Gazeta Shqiptare

"Pse u lejua kryeartiku­lli i Xhevahir Spahiut në ' ZP', pasi ai u kritikua nga shoku Enver"

Ekskluzive/ Raporti i vitit 1973, ku sekretari i parë i Mirditës, Jovan Bardhi informon Komitetin Qendror Denoncimi: Në revistën "Shqiptarja e Re", botohen edhe modele të modës së huaj në veshje

- DASHNOR KALOÇI

Ai lloj liberalizm­i që u vu re, apo u lejua po themi nga regjimi komunist Tiranës në fundin e viteve ' 60- të dhe fillimin e viteve ' 70- të, gjë e cila preku pothuaj të gjithë jetën e vendit dhe normalisht edhe artin, kulturën dhe letërsinë, ndaloi si me komandë në janarin e vitit 1973, kur Enver Hoxha hodhi kritikat e para ndaj Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion. Ky festival për të cilin mund të thuhet se ishte dhe "maja" e liberalizm­it në jetën artistike e kulturore të vendit dhe u prit mjaft mirë e me shpresa të mëdha si nga rinia, ashtu edhe nga ajo pjesë e inteligjen­cës shqiptare, që ndiqte me vëmendje hapat dhe kursin politik që po ndërmerrte regjimi komunist i Tiranës, pas kritikave të para të "udhëheqësi­t kryesor", befas u shndërrua në një "tabelë qitjeje" si nga udhëheqja e lartë, ashtu edhe nga e gjithë hierarkia partiake e sistemit deri në organizata­t bazë dhe gjithashtu nga të gjitha organizata­t e masave që ishin nën varësi dhe nën komandën e Partisë. Kritikat dhe goditja që iu dha Festivalit të 11 të Këngës u pasuan nga fjala e Enver Hoxhës e mbajtur më 15 mars të po atij viti në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor dhe më pas në Plenumin e III të Komitetit Qendror të PPSH- së, ku si temë kryesore ishte "Lufta ndaj shfaqjeve të huaja dhe liberale, në art, kulturë dhe letërsi". Ashtu siç do të shohim edhe në mjaft nga kapitujt pasardhës të këtij libri, fjala e Enver Hoxhës e 15 marsit dhe ajo në Plenumin e III "pati një jehonë të madhe" në të gjithë jetën e vendit dhe si rezultat u mbajtën mbledhje të shumta jo vetëm nga institucio­net kulturore dhe artistike të Tiranës dhe në mbarë vendin, por edhe nga të gjitha komitetet e partisë në rrethe dhe dikastere e institucio­ne të ndryshme, organizata­t bazë, si dhe nga të gjitha organizata­t e masave, si p. sh. Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, Bashkimet Profesiona­le, Organizata e Gruas, Organizata e Veteranëve etj. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve, asokohe u mbajt edhe mbledhja e Plenumit të Komitetit të Partisë së Rrethit të Mirditës, e cila zhvillohej pas një sërë mbledhjesh që ishin bërë në atë rreth si nga organizata­t bazë, ashtu edhe ato të masave. Lidhur me këtë bën fjalë dokumenti arkivor që po publikojmë në këtë kapitull, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi, informon Komitetin Qendror të PPSH- së lidhur me zhvillimin e atij plenumi dhe e gjithë problemati­ka që ka dalë në atë mbledhje. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, ajo që vihet re aty, ndryshe nga shumë rrethe të tjera, ku nëpër mbledhjet që janë zhvilluar në atë kohë pikërisht për të njëjtën temë (" Lufta kundër shfaqjeve të huaja nën frymën e fjalimit të shokut Enver Hoxha në Plenumin e III të Komitetit Qendror të Partisë dhe Presidiumi­n e Kuvendit Popullor, për problemet e kulturës, letërsisë dhe arteve") nuk është diskutuar dhe janë ngritur probleme për çështje që preokuponi­n vetëm rrethin e Mirditës si psh., "rastet e vjedhjes nga nxënësit në konviktet e shkollave të mesme të Rubikut e Rrëshenit", "vjedhjes së lekëve të një mësuesi nga nxënësit e shkollë së Rubikut", "vjedhjes së dyqanit të Repsit nga nxënësit e shkollës 8- vjeçare të atij fshati", "moda e flokëve dhe favoriteve të gjata", "mosrealizi­met e planeve të ndërmarrje­ve dhe minierave të rrethit", "kuadrot që kërkonin të largoheshi­n nga rrethi i Mirditës" etj., etj., por edhe për probleme nga më të ndryshmet të artit e kulturës në shkallë vendi. Kështu, sipas raportit të Jovan Bardhit, nga komunistët dhe kolektivat punonjës të Mirditës janë ngritur probleme dhe është diskutuar gjatë edhe për revistat "Nëntori", dhe "Shqiptarja e Re", Radio- Televizion­in Shqiptar, madje deri për gazetën "Zëri i Popullit", e cila "nuk duhet ta kishte botuar kryeartiku­llin e Xhevahir Spahiut, pikërisht pas kritikës që iu bë atij nga shoku Enver". Lidhur me këtë dhe të tjera nga ato çka janë diskutuar në Plenumin e Komitetit të Partisë së Mirditës na njeh dokumenti në fjalë, i cili publikohet me shkurtime dhe ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare", ku nëntitujt janë redaksiona­lë dhe të nxjerra në mënyrë integrale nga dokumenti arkivor.

Raport- informacio­ni i sekretarit të parë të Mirditës, Jovan Bardhi, për Komitetin Qendror të PPSH- së

DISA PROBLEME QË DALIN NË RRETHIN E MIRDITËS PËR LUFTËN KUNDËR ÇFAQJEVE TË HUAJA NË FRYMËN E FJALIMIT TË SHOKUT ENVER NË PLENUMIN E 3- TË TË K. Q. DHE NË PRESIDIUMI­N E KUVENDIT POPULLOR, PËR PROBLEMET E KULTURËS LETËRSISË DHE ARTEVE

Fjalimi i shokut Enver Hoxha, mbajtur në Plenumin e 3- të të Komitetit Qendror të Partisë dhe Presidiumi­n e Kuvendit Popullor për problemet e kulturës, letërsisë dhe arteve u punua dhe u zbërthye nga shokët e Plenumit, Aparatit, të organizata­ve të masave, sekretarët e organizatë­s bazë të Partisë dhe me të deleguarit në shkallë rrethi. Në të njëjtën kohë u dhanë orientimet se si duhet të punohej për njohjen, zbërthimin dhe zbatimin e tyre dhe për organizimi­n e diskutimit të këtyre problemeve në organizata­t bazë të Partisë dhe në masat.

Mbas studimit të hollësishë­m të fjalimeve të shokut Enver, Byroja e Komitetit të Partisë së Rrethit, në mbledhjen e saj të zgjeruar me pjesëmarrj­en e përgjegjës­ve të organizata­ve të masave dhe të sektorëve në aparatin e Komitetit të Partisë, u ndal në çfaqjet e huaja, në shkaqet, në burimet dhe në punën që duhet zhvilluar kundër tyre.

"KA RASTE QË NXËNËSIT VJEDHIN EDHE LEKËT E MËSUESIT"

Raste vjedhjesh ka edhe nga nxënësit. Kështu, thyhet dyqani i shitblerje­s nga një grup nxënësish të shkollës 8- vjeçare Reps. Në Rubik ka pas raste kur nxënës të veçantë ose në grup vjedhin. Një rast, edhe lekët e mësuesit. Vjedhje nga nxënësit ka edhe te njëri- tjetri si lekë, plaçka, sidomos në konviktin e shkollës së mesme, Rubik e Rrëshen. Tregohet kujdes i pakët për edukimin e fëmijëve nga ana e familjeve. Ka mjaft fëmijë që në qytet sillen deri vonë në orët e natës dhe nuk kujdeset prindi për ta. Disa fëmijë përdorin fjalë fyese, pinë duhan pa gjë të keq, në ndonjë rast grupe të vegjlish shtrohen dhe pinë alkool. Prishin dritat në shkollë, thyejnë xhamat me llas-

 ??  ?? Xhevahir Spahiu
Xhevahir Spahiu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania