumë, jo pak.

Gazetarja: Për t'u tërhequr nga varianti i parë?

Albert Veliu: Shumë, jo pak presion.

Gazetarja: E dini, apo e merrni me mend këtë gjë?

Albert Veliu: Nga sa dëgjova në televizor, e di se sa mban ai njeri, dhe i kanë ofruar. Nuk di se çfarë i kanë ofruar, por që e kanë çuar në xhiro. Se ai për një shishe birre shet edhe shtëpinë.

Gazetarja: Ju thatë se sa mban. Sa mban në ç'kuptim. Mban apo nuk mban ky Fredi se nuk po e kuptojmë tani. Ju thoni që për një shishe birrë…

Albert Veliu: Më fal, është një tip që çfarë të them unë tani. Me sa e njoh unë që mbaja nga pas. Nuk flas dot o motra ime për këtë person, sepse nuk kam pasur shumë marrëdhëni­e me të. Kam pasur një marrëdhëni­e të thjeshtë.

Gazetarja: Ti e ke marrë për të të mbrojtur.

Albert Veliu: E mora për të mbrojtur nga një miku im që ka qenë në Spanjë. Se ne kemi qenë në Spanjë. Dhe më tha që për jetën tënde të garanton filani. Për kaq. Gjë tjetër nuk ka me mua ai.

Gazetarja: Po ti thua që ia ke thënë të gjitha.

Albert Veliu: Moj, i kam treguar ngjarjen, unë këtë të thashë.

Gazetarja: Po nuk ishte ngjarje e vogël ajo që i ke treguar.

Albert Veliu: Ia tregova të tërë ngjarjen se doja mbështetje, se më tha një miku im në Spanjë se filanin e ke në krah, përgjigjet edhe me jetën e tij. Kjo është, për gjëra të tjera ai nuk ka lidhje fare. Këto gjëra që dëgjon në televizion, mua më duken, ku di gjë unë…

Gazetarja: Pra, mendoni se i është bërë nga mazhoranca apo ka shkuar Alizoti është ofruar?

Albert Veliu: Moj që i është bërë presion. Unë them që i është bërë presion dhe e kanë detyruar që të thotë gjithçka. Unë këtë mendoj. Se ai nuk ka fare lidhje në të gjithë këtë.

Gazetarja: Mendoni se është i paguar nga dikush?

Albert Veliu: Po unë nuk mund të vë dorën në zjarr.

Gazetarja: Për të thënë se ai e ka bërë zërin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu: Ai s'ka fare lidhje me zërin e atij "x"- it aty.

Gazetarja: Ai e deklaron vetë këtë gjë, është në burg për këtë punë.

Albert Veliu: Shiko është në burg për këtë punë, në burg më çuan edhe mua që jam një dëshmitar. Një dëshmitar që kërkon një të drejtë dhe mua më dhanë masën me burg.

Gazetarja: Po ai ka dalë vetë.

Albert Veliu: Është shtyrë nga dikush. I kanë dhënë nga një kafe, a ku di unë se çfarë i kanë dhënë, se nuk mund të jem garant se çfarë japin njerëzit. Drejtori i policisë i kishte dhënë pako, po se çfarë pako është unë nuk e di.

Gazetarja: Një nga përgjimet, ai thotë se Ardi Veliun e ka mik, drejtorin e policisë. Ti ishe në dijeni për këtë.

Albert Veliu: Unë fare, fare, fare.

Gazetarja: Është e vërtetë kjo? Ke informacio­n?

Albert Veliu: Tani nuk mund të flas, por që i di ai që ka folur.

 ??  ?? Fredi Alizoti
Fredi Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania