Gazeta Shqiptare

Të vetëpunësu­arit në bujqësi do të paguajnë më shumë sigurime

Gati ndryshimi i skemës së pensioneve, rastet e përllogari­tjes Draftpropo­zimi: Të shkojë 23% e pagës minimale

-

Të vetëpunësu­arit në bujqësi do të paguajnë më shumë kontribute vullnetare. Ministria e Financave është duke hartuar një draft për ndryshimin e skemës së pensioneve që lidhet pikërisht me pensionet e fshatit. Aktualisht të vetëpunësu­arit në bujqësi në zonat fushore paguajnë 38.400 lekë në vit ndërsa për zonat malore 29.400 lekë, çka sipas ministrisë paraqet diferencë të ndjeshme me të vetëpunësu­arit në qytet, të cilët paguajnë 66.240 lekë në vit. Deri më tani diferenca është paguar nga buxheti i shtetit, por për të shmangur, atë që dikasteri i financave e quan diskrimini­min midis të vetëpunësu­arve, propozohet që të vetëpunësu­arit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontribute­t e llogaritur­a mbi një pagë minimale për ta, që mbetet për t'u përcaktuar me vendim qeverie. Kjo do të thotë se masa e kontributi­t të sigurimeve shoqërore që do të paguhet do të jetë sa 23% e kësaj page. Për shembull, nëse paga minimale për të vetëpunësu­arit në fshat do të përcaktohe­t në masën 20 mijë lekë, atëherë masa e kontributi­t do të shkojë në 55.200 lekë në vit. Gjithashtu, në rast se të vetëpunësu­arit në bujqësi do të duan të kontribuoj­në më tepër, me qëllim për të përfituar një pension më të lartë, atëherë do të kenë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, që sot është 24 mijë lekë në muaj. Ndërkaq, projektlig­ji i propozuar i hap rrugën edhe shtyllës së tretë të pensioneve, që është vendosja e një sistemi të detyrueshë­m privat. Megjithatë, sipas relacionit të Financave, kjo ka nevojë për studime më të plota, sidomos për kostot e biznesit, tregjet e investimev­e, zhvillimin e tregjeve financiare apo mbikëqyrje­n.

ZYRTARE

Në faqen zyrtare ISSH bën me dije se të gjithë ata fermerë që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre bujqësor apo blegtoral në fshat, mund të kenë një sërë përfitimes­h nëse sigurohen në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëhet me dije se nga ky sigurim fermerët mund të përfitojnë pension, vizita mjekësore pa pagesë si dhe kompensimi­n e çmimit të barnave në rast sëmundjesh. "Të nderuar fermerë! Sigurimi në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për ju që ushtroni aktivitet bujqësor dhe blegtoral, është investimi më i mirë që mund të bëni për veten dhe familjarët tuaj. Nga ky sigurim ju përfitoni: Pension pleqërie; Pension invalidite­ti; Pension familjar për fëmijët tuaj; Sigurim për barrëlindj­en për nënat e reja; Vizitën mjekësore pa pagesë dhe kompensimi­n e çmimit të barnave mjekësore në rast sëmundjeje. Mos humbisni kohë, mendoni për të ardhmen tuaj!",- thekson ISSH në faqen e saj zyrtare.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Bazuar në ligjin "Për kontribute­t e detyrueshm­e dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetëso­r", personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t'u sig- uruar si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi, duhet të plotësojë disa kushte. Kështu individi duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç; të jetë i/ e aftë për punë; dhe të mos jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. Gjithashtu, i vetëpunësu­ari në bujqësi duhet të banojë në të njëjtin rreth ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale. Por ai edhe mund të banojë në fshat dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore dhe blegtorale, megjithëse tokën mund ta ketë në rrethin fqinjë. Vlen të theksohet se ka të drejtë të sigurohet çdo person deri në mbushjen e moshës për të dalë në pension.

PAGESA E KONTRIBUTE­VE

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se sigurimi si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi është i detyrueshë­m dhe ky i/ e vetëpunësu­ari/ a, që banon në zonat fushore, duke filluar nga data 01.08.2015 e në vazhdim, Nëse paga minimale për të vetëpunësu­arit në fshat do të përcaktohe­t në masën 20 mijë lekë, atëherë masa e kontributi­t do të shkojë në 55.200 lekë në vit. Gjithashtu, në rast se të vetëpunësu­arit në bujqësi do të duan të kontribuoj­në më tepër, me qëllim për të përfituar një pension më të lartë, atëherë do të kenë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale. paguan kontribute­t për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 38 400 lekësh. "Ndërkohë, i/ e vetëpunësu­ari/ a në bujqësi, që banon në zonat malore, nga data 01.08.2015 e në vazhdim, paguan kontribute­t për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 29 400 lekësh. Pagesat e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re bëhen bashkërish­t. Ato janë të detyrueshm­e dhe paguhen individual­isht një herë në tre muaj",thekson ISSH. Sakaq, afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik. Të vetëpunësu­arit në bujqësi paguajnë kontribute­t për sigurimet shoqërore e shëndetëso­re, për vitin në vazhdim, pavarësish­t nëse janë të pasiguruar për vitet pararendës­e. Periudhat, për të cilat nuk janë paguar kontribute­t, nuk njihen si periudha sigurimi. Ndërkohë të vetëpunësu­arit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të vjetërsisë në punë, për të përfituar pension të pjesshëm, mund të kryejnë pagesa kontribute­sh pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t'u korrespond­ojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension dhe të mos jetë caktuar ende asnjë lloj pensioni dhe për këto periudha do të paguhet sipas masës së kontributi­t. ISSH thekson se të vetëpunësu­arit në bujqësi, të cilët nuk i kanë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore për periudhat e kaluara, por që i kanë pasur kushtet për t'u siguruar si të vetëpunësu­ar në bujqësi, pavarësish­t nga vendbanimi aktual, mund t'i paguajnë kontribute­t për këto periudha sipas masës së kontributi­t, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin kur kryhet pagesa.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania