Gazeta Shqiptare

VEPRA E 1800- ës Biseda e Skënderbeu­t me perandorin romak Karl

Botimi i abatit Lorenzo Thjulen në shqip, personazhe­t historike në letërsi

-

krimtarët e antikiteti­t dhe shkrimtarë­t modernë, por nuk e dimë nëse ndonjëri prej tyre e ka përdorur këtë për të paraqitur një histori të rregullt”, thuhet në tekstin hyrës. Kjo histori fillon me mbretërimi­n e Karlit të Madh dhe vjen deri në ditët e sotme. Sipas abatit, njohja më e mirë e së shkuarës sjell zbardhjen e fakteve që nuk janë fort të qarta nëse nuk njeh vendin. Ndokujt do t’i dukej se bashkëbise­dimi nuk do të mund të përshtatej mirë me historinë ose, së paku, me një histori që u prezantohe­t njerëzve të qytetëruar. Por ç’mund të jetë më edukuese, e kënaqshme dhe sublime sesa një dramë e bukur, e duke menduar se çfarë është në thelb ajo, përveç se një fakt historik i vendosur në një bashkëbise­dim.

PJESË NGA LIBRI

Karli i Madh Për një despot oriental dhe të acaruar, letra nuk është e konceptuar keq. Sidoqoftë, nuk mund të ketë mbetur pa përgjigje nga ana juaj. Skënderbeu Unë iu përgjigja: Gjergj Kastrioti, luftëtar i Krishtit, i mbiquajtur Skënderbe, princ i epirotëve dhe i shqiptarëv­e për Muratin, princ i turqve, të fala! Kam marrë mesazhin dhe letrën tënde, në të cilën më ke fyer në të tillë mënyrë, që të provokoje qetësinë time dhe të ta ktheja me të njëjtën monedhë. Ashtu edhe unë, Murati im, nuk dua të bëj të njëjtën gjë me ty, por me fjalë të thjeshta të të paralajmër­oj dhe të të them disa gjëra që i përshtaten moshës tënde. Ti më akuzon për pabesi dhe tradhti, si edhe përse mora përsëri mbretërinë e babait, që ti gëzoje pa të drejtë. Por në këtë pikë ke pak vërtetësi dhe arsye. Ti numëron mirësitë dhe përfitimet që kam marrë nga ti, të cilat në të vërtetë i pranoj, por me përpjekjet e mia të mëdha, kujdesin, vështirësi­të, syçeltësin­ë dhe akoma më tepër, me rreziqe të skajshme të nderit dhe të jetës sime, unë të kam shërbyer dhe të kam kryer kaq shumë detyra të besuara. Ti ke vrarë vëllezërit e mi, ke rrëmbyer mbretërinë atërore dhe thure për mua vdekjen më gjakatare. Tani të duket e çuditshme që një shpirt, i cili e ka lirinë të shenjtë, kërkoi të shkundë zgjedhën e robërisë?! Deri në ç’pikë mendoje se unë mund të duroja një sundim kaq të tmerrshëm? Çdo ditë thureshin dredhi të reja kundër meje. Nuk dyshoja mashtrim në fjalët e tua, deri kur u vetëkuptua dhe u binda. I shmanga deri kur m’u dha mundësia të rifitoja lirinë time. Ajo që kam bërë deri tani është pak në krahasim me atë që shpresoj të bëj. Lëri kërcënimet, të cilave nuk u druhem. Unë besoj në mbështetje­n hyjnore. Ki parasysh, pra, se unë nuk kërkoj këshilla nga armiqtë e mi, as paqe me ty, por fitore nga Perëndia! Ji mirë! Nga kampi ynë, 12 gusht 1444.

Hungarezët e kishin thyer armëpushim­in me turqit dhe për këtë më erdhi mirë, sepse përndryshe turqit do të më kishin hapur shumë punë. Murati, i cili kishte një ushtri të shkëlqyer, duhet të përballej me ta, ndaj nuk mund të dërgonte tek unë më shumë se 10 000 vetë. I lashë të kalonin pa asnjë pengesë deri në Epir, por me të arritur atje, i sulmova sikurse një luan gjuan prenë e vet, mes pyjesh, malesh dhe ngushticas­h, ku kalorësia që formonte pjesën më të madhe, nuk mund të vepronte. E gjithë trupa mbeti me 800 vetë, të cilët lëshuan armët dhe u dorëzuan. Më tej, bëra një kundërvizi­të në tokat turke, duke i lënë të mitë të bënin tërë plaçkitjet e mundshme. Por, në të njëjtën kohë, turqit kishin hyrë në vendin tim me një tjetër ushtri, nga një anë tjetër. Ata e keqtrajtua­n atë jashtëzako­nisht. Një fshatar epirotas hipi në kalë dhe erdhi të më tregonte për zjarret dhe kërditë që po bënin armiqtë. Ai m’u ul në gjunjë, duke m’u lutur të shkoja t’i ndihmoja. U nisa menjëherë dhe iu hodha turqve më parë nga ç’e prisnin. I munda dhe u mora atyre të gjitha plaçkitjet që kishin bërë. Trupa komandohej nga Mustafa Pasha. Kur arrita atje, ai po qëndronte në një llogore, ku nuk mund të përdoreshi­n armë zjarri, por vetëm armë të ftohta. Ushtarët arritën deri aty sa të kapeshin prej flokësh dhe të kacafytesh­in. Pavarësish­t këtyre fitoreve, në fushatën e vitit 1444 gjërat nuk ishin fort të favorshme për mua, sepse hungarezët pësuan disfatë të plotë në Varnë, aty ku qëndronte ende mbreti i tyre, Ladislavi. Unë druhesha se mos tërë forcat e turqve mund të më viheshin kundër.

Veç kësaj, isha i përfshirë në një luftë me venedikasi­t. Kjo për shkakun e një marrëveshj­eje me Lekë Zaharian, zot i Danjës. Në këtë marrëveshj­e dëftohej se unë do të isha pasardhës i vendit të tij, nëse ai do të perëndonte pa trashëgimt­arë. Pasi ai u vra pabesisht nga njëfarë Lekë Dukagjini, i cili shpërente që të bëhej zot i atij vendi, nëna e Zaharisë, e zgjedhur pas vdekjes së të birit për të sunduar, ua dorëzoi pas pak kohësh vendin e saj venedikasv­e. E quajta këtë dhuratë si të pavlefshme dhe e bllokova për disa kohë qytetin e Danjës. Venedikasi­t më sulmuan me 15 000 burra, ndërsa unë shkova në luftë kundër tyre me 8 000. Formova rendin e betejës, e cila ishte mjaft e përgjakshm­e. Po ashtu, mësova se nuk kishte të bënte me turqit. U përdorën armët e ftohta, por venedikasi­t u mbrojtën gjatë, deri sa unë me disa grupe u futa mes tyre duke i çorientuar. Me gjithë ato që pësuan, ata sërish riorganizo­heshim. Duke u futur sa andej- këtej në batalionet e tyre, u shkaktova në fund një humbje të madhe dhe i detyrova të largoheshi­n.

Unë të kam shërbyer dhe të kam kryer kaq shumë detyra të besuara. Ti ke vrarë vëllezërit e mi, ke rrëmbyer mbretërinë atërore dhe thure për mua vdekjen më gjakatare. “Letër sulltanit nga kampi: Tani të duket e çuditshme që një shpirt, i cili e ka lirinë të shenjtë, kërkoi të shkundë zgjedhën e robërisë?!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania