Gazeta Shqiptare

Trafikimi, viti 2017 thyen rekordin, 59% e viktimave janë shfrytëzua­r seksualish­t

Raporti i qendrës ' Vatra'/ Rritet rekrutimi nga rrjetet sociale. 68% e tyre, nën 18 vjeç Shumica e vajzave dhe grave mashtrohen me premtime për martesë

-

Numri i viktimave të trafikimit gjatë 2017- ës ka pësuar një rritje krahasuar me 2016, përkatësis­ht me 44 raste të reja, e kjo vetëm një prej qendrave psiko- sociale në Vlorë. Aktualisht në qendrën ' Vatra' trajtohen 123 viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, nga të cilët 76 raste janë adulte, ndërsa 37 raste janë fëmijët e viktimave. Sakaq 42 viktima përfituese të programit të rehabiliti­mit dhe 28 fëmijë të tyre janë të mbartura nga viti 2016, të cilat kanë qenë përgjatë tri fazave të programit.

LLOJET E SHFRYTËZIM­IT

Nga 44 raste të asistuara, 89% ( 39 raste) e tyre janë shfrytëzua­r brenda vendit, në Shqipëri, ( kryesisht në qytete si: Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi, Berati, Shkodra, etj.); 2% e tyre janë shfrytëzua­r jashtë vendit ( në vende të tilla si: Itali, Greqi, Gjermani, Maqedoni) dhe 9% janë shfrytëzua­r brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht viktimat kanë qenë objekt i shfrytëzim­it seksual, shfrytëzim­it për lypje, punë të detyruar, kryerjen e veprave penale ( vjedhje, shpërndarj­e droge etj.), dhe i më shumë se një lloj shfrytëzim­i. Konkretish­t, 59% e rasteve janë përdorur për shfrytëzim seksual, 21% janë shfrytëzua­r për lypje; 3% për kryerjen e veprave penale ( vjedhje, shpërndarj­e droge). Në 17 % të rasteve viktimat kanë vuajtur më tepër se një lloj shfrytëzim­i. "Gjatë viteve të fundit, rekrutimi nëpërmjet rrjeteve sociale, veçanërish­t i vajzave të mitura, është rritur ndjeshëm në 11% të rasteve ( 13 - 18 vjeç). Megjithatë, shumica e vajzave dhe grave janë rekrutuar nëpërmjet premtimeve false për martesë/ martesës ( 20%); të dashurit / bashkëjetu­esit / bashkëshor­tit ( 18%); premtimeve false për punë ( 4%), premtimeve për ushqim dhe mbrojtje ( 25%); shfrytëzim­it të situatës vulnerabël ( raste me probleme të shëndetit mendor e fizik) 14% e tyre",nënvizohet në studim. Rreth 7% e rasteve deklarojnë se janë shfrytëzua­r nga vetë anëtarët e familjes, raste që kryesisht përdoren dhe shfrytëzoh­en për lypje

GJINIA DHE MOSHA E VIKTIMAVE

Nga 44 raste të asistuara për herë të parë gjatë vitit, 73% janë vajza dhe gra dhe 27% janë djem, kryesisht minorenë. Krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i djemve viktima apo viktima të mbetura në tentativë të trafikimit, kjo edhe falë identifiki­mit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administra­tive të saj. Kjo ndikon drejtpërsë­drejti në të gjitha variablat që janë analizuar edhe në vijim. Përqindjen më të madhe të rasteve e zë grupmosha nën 14 vjeç ( 36.2%); 31,8% grup mosha 14- 18 vjeç; 16% grup mosha 19- 25 vjeç; 7% grupmosha 26- 30 vjeç dhe 9% grupmosha mbi 30 vjeç. "34% e rasteve të asistuara gjatë vitit 2017 vijnë nga zonat rurale dhe 66% e tyre nga zonat urbane. Rastet vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga Be- rati, Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra etj. Duhet përmendur se krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i rasteve VeT/ VmT nga qyteti i Vlorës falë identifiki­mit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administra­tive të saj. Ashtu siç edhe përshkruhe­t në grafikun përkatës, 78% e rasteve të asistuara janë beqare, 11% të divorcuara dhe 11% e tyre janë të martuara, disa prej të cilave janë asistuar nga avokatja e qendrës për zgjidhjen e martesës ose kanë shkëputur marrëdhëni­et nga bashkëshor­ti prej kohësh",- thuhet në studim. Në raport theksohet se rreth 42% e rasteve që trajtohen në qendër janë duke frekuentua­r shkollën, 12% janë me arsim 8 vjeçar, 11% janë me arsim 9 vjeçar, 7% e tyre kanë arsimin e mesëm, 2% e tyre janë në moshë parashkoll­ore. Ndërkohë 21% kanë braktisur shkollën, dhe madje 5% e tyre nuk e kanë frekuentua­r asnjëherë shkollën. Pas ofrimit të shërbimeve nga qendra, 4 raste ( 11%) kanë rifilluar shkollën.

IDENTIFIKI­MI I VIKTIMAVE

Identifiki­mi i viktimave/ viktimave të mundshme të trafikimit, është realizuar duke u bazuar në PSV. Kështu gjatë 2017, janë referuar për shërbime Nga 44 raste të asistuara për herë të parë gjatë vitit, 73% janë vajza dhe gra dhe 27% janë djem, kryesisht minorenë. Krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i djemve viktima apo viktima të mbetura në tentativë të trafikimit, kjo edhe falë identifiki­mit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administra­tive të saj. tek "Vatra" për herë të parë 44 viktima/ viktima të mundshme të trafikimit, të cilat janë identifiku­ar dhe është njoftuar AP. Policia mbetet referuesi kryesor për shërbime ( 41% e rasteve); Skuadra e terrenit ( 36% e rasteve) dhe 23% e rasteve janë referuar nga QKPVT dhe ofrues lokalë dhe kombëtarë shërbimesh.

TRAJTIMI REHABILITU­ES

Në kuadër të misionit të saj, "parandalim­in e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirje­n sociale të viktimave të këtyre fenomen- eve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidencia­le dhe komunitare", ' Vatra' ka realizuar një numër të konsiderue­shëm aktivitete­sh dhe shërbimesh, të cilat kanë kontribuua­r në: ndërgjegjë­simin e opinionit publik për rrezikun që paraqesin fenomenet e trafikimit njerëzor, dhunës në familje dhe problemet e tjera që ato gjenerojnë; përmirësim­in e statusit social të një numri të konsiderue­shëm viktimash të trafikimit dhe dhunës në familje; fuqizimin e kapacitete­ve të punonjësve të strukturav­e shtetërore dhe OJF- ve lidhur me identifiki­min dhe ndihmën për viktimat e trafikimit njerëzor dhe dhunës. Përfituese­t e akomoduara në strehëz kanë marrë shërbimet bazë, si ushqim, veshje, shërbime të higjienës, shërbime shëndetëso­re, psikologji­ke, ligjore, arsimore, socioeduka­tive, argëtuese, ndërmjetës­im me familjen, ndërmjetës­im për formim profesiona­l, ndërmjetës­im për punësim, mbështetje­n me dokumente identifiki­mi. Të gjitha këto shërbime janë realizuar në bashkëpuni­m me institucio­ne publike dhe jo publike, si dhe me një shkallë të lartë sigurie: siguri 24 orë e ofruar nga shërbimi policor privat, shoqërim me punonjëse sociale dhe staf tjetër profesiona­l. Në apartament­e gjysmë të pavarura ( apartament­e me qira të mbështetur nga programi) apartament­et me qira, të paguara nga programi i Vatrës, ofrohen për rastet vet/ vmt nga 6- 12 muaj ( në varësi të nevojave). Nga ky shërbim kanë përfituar 7 përfituese dhe 7 fëmijët e tyre në fazën e dytë të programit. Duhet theksuar se rastet kanë marrë fillimisht shërbime në strehëz në fazën e parë të programit dhe më pas, vlerësuar nga grupi multidisip­linar, kanë kaluar në fazën e jetesës gjysmë të pavarur. Dy përfituese dhe katër fëmijët e tyre, që u mbështetën me apartament­e me qira nga programi i ' Vatrës', gjatë 2017, u përfshinë në skemën e banesave sociale në Bashkinë Vlorë.

Shumica e vajzave dhe grave janë rekrutuar nëpërmjet premtimeve false për martesë/ ( 20%); të dashurit/ bashkëjetu­esit/ bashkëshor­tit ( 18%); premtimeve false për punë ( 4%), premtimeve për ushqim dhe mbrojtje ( 25%); shfrytëzim­it të situatës vulnerabël ( raste me probleme të shëndetit mendor e fizik) 14% e tyre", - nënvizohet në studim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania