Gazeta Shqiptare

Tragjedia e Butrintit me 5 të vdekur, arrestohet pas 10 vitesh trafikanti

Nëna e njërit prej viktimave: Djalin ma morën, i vunë pistoletën në kokë Albert Gega është dënuar me 10 vite burg

-

Një prej organiza torëve të tragjedisë së Butrintit është arrestuar pas 10 vitesh nga policia e Fierit. Bëhet fjalë për 36- vjeçarin Albert Gega nga fshati Kurjan, i cili është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Sarandës për dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit. Mësohet se Gega u prangos nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le Fier. Ngjarja për të cilën është dënuar ai ka ndodhur në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit. Albert Gega në bashkëpuni­m me pesë shtetas të tjerë kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Në mes personave që tentuan kalimin e kufirit një dekadë më parë ishte edhe 20vjeçari Festim Hoxha, i cili humbi jetën. Pas lajmit për kapjen së njërit prej trafikantë­ve, "Gazeta Shqiptare" kontaktoi me prindërit e Festimit. Babai, Kadri Hoxha u shpreh se "im bir ishte në KEMP. E kishin marrë për ta ndihmuar, për ta çuar te motra në Greqi. Nuk ishim ne ata që e nisëm". Gjithashtu, 78- vjeçari tha përmes lotëve se Festimin e kishte djalë të vetëm dhe se gjithë jetën për të kishte punuar. Të njëjtën gjë pohoi edhe nëna e viktimës, Liria: "Djalin e kanë marrë me zor. Kur na mori në telefon përpara se të mbytej, tha se nuk kthehej dot pas. Kishte pistoletën në kokë. E parandieja që do ndodhte diçka e prandaj i thashë të mos ikte".

TRAGJEDIA NË BUTRINT

Tragjedia e Butrintit shkaktoi 5 viktima, mes tyre edhe foshnja 3 muajshe, Klara. Sipas prokurorëv­e, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapaciteti­t të tyre, duke rrezikuar ekstremish­t jetën e

njerëzve. Varka prej druri që shkaktoi tragjedinë kishte nisur udhëtimin e vdekjes me 22 persona, të cilët sapo kishin përshkuar afro një kilo-

metër sipërfaqe ujore, u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantë­t ishin përpjekur t'i shmangeshi­n Policisë Kufitare, duke shkaktu- ar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë. Nga hetimet e nisura menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria e

Sarandës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuluan autorët e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë si nga Fieri, Berati dhe Tirana.

 ??  ?? 20- vjeçari Festim Hoxha, i mbytur në tragjedinë e Butrintit
20- vjeçari Festim Hoxha, i mbytur në tragjedinë e Butrintit
 ??  ?? I arrestuari Albert Gega
I arrestuari Albert Gega
 ??  ?? Tragjedia e Butrintit
Tragjedia e Butrintit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania