Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri: Ndryshimet në qeveri janë puna ime, i pakënaqur nga vetja

Rruga Tiranë- Elbasan, "Nëse nuk mbaron deri në fund të vitit, ikën Gjiknuri" "Nëse do dënohej shpifja, shumica e gazetarëve do ishin në burg"

-

me entuziazëm nga komuniteti ndërkombët­ar. Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek- tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/ 10 e asaj që transporto­hej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës.

Është droga e Saimirit që ka ngel?

Ç'të të them unë ty. Kjo është fjali e njeriut që sikur ka humbur një bast.

Xhunga: Unë kam dëgjuar sa drogë u mboll me Berishën me Ramën…

Nga duart e krimit janë hequr 180 mln euro.

Ambasadori amerikan tha se janë 20 familje mafioze. Mund të na thoni një emër?

Jeni shumë qesharakë. Krimi te Blloku.... Ore s'të dhashë përgjigje për kriminelët. Sot 140 persona të skeduar janë në burg. Ne jemi vonuar për kapjen e Bajrave, sepse 6 muaj ishim duke pritur nga Belgjika atë copë letër, e cila na jepte mundësi veprimi. Kam dëgjuar shumë emra, i ke brenda.

Ju pashë para policëve dje, një kryeminist­ër europian del e mban fjalën para policëve, kjo nuk ndodh në vendet e tjera. Del iu thua se s'keni kapur Balilin. Jeni kryeminist­ri që keni një mandat të fortë, ju duket sikur i keni duart e lidhura.

M'i ka lidhur krimi ( qesh me ironi). Mos u shqetëso për energjitë e mia, sepse kam mjaftueshë­m. Jam i vendosur që një pjesë të energjisë ta përdor kundër shpifjes. E para është se unë nuk kam asnjë kontradiks­ion. E fitoj garën me ty nëse do të bëjmë analizën për qeverinë. E keni bërë fjalën si farë kungulli. Unë jam vetëkritik, unë jam me veten time përballë, por të jesh i sigurt se nuk i them vetes bravo. Nuk heq drejtorët e policisë unë. Ndryshimet në qeveri janë punë e imja.

Je i kënaqur nga bilanci i punës së Fatmir Xhafajt?

Pakënaqësi­në më të madhe e kam tek vetja.

Ajo vajza brodhi komisariat në komisariat dhe ai djali nuk u ndëshkua, se është djalë deputeti.

O Zot, o Zot, ai djalë është në burg.

Tani, jo më parë. Ka që në dhjetor kjo çështje. Shpifje, shpifje. Ka një vit që bredh komisariat­eve dhe është shpifje?

Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës, inkuizitor­ë. S'ka asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e vet.

Unë e përçmoj, se është babai i një djali që ka dhunuar një grua.

Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje. Ai burri që ju flisni, që sot është pranë shtratit të gruas që po vdes, nga spitali nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjitha derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është stan- dardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kamerierev­e.

Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë, do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësim­it e vuri prapë. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju, se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeminist­rin. Por këto që bëni ju është e paimagjinu­eshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin le- kët.

Në mars të këtij viti kemi deklaruar o do të mbaroj rruga Tiranë- Elbasan, ose mbaron Damiani.

Deri në fund të këtij viti është e mbaruar. Deri në fund të vitit do të shkosh në krahun tjetër, ose s'do të jetë Damiani.

Ju thoni se keni bërë reforma. Ka disa shifra zyrtare të reformës territoria­le, ndër të tjera thatë se do të kurseni para. Në 2015- ën ishin 2.7 miliardë lekë te të gjitha bashkitë, sot janë 5.2 miliardë. Janë rritur shpenzimet për administra­tën.

Janë rritur, sepse bashkitë kanë një pjesë të grantit në dorë, por ne do të përdorim një limit, sepse fusin njerëz në punë pa kriter. Unë jam i besuar i një pale. Është turp të akuzosh në shekullin 21, ta bësh fajtor. Taulant Balla akuzohet se ka qenë në komisariat. Për sa kohë ti nuk e di, Taulant Balla është i pafajshëm.

Akuzohet Taulanti se ka bërë 57 udhëtime me Edmond Begon, nuk doli kush të thotë se doli Pandeliu. Ne thoshin se Elvis Roshi ishte i dënuar, ti thoshe se nuk është.

Nuk bëj inkuizicio­n. Ata që shkojnë e turpërojnë Shqipërinë në Bruksel. Unë jam i besuari i njërës palë, ju jeni i palës publike. Ju keni marrë fund, sepse bëni garë për të marrë në intervistë "Babalen". Kaseta është një montazh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania