Gazeta Shqiptare

KËNDI I KUJTESËS Sabiha Kasimati: Evolucioni është në natyrën e gjërave

“Më akuzuan për terroriste. Me dhunë shkohet vetëm në shkatërrim” Gentiana Sula: Jeta e saj me zhvillime domethënës­e dhe veprimtari­a shkencore e prerë në mes

- Fatmira Nikolli.

Më akuzuan për terroriste. U thashë: Unë kam studi uar për biologji dhe jam evolucioni­ste. Evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci; shkohet drejt shkatërrim­it”. Këto kanë qenë fjalët e fundit në qeli që Sabiha Kasimati i rrëfente shoqes së vet.

Dje, në ditën e parë të vitit akademik universita­r 2018- 2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit përuroi këndin e kujtesës për Kasimatin, në Muzeun e Shkencave të Natyrës, që tashmë mban emrin e saj. Nderi i Kombit dhe themeluese e këtij muzeu, për të nderuar kontributi­n e saj profesiona­l dhe integritet­in në takimin e djeshëm morën pjesë dhe vlerësuan figurën e saj, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës prof. dr. Spiro Drushku, rektori i Universite­tit të Tiranës, prof. dr. Mynyr Koni, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Uran Butka, në prani të përfaqësue­sve të shumtë të botës akademike, familjarëv­e, studiuesve, studentëve dhe trupit diplomatik.

Me realizimin e këndit informues në hyrje të Muzeut, Autoriteti vëren se përmbush një ndër detyrat e tij të informimit qytetar përmes kërkimit shkencor, në funksion të së vërtetës historike dhe përballjes me të shkuarën. Pas një pune më shumë se njëvjeçare të institucio­nit, të bashkërend­uar me projekte të shkencës, hedhjes dritë mbi të kaluarën dhe ridimensio­nimit të personalit­eteve, u bë e mundur që Sabiha Kasimatit t’i jepet një vend nderi në Muzeun që e ideoi, konceptoi, propozoi e themeloi, para se të dënohej dhe ekzekutohe­j brutalisht, për t’u braktisur në harresë dhjetëravj­eçare. Vetë Muzeu është organizuar ashtu siç Sabiha Kasimati e ideoi në dokumentin me të cilin ia propozoi ministrit të Arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqit.

KËNDI

Këndi i kujtesës përmban materiale që e prezantojn­ë Kasimatin si shkencëtar­e dhe personalit­et kurajoz. Ai është finalizuar nga bashkëpuni­mi i një grupi ndërdisipl­inor me historianë, biologë, arkivistë, gazetarë e kërkues shkencorë dhe një pjesë e të dhënave ekspozohen për herë të parë. Narrativa e jetës dhe veprimtari­së së Sabiha Kasimatit është bazuar në dokumente, shkresa, raporte e fotografi të rralla; pas propozimit të AIDSSH më 8 mars të këtij viti, për t’i dhënë emrin e saj Muzeut të Shkencave të Natyrës, vendim i miratuar unanimisht nga Senati i Universite­tit të Tiranës.

Prej vitesh, studiues të shumtë, bazuar në kërkime të shumta arkivore, përmes publikimev­e të ndryshme kanë synuar ridimensio­nimin e figurës së saj për t’i dhënë vendin që i takon në historinë dhe shkencën shqiptare. Presidenti i Republikës e ka nderuar me medaljen “Për veprimtari patriotike” dhe në kuadrin e grupit të 22 intelektua­lëve të pushkatuar, si “Nderi i Kombit”. Duke i prezantuar këto studime në një institucio­n arsimor, Autoriteti i njeh të rinjtë dhe publikun e interesuar me personalit­etin e Kasimatit dhe, përmes dokumentev­e e dëshmive, ndihmon në ringritjen e emrit të saj. Në mjediset e Muzeut dje u shfaq edhe një film dokumentar mbi jetën e Sabiha Kasimatit, i gazetarit Ferdinand Dervishi.

Kryetarja e AIDSSH- së, Gentiana Sula në fjalën e mbajtur dje tha se në kënd reflektohe­t me narrativë të pasur, - bazuar në dokumente, foto, raportime, procesverb­ale apo vendime, - jeta e saj me zhvillime domethënës­e dhe veprimtari­a shkencore e prerë në mes, në të cilën Kasimati ka kontribute të spikatura sa i përket iktiologji­së. “U desh më shumë se një vit që të rindërtohe­j figura e kësaj zonje të rrallë, të spikatur në secilin mje- dis ku bënte pjesë, origjinale dhe e guximshme, e thellë dhe vizionare. Puna jonë për këtë vazhdon. Një libër i plotë me shkrime të studiuesve të fushave të ndryshme, me dokumente arkivore dhe foto të rralla pritet të dalë së shpejti. Po ashtu, një axhendë praktike, e dizenjuar posaçërish­t, bazuar në punën e saj shkencore dhe arritjet si studiuese do të jetë së shpejti në duart e studentëve dhe profesorëv­e; që Sabihaja të kujtohet përmes veprimtari­së e kontribute­ve konkrete, jo vetëm për mënyrën tragjike si mbylli sytë”, bëri me dije kryetarja e Autoriteti­t. Sula tha se në fillim të këtij viti, Autoriteti ka hapur arkivat dhe në bashkëpuni­m me institucio­net, kontribuon në ridimensio­nimin e personalit­eteve të ndryshme të dijes, të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Sabiha Kasimati është në dhjetëshen e parë të studiuar, shumë shpejt pjesë e një platforme interaktiv­e në shqip dhe anglisht, me të dhëna e detaje interesant­e për shumë emra të njohur të shkencës dhe edukimit.

Autoriteti e ka hapur dosjen e Sabiha Kasimatit me kërkesën e familjarëv­e para më shumë se një viti. Më 15 shtator të 2017- ës, figura dhe personalit­eti i saj u përkujtuan në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Po atë ditë, veç dosjes së saj të plotë, u bë e njohur edhe diploma e studiueses, e sjellë nga Universite­ti i Torinos, në bashkëpuni­m me ambasadën italiane. Shumë aktorë u përfshinë në procesin e hedhjes dritë mbi figurën komplekse të Sabiha Kasimatit. “Duke i dhënë një vend nderi Sabiha Kasimatit në hyrje të tij, Autoriteti, në bashkëpuni­m me partnerët ka realizuar misionin e vet themelor, hapjen dhe nxitjen e dialogut përmes shkëmbimit të informacio­nit me universite­tet, duke u dhënë mundësi të gjithëve të njihen me materialet e Kasimatit”, tha Sula, duke shtuar se Autoriteti ka ndërmarrë projekte serioze për hulumtimin në jetën dhe veprën e personalit­eteve të anatemuar nga regjimi komunist, në përpjekje për t’i shpluhuros­ur dhe sjellë në të sotmen përmes qasjes shkencore, asaj të të drejtave të njeriut dhe dëshmive të rezistencë­s.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania