Gazeta Shqiptare

E pranon më në fund! Fjolla Morina tregon ndërhyrjen në fytyrë

-

kapërdija dot. Ledioni: Po kush mendon se e ka vuajtur më shumë publikisht dhe profesiona­lisht bërjen e lidhjes publike? Sara: Ti më shumë se unë, sinqerisht. Dhe për këtë më vjen keq. Por vetë zgjodhe gocën e pronares ( qesh). Ledioni: Po të ardhmen tënde a e mendon këtu? Sara: Të ardhmen time të afërt e mendoj këtu, por edukimi që unë kam marrë jashtë Shqipërisë është shumë i rëndësishë­m për mua. Edhe Londonit i duhet kjo eksperienc­ë. Dhe herët a vonë do na duhet të shkëputemi nga këtu, por sidoqoftë nuk mendoj se do të jetë e përhershme. Ledioni: A të mbetur mendja tek komentet negative dhe fyese në rrjetet sociale karshi teje dhe familjes tënde? Sara: Të them të drejtën nuk kam parë shumë komente neg- ative, por edhe sikur nuk i vë shumë peshë. Rëndësi për mua kanë njerëzit që kanë një rol në jetën time, me të cilët edhe konsultohe­m për vendimet e mia. Jetojmë në një kohë ku për mirë, apo për keq çdo njeri mund të thotë çdo gjë për çdokënd, pa ju dridhur as dora e as zemra, pa menduar se mund ta fyejë tjetrin ( dhe fyerja është më e pakta), por me kalimin e kohës e shkel njërin sy. Ledioni: A ka Lori më shumë ndikim tek ty, apo ke ti më shumë tek ajo? Sara: Ne të dyja plotësojmë mungesat e njëra- tjetrës. Jemi shoqja e ngushtë e njëratjetr­ës. Jemi si motra ( qesh)… Ledioni: Lori e ka provuar të punojë në "Top Channel" dhe të përfshihet në projekte të mëdha. Ti a e ke ambicien e të qenit në krye të "Top Medias" një ditë? Sara: Sigurisht, por pasi unë të kem përfunduar edukimin dhe kultivimin tim. Në ndryshim nga Lori, kjo s'ka qenë ëndrra ime. Asaj i vjen natyrshëm. Për mua do ishte të rrezikoja nëse nuk e ndjej veten gati. Unë shkoj gjithmonë me të sigurtën. Ledioni: Çfarë të pëlqen më shumë nga "Top"- i sot? Sara: Fakti që ka më shumë figura femërore se mashkullor­e në ekran. Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, janë femrat ato që drejtojnë. Ledioni: A ka Sara një master- plan për të ardhmen? Sara: Dua të bëhem një avokate e zonja, pra jo nga këto që blejnë diplomën. Dua t'i përkushtoh­em me çdo gjë, sado e vështirë është. Dhe mbase të punoj diku në New York… një lloj Jessica Pearson prej vërteti. Ledion: Çfarë i trembesh më shumë? Sara: Vdekjes! Jo times, por të familjarëv­e të mi… Ledion: A e vret mendjen ti për pamjen tënde? Sara: Le të themi që nuk është fokusi im kryesor. Ledion: Çfarë më ke mësuar ti mua dhe çfarë të kam mësuar unë ty? Sara: Unë të kam mësuar të jesh më i mirë dhe mirëkuptue­s karshi njerëzve që të rrethojnë. Ndonjëherë njerëzit thjesht gabojnë, por kjo nuk i bën ata të këqij. Ndërsa ti më ke mësuar të jem vetja, për mirë apo për keq. Të bëj çfarë mendoj unë se është e drejtë pa asnjë lloj pishmani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania