Gazeta Shqiptare

Bastet, Rama: Një mortje, do lejohen vetëm në zona turistike

Kryeminist­ri: Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë "Shpifja, nuk e harroj djalin duke qarë poshtë krevatit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje i prerë se nuk do ketë më baste në asnjë vend. Ai tha se do mbyllen të gjitha dhe do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje. Gjatë intervistë­s në emisionin "Dritare" të gazetares Rudina Xhunga, në "News 24", kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se 95 për qind e atyre që kanë luajtur baste deri tani, pas 1 janarit të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më mundësi për të luajtur. Teksa ka folur në "Dritare" në "News 24", Rama theksoi faktin se për lojërat e fatit ' online' do të kenë një fazë të dytë vlerësimi, ku do të ketë rregulla përkatëse.

Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t'i mbyllni të gjitha?

Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializ­ua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronik­e. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet, por kazinotë elektronik­e. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë. Ka pasur disa interpreti­me për këtë, jo do ikin nga qendra, do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.

Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?

Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmua­r, ndërsa të ardhurat janë rritur, por ka ende infromalit­et dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.

Po monopolizo­hen dhe nuk po mbyllen.

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve ' online'. Kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, duke përfshirë edhe këtë monopolin ' online'. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intensifik­ohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes.

Tek ' online' është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksueshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Më 1 janar do të mbyllen të gjitha.

Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, dalin emrat e "Bastarena".

E gjitha kjo sforco për të thënë se e ka vëllai është përpjekje për të hedhur baltë. Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh, por pjesa që i intereson edhe publikut, po mbyllim kompanitë poshtë pallateve, e poshtë dyqaneve. Në një treg normal ka një ligj, i cili ka disa rregulla konkrete. Kur shteti nuk i kontrollon dot, vjen ky ligj, merret vendimi drastik për ta mbyllur tregun. Nga 1 janari e tutje ata që e kanë mikrob lojërat, do të gjejnë forma të reja për të vënë bastet. Në 2016- ën nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam pasur debate të brendshme për këtë. Për sa i përket asaj se kjo bëhet se s'ka shtet që të kontrolloj­ë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet… Nëse do ishte se nuk e kontrolloj­më dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në Nju Jork. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë, por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë. Në 1 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet ' online' që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe ' online' që janë jashtë që të mos kenë akses këtu. Baste tek bordura para hotel "Dajtit" viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.

A mund të themi se "Fundi i Marrëzisë" ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni qenë në pushtet?

Ne jo vetëm që nuk kemi dështuar, por përkundraz­i kemi vendosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalit­et ende. Kemi vendosur goxha rregull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH- së. Kompanitë që merren me këtë punë janë përgjysmua­r dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar.

Kompanitë mund të jenë përgjysmua­r, por pikat e basteve janë shumëfishu­ar.

Ka shumë më tepër formalizim se ç'kishte.

Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në Bllok.

Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic.

Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.

Autobusët janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra, ti duhet të bësh investigim­in pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.

Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.

Unë jam babai i një djali 4- vjeçar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu, e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojn­ë njerëzve.

Shqipëria është renditur si vendet e para për konsum kokaine...

Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta, ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit. Ata janë të formuar në shkollën e policisë, por kanë njohuri edhe në aspektin sociologji­k. Tjetër është opinioni, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar deri në fyerja. Mund ta merrni guximin t'i thoni kryeminist­rit palaço. Po i nxini jetën këtij mileti, por e bombardoni: krimi, krimi, droga. Shqipëria ka pasur, por ju nuk doni fakte. Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar. Dilte në TV si vend ekzotik. As s'i hyri gjë në këmbë.

Dhe ju e hapët në të gjithë Shqipërinë...

Kjo është shpifje. Ju jeni të detyruar t'i verifikoni në çdo cep të Shqipërisë. Deri në 2013- ën policia nuk nxirrte komunikata. Ato që kapeshin ishin minimale, në krahasim me atë që prodhohesh­in. Parametrat e raporti shtet- ligjit.

Nëse unë do isha e papunë nesër nga bastet, ku do punoja?

Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësu­ar do ndryshojë. Ato lokale që u është rritur vlera në mënyrë artificial­e për shkak të bastoreve, do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi.

Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamenta­r të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimi­sht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasshme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është, a keni fakte alternativ­e?

Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza, i cili edhe vjet ishte i qartë dhe u prit

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë intervistë­s në emisionin "Dritare" të gazetares Rudina Xhunga, në “News 24”
Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë intervistë­s në emisionin "Dritare" të gazetares Rudina Xhunga, në “News 24”
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania