Gazeta Shqiptare

Hetimi ndaj Ramës për "Babalen", Basha: Kësaj drejtësie do t'i vijë fundi shpejt

Kreu i opozitës: Prokuroria lëshoi lajmin se Tahiri e ka të ligjshëm luksin ku jeton "Në Shqipëri dy drejtësi, një për Ramën, një për kriminelët"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha tha dje se kësaj drejtësie do t'i vijë shumë shpejt fundi. Në një reagim të tij pas vendimit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për të mbyllur hetimin ndaj kryeminist­rit Rama kërkuar nga opozita për audiopërgj­imin e Babales, Basha tha se drejtësia veproi me dy standarde. Sipas Bashës, në Shqipëri veprojnë 2 drejtësi, një për kriminelët dhe një për popullin. "Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgj­imit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot ( dje), prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po ( dje) sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton", u shpreh kreu i PD- së. Sipas Bashës, "është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshta­rët politikë". Për kreun e opozitës, "në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj ' drejtësie' do t'i vijë fundi shumë shpejt"! Kallëzimi i opozitës për Ramën lidhet me deklaratën e kryeminist­rit në muajin maj pas publikimit të audiopërgj­imit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audiopërgj­imit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar. Petrit Vasili dhe Edmond Spaho depozituan më 11 korrik një kallëzim në prokurori për Ramën, ku e akuzonin se kishte kryer veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Në vendimin e prokuroris­ë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeminist­ri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania