Gazeta Shqiptare

"Babalja", kreu i policisë pyetet për një orë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda

Sot do të dëshmojë ish- drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha Ardi Veliu: Nuk e kam shoqëruar Alizotin me makinë, atë ditë kam qenë në një aktivitet

-

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dje ka dëshmuar për afro 60 minuta në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, në lidhje me videon e kunatit të "Babales". Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda me makinë nga kreu i Policisë së Shtetit, Veliu, ky i fundit u mor dje në pyetje. Ai u paraqit te Krimet e Rënda në orën 13: 00, ku dha sqarime për çështjen "Babalja". Burime pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda bënë me dije se Ardi Veliu ka mohuar akuzat e Alizotit. Sipas drejtorit të policisë, në atë datë që pretendon Alizoti se e kishte shoqëruar me makinë, ai kishte qenë në një aktivitet. "Zoti Veliu ka mohuar që të këtë bërë një shoqërim të Fredi Alizotit. Ai tha se në datën që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet", thanë burimet nga organi i akuzës. Gjatë seancës së pyetjeve i ka qëndruar versionit të dhënë më herët nga Policia e Shtetit se Fredi Alizoti në Tiranë ishte sjellë nga zyrtarë të Policisë së Fierit. Ardi Veliu ka mohuar të ketë shantazhua­r apo joshur Fredi Alizotin për të ndryshuar qëndrim dhe të dëshmonte se e kishte bërë ai rolin e Agron Xhafajt në audiopërgj­imin e parë. Pas publikimit të videos në fjalë, Policia e Shtetit mohoi se Ardi Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë, duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë. Për më tepër, policia tha se mund të verifikohe­j lehtë se drejtori i përgjithsh­ëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ka qenë me an- Në videon e dytë, Fredi Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

gazhime të tjera. Në dalje nga Krimet e Rënda, drejtori i policisë nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat. Ndërkohë, ditën e sotme do të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Florenc Hoxha ( ish- drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës). Në videon e dytë, Fredi Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtu- ar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen", por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ishpolicë në kohën e PD- së, pohon se zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji. Gjithashtu, bazuar gjithmonë te përgjimet e zbardhura, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Grupi hetimor i dosjes "Babale" do të pyesë të gjithë personat që për- menden nga Fredi Alizoti në videon e bërë publike. Burimet konfirmojn­ë se në prokurori do të thirret edhe kryetari i grupit parlamenta­r, Taulant Balla. Kjo për faktin se Fredi Alizoti në video pretendon se ditën kur Grupi hetimor i dosjes "Babale" do të pyesë të gjithë personat që përmenden nga Fredi Alizoti në videon e bërë publike. Burimet konfirmojn­ë se në prokurori do të thirret edhe kryetari i grupit parlamenta­r, Taulant Balla. Kjo për faktin se Fredi Alizoti në video pretendon se ditën kur është marrë në pyetje në prokurori, ka qenë i pranishëm në ambientet e jashtme edhe deputeti socialist.

është marrë në pyetje në prokurori, ka qenë i pranishëm në ambientet e jashtme edhe deputeti socialist.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania