Gazeta Shqiptare

Shtatzënia i jep nur, Elita Rudi shfaqet më e bukur se kurrë

-

jam rritur njësoj si një fëmijë në një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri. Ledioni: Për shkak të dimensioni­t që Tani kishte dhe ka, njerëzit jo rrallë herë marrin përsipër të shkruajnë nëpër komente se çfarë do të kishte bërë ai ndryshe po të ishte akoma gjallë. Sa ndryshe do të ishte jeta jote sikur ai të ishte akoma këtu? Sara: Nuk mendoj që ekziston një njeri që e njihte atë aq mirë sa të marrë përsipër të thotë me siguri që çfarë do të kishte bërë ai sot. Unë mendoj që ç'ka për të ndodhur në jetë do të ndodhë, mund të vonohet, por është e pashmangsh­me. Që gjërat do të ishin ndryshe, edhe mundet. Unë mbase nuk do të isha në Tiranë, do të vazhdoja studimet e mia jashtë. Nga mungesa e tij unë doja t'i qëndroja mamit afër, e më pas të gjeta ty, erdhi London. Edhe nëse ai do të ishte, këto gjëra do të kishin ndodhur, mbase kur të isha 30 apo 35 vjeçe. Është e tepërt të thuash çfarë do të kishte bërë ai, sepse koha të ndryshon dhe njerëzit nuk e marrin parasysh shenjën e kohës. Ledioni: A ishte London një surprizë? Sara: London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi pasur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësis­ht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit push- oi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimt­are ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën. Ledioni: Le të tregojmë pak për kush ju vardis kujt? Sara: Ti mua!!! Ledioni: Pra, nuk ishte dashuri me shikim të parë? ( qesh) Sara: Jo, ishte dashuri pas 15 vitesh. Ledioni: Po kur e kuptove ti që ishte dashuri, sepse unë të kam thënë i pari të dua. Sara: Pooo, dhe unë në fillim ta thashë si përgjigje duke menduar se atë duhet të thosha. Nuk jam e sigurt nëse e ndjeja atëherë kur ta thashë për herë të parë. Por e kuptova 100% kur shkova në Londër dhe nuk rrija dot pa ty. Ledioni: A do e tregosh momentin që ne gati jemi ndarë? Sara: Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Unë isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania