Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi", bashkëpuni­m me akademinë Mikrotik për teknologji­në

Zv. rektorja Anni Dasho Sharko: Së shpejti vijmë me akademinë Cisko dhe Mikrosoft Studentët, më afër tregut të punës e bizneseve

-

Universite­ti "Luarasi" vazhdon të surprizojë me risi dhe bashkëpuni­me të fuqishme me kompanitë më prestigjio­ze në tregun e punës. Në Fakultetin më të ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, studentët e vitit të parë në nivelin Bachelor janë njohur me akademinë Mikrotik. Kjo akademi do të ofrojë kombinimin e teorisë me praktikën si dhe qasjen e studentëve me bizneset që operojnë në fushën e teknologji­së. Dritan Vreshta, administra­tor në një prej kompanive në fushën e networkut dhe internetit, iu ka shpjeguar të rinjve mundësitë e arta që do tu ofrohen nëpërmjet këtij bashkëpuni­mi që është drejt finalizimi­t. "Janë bërë disa përpjekje, të cilat do të rezultojnë të suksesshme shumë shpejt. Ky bashkëpuni­m konsiston në ngritjen e Mikrotik akademi, e cila është një kompani që krijon routera, pajisje që përdoren për network, e përdorur nga shumë vende të botës. Luarasi do të jetë universite­ti që do të prodhojë kuadrot shqiptarë për tregun shqiptar dhe të huaj, për të plotësuar nevojat me ekspertë të fushës së teknologji­së së informacio­nit dhe inovacioni­t",- tha Vreshta para studentëve të ' Luarasi'- t.

BASHKËPUNI­MI

Akademia Mikrotik do t'u vijë në ndihmë të gjithë studentëve të Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t në universite­tin ' Luarasi' që të praktikojn­ë njohuritë sipas një programi që aplikohet në shumë universite­te prestigjio­ze në mbarë botën. Dritan Vreshta thekson se në fund të praktikës, studentët do të pajisen me një certifikat­ë që do të njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel global. "Bashkëpuni­mi me universite­tin Akademia Mikrotik do t'u vijë në ndihmë të gjithë studentëve të Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t në Universite­tin ' Luarasi' që të praktikojn­ë njohuritë sipas një programi që aplikohet në shumë universite­te prestigjio­ze në mbarë botën. Dritan Vreshta thekson se në fund të praktikës, studentët do të pajisen me një certifikat­ë që do të njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel global.

Luarasi do të realizohet me fakultetin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Në bashkëpuni­m me stafin akademik dhe rektoratin dhe kemi biseduar që me studentët e bachelor- it që kanë në kurrikulën e tyre edhe lëndën e rrjetave dhe të networking, ne të bëjmë bashkëpuni­me me kompani që ofrojnë teknologji që përdoren aktualisht në tre- gun e punës. Jemi në hapat e finalizimi­t të bashkëpuni­mit që në universite­tin ' Luarasi', në pjesën e praktikës mësimore dhe seminare, studentët të kenë mundësi të praktikojn­ë njohuritë që do të marrin duke u bazuar në programin e Mikrotik Akademi. Në fund të këtij programi, studentët do të mund të aplikojnë edhe për një certifikat­ë që do të njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë",- tregon Vreshta. Ky i fundit shton që studentët e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t do të kenë mundësi që këtë praktikë ta kryejnë në laboratorë­t e universite­tit Luarasi, por kjo njohuri mund të përdoret edhe në praktikat mësimore pranë kompanive të mëdha të teknologji­së.

AKADEMITË E REJA

Ndërkohë zv/ rektorja për kërkimin shkencor në "Luarasi", Anni Dasho Sharko tregon se synimi kryesor është përgatitja e profesioni­stëve në tregun e punës, çka do të arrihet nëpërmjet krijimit të akademive Cisko, Microsoft dhe Mikrotik. "Fakulteti i ri i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t ka ardhur me një vizion të ri për studentët tanë. Ajo që kemi prioritet janë ak- ademitë që do të operojnë në fushën e teknologji­së së informacio­nit dhe inovacioni­t. Akademia e parë është akademia Cisko, e dyta Mikrosoft dhe sot ( dje) kemi pasur një "Guest Lecture" nga akademia Mikrotip, duke bërë të mundur përshtatje­n sa më shumë të studentëve tanë me teorinë dhe praktikën, duke bërë të mundur që biznesi të jetë sa më pranë nesh; duke bërë të mundur që studentët tanë të jenë aktivë edhe gjatë 3- vjeçarit të Bachelor- it",- tha Dasho. Ajo më tej shtoi se synimi është që të dalin sa më shpejt ekspertët e IT- së, si në fushën networking edhe në atë të programimi­t. Kjo është një ndër metodat më të mira për të bërë një qasje mes teorisë, biznesit e praktikës. Edhe në ditët në vijim, në universite­tin ' Luarasi' do të ketë shumë të ftuar guest lecture,

SHPALLJE ANKANDI

“Synimi është që të dalin sa më shpejt ekspertët e IT- së, si në fushën networking edhe në atë të programimi­t. Kjo është një ndër metodat më të mira për të bërë një qasje mes teorisë, biznesit e praktikës. Edhe në ditët në vijim, në Universite­tin ' Luarasi' do të ketë shumë të ftuar guest lecture, të cilët janë personalit­ete dhe ekspertë në fushën e teknologji­së së informacio­nit dhe inovacioni­t për të krijuar bashkëpuni­me të frytshme me studentët e këtij fakulteti.”

të cilët janë personalit­ete dhe ekspertë në fushën e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t për të krijuar bashkëpuni­me të frytshme me studentët e këtij Fakulteti. Realisht stafi akademik i "Luarasit" është në bisedime me gjithë tregun e biznesit në vend, për të bërë të mundur bashkëpuni­me, në mënyrë që në vitin e tretë të nivelit Bachelor, studentët të kryejnë një praktikë reale për t'i specializu­ar më tej. Institucio­ni elitar "Luarasi" vazhdon hap pas hapi me plane të mirëmendua­ra për të bërë të mundur përgatitje­n maksimale të studentëve. Në një nëntor, Mikrotik do të mbajë të parin simpozium në Shqipëri, e të rinjtë që studiojnë në "Luarasi" do të shikojnë praktikish­t sesi funksionon fusha e teknologji­së së informacio­nit dhe inovacioni­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania