Gazeta Shqiptare

Perceptimi për krimin/ Ramës i është thyer termometri

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1) ... e nxjerrin Shqipërinë një vend pa probleme me krimin. Rama i mëshoi fort kontradikt­ës mes imazhit që krijon makineria e baltës së opozitës apo mediave dhe shifrave të certifikua­ra nga BE, që thonë të kundërtën.

Duhet pohuar që në fillim se lojës me numra në Shqipëri i ka dalë boja me kohë.

Me statistika, tabela dhe grafikë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri u mbushën mendjen shqiptarëv­e në shtator të 2015- ës, në një ‘ show’ gjigant të titulluar “Antidroga, një histori suksesi”, se vendi qe i pastër nga hashashi, ndërkohë që kanabisi kishte pushtuar çdo fushë të mbjellë. Madje njësoj si sot, këto të dhëna i konfirmuan edhe ish- ambasadori amerikan, Donald Lu edhe Guardia di Finanza.

Për të mos i marrë shembujt vetëm nga një krah, po statistika­ve iu referohej edhe Berisha kur krenohej, tribunë më tribunë, se në kulmin e krizës, vendi qe i dyti në Europë pas Gjermanisë.

Statistika­ve iu referohej edhe Ministria e Brendshme, kur fliste për vrasjen e Selenicës, që e llogariste si një të vetme, megjithëse autori kishte bërë kërdinë mbi 8 persona.

Pra loja me statistika­t, përpara se të jetë një shkencë e besueshme, është e varur krejtësish­t nga vullneti i atij që i përdor ato. Dhe kur ato i marrin në dorë politikanë­t, përfundimi dihet.

Por, pavarësish­t kësaj, problemi i qeverisjes së Ramës nuk është as tek numrat, as tek krahasimet. Shqiptarëv­e nuk mund t’u hidhet hi syve duke bërë paralele me Romën apo Athinën. Sepse çështja e krimit këtej në anët tona nuk është se sa vrasje kryhen në vit, sesa dyqane vidhen me forcë, apo sa vajza përdhunohe­n në muaj. Ai fatkeqësis­ht është tejet më i madh. Pyetja bëhet nëse krimi ka kapur shtetin.

Dhe në raste të tilla, kur bandat dhe pushteti bëhen një, asnjë krahasim numrash nuk ka më vlerë. Madje, në diktatura, qoftë të majta dhe qoftë të djathta, evidencat e krimit ordiner bien ndjeshëm. Në Shqipërinë komuniste kishte më pak vrasje të tilla dhe ky pohim është po aq i vërtetë si për kohën e fashizmit në Itali, apo të nazistëve në Gjermani.

Pra, aksioma është e thjeshtë: sa më lart që ngjitet krimi në hierarkinë e pushtetit, aq më pak kanë hapësirë keqbërësit e vegjël ordinerë.

Kriminaliz­imi nga lart të bën ta fitosh realisht betejën me statistika­t, por ai njëkohësis­ht të bën ta fitosh edhe betejën me faktet.

Sepse në një pushtet të krimi- nalizuar, ku as policia, as prokuroria, as gjykatat nuk e bëjnë punën e tyre, krimet as nuk regjistroh­en.

Ka plot fakte të kohës së qeverisjes së Rilindjes që e dëshmojnë këtë.

Rasti i Xhisielës që endej për 6 muaj komisariat­eve dhe askush nuk i merrte denoncimin, sepse përdhunues­i ishte djali i deputetit të PS, përpos mëkateve të tjera, e pengonte atë të ishte edhe një shifër e ftohtë në listën e statistika­ve të vajzave të përdhunuar­a.

Rasti i fshehjes së kërkesës zyrtare të Interpolit për deputetin Mark Froku, e zbriste edhe përqindjen e të shpallurve në kërkim ndërkombët­ar që ishin pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Manipulimi i kryeminist­rit me certifikat­ën e pastërtisë së Elvis Roshit, i lëvizte automatiki­sht edhe statistika­t e kryebashki­akëve që kanë pasur më parë një dënim me burg jashtë vendit.

Kështu ndodh pra në një shtet të kriminaliz­uar: e para krimi i vogël ka realisht tendencën të bjerë dhe e dyta krimi real nuk merret vesh kurrë, sepse institucio­net i shërbejnë politikës përpara së vërtetës.

Pikërisht për këtë, kryeminist­ri “vuante” se njerëzit besojnë më shumë tek perceptimi, sesa tek tabelat dhe grafikët që u servir ai. Më kot ai mëtoi dhe sot t’i quante ato termometri­n real të matjes së kriminalit­etit. Sepse në mbretërinë ku sundon propaganda, një termometër i tillë rezulton i thyer.

“Lapsi. al”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania