Gazeta Shqiptare

Presidenti i Serbisë: Partnerët gjurmojnë për anëtarësim­in e kosovarëve në Interpol

-

Aleksandar

Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka pranuar se janë në situatë të vështirë në lidhje me krijimin e ushtrisë së Kosovës. Në një deklaratë Vuçiç ka thënë se janë në situatë të vështirë në lidhje me krijimin e ushtrisë së FSK- së. “Paralajmër­imet nga Kosova rreth formimit të ushtrisë ngjallin frikë tek serbët”, deklaroi ai. Vuçiç pranoi se Serbia gjendet në situatë të vështirë. “Disa prej partnerëve tanë perëndimor­ë janë duke u përpjekur që Kosova të jetë anëtare e Interpolit”, është shprehur transmeton “lajmi. net”. Serbia planifikon që për këtë arsye, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç do të ketë më shumë udhëtime gjatë kësaj jave, kurse me angazhime do të jenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, njësoj si kryeminist­rja. Vuçiç ka thënë se në lidhje me këto tema ka paralajmër­uar edhe sekretarin e përgjithsh­ëm dhe se nuk ka më shumë çfarë të shtojë për serbët në Kosovë. “Nuk do t’i lejojmë njerëzit tanë pa mbështetje, do të bëjmë gjithçka që të mos arrihet deri te ndonjë sjellje e papërgjegj­shme”, theksoi ai. Nga ana tjetër, Forca e Sigurisë së Kosovës është prej kohësh në kërkim të plotësimit të vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e komuniteti­t serb, të cilët dytre muajt e fundit kishin braktisur radhët e saj. Rreth 100 pjesëtarë të FSKsë nga komuniteti serb e kishin braktisur këtë forcë, sipas tyre, për shkak të presioneve që ishin ushtruar ndaj tyre nga autoritete­t serbe në Beograd. Megjithatë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë se ka interesim nga të rinjtë serbë për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, për procesin e tanishëm të transformi­mit të FSK- së kjo çështje nuk është problem. “Realisht, interesimi është shumë i madh për plotësimin e vendeve të punës dhe ne si FSK, unë si ministër dhe stafi im jemi shumë të përkushtua­r që t’i plotësojmë këto vende sa më parë dhe të hapim konkursin për plotësimin e vendeve të punës nga komuniteti joshumicë, realisht nga komuniteti serb”. “Më vjen keq që ata kanë marrë një vendim të tillë pa dëshirën e tyre, por me ndikime nga jashtë. Mendoj se me vendimin për tranzicion të FSK- së, serbët nuk do të kenë më presion për ta lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thotë Berisha. Ai shprehet gjithashtu, se aktualisht në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohen dhe miratohen tri projektlig­je që kanë të bëjnë me transformi­min e FSK- së. Bëhet fjalë për Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për transferim­in e Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania