Gazeta Shqiptare

Balla: Sot, kallëzim të plotë për Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

E quajti "bandë e Berishës", Sali Lushaj padit kreun e grupit të PS "Lulzim, mos kërko marrëveshj­e për t'u tërhequr nga paditë"

-

Kreu i grupit par lamentar të PS- së, Taulant Balla deklaroi dje se sot do të bëjë një tjetër kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpuni­m për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën. Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", Balla tha: "Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për ' kallëzim të rremë të kryer në bashkëpuni­m' me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t'i shohë kamerat e komisariat­it dhe praninë time në komisariat­in e Fushë- Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t'i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e lë unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë, aspak mua, me një paçavure që i dhe të lexojë Pollua", u shpreh Balla. "Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me ' Babale& co'. Nesër ( sot), tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpuni­m për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinj­të e sëmurë, që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton", bëri të ditur kreu i grupit parlamenta­r të PS- së. Duke iu drejtuar kreut të PD- së, Balla tha: "Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP- it. Kallëzimi dhe çdo informacio­n tjetër është në dispozicio­n të prokuroris­ë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s'ka". "Lulzim, mos kërko marrëveshj­e për t'u tërhequr nga kallëzimet. Do t'i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve", nënvizoi Balla.

PADIA E LUSHAJT

Ndërkohë dje, Sali Lushaj ish- truproja i Sali Berishës paditi në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka depozituar padinë e Lushajt. Ky veprim vjen pas deklaratës së kreut të grupit parlamenta­r të PS- së, Balla, i cili tha se Lushaj ishte pjesë e "bandës së Berishës". Lushaj kërkon dy milionë lekë të reja dëmshpërbl­im nga Balla. Në një video të publikuar për çështjen "Babalja", deputeti i PDsë, Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës. Kaq mjaftoi që socialisti të "shpërthent­e" në akuza ndaj Lushajt. Balla e ka vënë në qendër të sulmeve të tij Lushajn edhe herë të tjera, kur ky i fundit ishte pjesë e një proteste të organizuar nga PD në dhjetor të vitit të kaluar, duke e cilësuar atë si njeri të besuar të Berishës.

GENC POLLO

Deputeti demokrat pranoi që sherri i bërë në PE ditën e hënë ishte i pakëndshëm. "Këtu mund të biem dakord, sepse qoftë të ngresh akuza personale, qoftë ta bësh këtë në një kontekst europian nuk besoj që në vetvete i pëlqen njeriu", tha Pollo. Sipas tij, eurodepute­tët po kërkojnë informacio­n për Ballën.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania