Gazeta Shqiptare

Përkthimi si art, mjeshtëri dhe pasion

-

shumë dritë mbi dinamikën e diplomacis­ë, politikës së jashtme dhe marrëdhëni­eve ndërkombët­are dy dhe shumëpalës­he. Kështu, Konferenca e Paqes në Versajë, më 1919 dhe sidomos Procesi i famshëm i Nurenbergu­t më 1946 nuk do të ishin mundësuar pa “ushtrinë” e përkthyesv­e/ interpretë­ve.

Po ashtu, samitet e mëdha historike me praninë e më të mëdhenjve nga SHBA, BS/ Rusia, Kina, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania etj., përmbajnë me qindra shembuj pikantë mbi rolin e protagonis­tëve të përkthimit që kanë hyrë në librat e historisë. Botimet e tyre të mëvonshme janë pika të besueshme referimi për publikun, ekspertët dhe historianë­t, për të kuptuar më mirë e më thellë natyrën dhe veçoritë e takimeve dhe proceseve që shënuan kulme historike planetare.

Përvoja e lartpërmen­dur është pasqyruar në shumë botime shkencore dhe akademike jashtë dhe më pak brenda vendit tonë. Gjithsesi, në këtë fushë, vështirë të ketë punim më cilësor se libri më i ri “Arti i përkthimit gojor” i prof. dr. Eshref Ymeri. Së bashku me “paraardhës­in” e tij “Përkthimi, histori pasioni” ( 2015) është bërë e mundur të përmblidhe­t në 1.000 faqe, “ajka” e lartpërmen­dur e historisë së përkthimit në të gjitha zhanret. Themi kështu, sepse janë botime që rrokin të gjithë këtë tematikë aq të larmishme, por kryesorja, sepse kanë për autor një profesor, ekspert dhe mjeshtër të përkthimit, me veprimtari prej mbi 5 dekadash. Pas ndërprerje­s së studimeve për gjuhën ruse në ish- BS, ai i përfundoi ato me rezultate të shkëlqyera në Tiranë dhe në vitet ‘ 60 u emërua pedagog në katedrën e Gjuhës Ruse në atë universite­t. Gjithashtu, në vitet ‘ 80 prof. dr. Eshref Ymeri ka drejtuar redaksinë e përkthimev­e në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, duke vijuar me përvojën e gjatë dhe si përkthyes/ interpret i gjuhës ruse në takime të nivelit të lartë brenda dhe jashtë vendit edhe gjatë viteve ‘ 90.

“Arti i përkthimit gojor” përfshin të gjitha zhanret e përkthimit - letrar, artistik, politik, ekonomik, diplomatik. Me të drejtë, Abdurrahim Myftiu e konsideron atë “libër për të gjithë”, për politikanë­t, kronistët, historianë­t, etj.

Ai përbën një arkivë të vërtetë dokumentar­e, duke pasqyruar historikun e përkthimit në vendin tonë gjatë periudhës së pavarësisë, dy luftërave botërore, monizmit dhe deri në ditët e sotme, përfshirë edhe përkthyes/ intelektua­lë të shquar, viktima të ndjekjes dhe persekutim­it. Aty i thuret homazh dhe nderim i thellë korifenjve të përkthimit tonë, Noli, Konica, Luarasi, Kuteli, Xhuvani, Pasko, Isuf Vrioni, Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi deri te më të rinjtë e ditëve të sotme.

Po ashtu, shprehet nderim për përkthyesi­t tanë që kanë punuar me dekada apo që e filluan dhe e mbyllën karrierën e tyre në Radion e Jashtme, në ATSH, në Shtëpinë Botuese, etj.

Krahas stilit plot ngjyra, me një shqipe të pasur dhe të pastër, ajo që e bën librin më të veçantë, tërheqës dhe të besueshëm është numri jashtëzako­nisht i madh i referencav­e teorike të shoqëruara me pohime dhe intervista të gjalla, me ngjarje nga më pikantet të personalit­eteve emblematik­ë të përkthimit gojor; aty gjen legjendari­n Harry Obst dhe përkthyesi­t e tjerë të presidentë­ve amerikanë, Valentin Berezhkov, përkthyes i Stalinit, Hugh Lunghi i Çurçillit, Viktor Suhordjev i Hrushovit, Pavl Palazhçenk­o i Gorbaçovit, Çarls Friman i Presidenti­t Nikson në vizitën e tij historike në Pekin më 1972, Kostantin Andronikov i De Gol, Charles Poëell i M. Theçer, Zhang Weiwei, përkthyes i Ten Siao Pinit dhe shumë të tjerë. Në pohimet/ kujtimet e tyre të shumta nga përkthimi në takime/ samite historike nuk mungojnë as dozat/ notat e humorit dhe tragjizmit, për shkak të sjelljeve dhe shprehjeve të pavend ose dhe banale të ndonjë lideri botëror.

Përvojat e tyre teorike dhe praktike kanë vlerë shumë më të madhe se ligjëratat apo manualet e ndryshme akademike dhe libreske.

Ndërkohë, autori vlerëson edhe shembujt më të mirë shqiptarë të përkthimit gojor, me përvojën e treguar nga prof. dr. Hajri Shehu për gjuhën ruse, prof. Edmond Tupe për atë franceze, Ilir Ikonomi për gjuhën kineze, Ëngjëllush­e Shqarri për anglisht bashkë me shumë autorëve dhe përkthyes të tjerë shqiptarë nga të gjitha anët e botës; këta të fundit edhe në shenjë respekti janë treguar mjaft bujarë me autorin me mbresa dhe kujtime të bollshme njerëzore dhe profesiona­le.

Gjithsesi, pa mbetur në përshkrime dhe kujtime, jepen shumë sugjerime dhe rekomandim­e praktike edhe për politikanë/ liderët kudo në botë, sepse krahas aspekteve pozitive, ka pasur jo pak raste kur nënvleftës­ohet dhe nuk kuptohet drejt puna dhe rëndësia e përkthyesi­t dhe trajtimi i tij. E kundërta ndodh me politikanë­t e huaj, të cilët e vlerësojnë shumë më tepër, duke krijuar lehtësitë e nevojshme, shpërblimi­n, kujdesin dhe respektin e shprehur për punën dhe lodhjen e tyre.

Kërkesë tjetër e drejtë për politikanë­t, sidomos tanët, është që të flasin thjeshtë dhe qartë me të huajt, sidomos në konferenca shtypi, pa fjali të gjata dhe me shumë ide, pa idioma dhe shprehje popullore, që mund të krijojnë dashje pa dashje me gjithë aftësitë e interpreto­ve, probleme jo të vogla politike dhe keqkuptime ndërmjet vendeve.

Së fundi, fakti që parathënie­n e ka shkruar prof. as. dr. Alba Frashëri e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është ogur i mirë për vlerësimin më të mirë të përvojës së ekspertëve tanë veteranë në këtë fushë, që nuk duan t’ia dinë për kohën dhe moshën. Botime të tilla shërbejnë dhe si tekste mësimore alternativ­e.

Sepse, siç pohon përkthyesj­a e talentuar Mira Meksi, vepra e prof. dr. Eshref Ymerit është edhe “një memoralist­ikë e mrekullues­hme e udhës së gjatë e shumë të vështirë të përkthimit në Shqipëri dhe pelegrinëv­e të saj. Ajo është gjithashtu një trakt plot vlerë për pedagogët e përkthimit të gjuhëve të huaja të universite­teve tona dhe udhërrëfye­s për studentët e këtyre degëve që mund të kenë dëshirë një ditë t’i hyjnë me pasion fushës së përkthimit”.

Shkurt, përkthyesi­t/ interpretë­t nuk janë zanatçinj teknikë apo thjesht gjuhëfolës mekanikë, por komunikato­rë dhe aktorë me horizont, dije dhe kulturë të gjerë në shumë fusha. Ndaj shumë personalit­ete, diplomatë dhe ambasadorë në botë dhe në vendin tonë kanë ardhur nga radhët e përkthyesv­e/ interpretë­ve elitarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania