Gazeta Shqiptare

Ditëlindja e 110 e Enver Hoxhës, Iliri "rrethohet" në varreza

Fotografi e stampa me fytyrën e tij, kush ishin pjesëmarrë­sit Shfaqet Lenka Çuko, për vizitë në shtëpinë e Nexhmjes

-

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, në 110- vjetorin e lindjes së tij, simpatizan­të të ardhur nga Kosova e Maqedonia kanë bërë homazhe në varrezat e Sharrës. Ilir Hoxha djali i madh i Enverit bashkë me Besmirin, të birin, kanë qenë në varrin e Enver Hoxhës në shenjë përkujtimi të ditës që deri në vitet ' 90 njihej si Dita e Enverit. I befasuar nga simpatizan­tët e shumtë, që kishin mbërritur në varreza në shenjë respekti për komandanti­n legjendar siç shprehen ato, Iliri i falënderoi nga ana e familjes dhe i shprehu mirënjohje­n e thellë. Më duartrokit­je, stampa me fytyrën e Enver Hoxhës mbi xhaketë, portrete të tij nëpër duar e buqeta lulesh të ardhurit më specialë në homazhet mbi varrin e Enverit ishin një grup nga Zvicra. Sigurisht aktivë në këtë ditë mbeten Muho Asllani e Muharrem Xhafa, të cilët nuk lënë ditëlindje e përkujtim vdekje pa shkuar në varrin e Enver Hoxhës. Nex- hmije Hoxha e kishte të pamundur të shkonte në varreza pasi vizitorë të shumtë shkuan në shtëpinë e saj. Sapo ka mbushur të 80- tat vizitorja që duket herët në shtëpinë e Nex- hmije Hoxhës është Lenka Çuko. Edhe pse mbi të rëndojnë disa vite burg në vitet e pluralizmi­t, mbahet mirë. Ndërkaq aktivistë të shumtë kanë përkujtuar në Ferizaj 110- vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës dhe Partia e Punës së Shqipërisë ka pasur aktivitete në këtë ditë. Ndërkaq Teuta Hoxha, nusja e djalit të madh të Enverit, që në mëngjes shkruan kështu në ' Facebook': "Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110- vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës
Dje në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania