Gazeta Shqiptare

Qendra historike e Tiranës, një VKM për zonën e mbrojtur

- Fatmira Nikolli.

Një Vendim i Këshillit të Ministrave që mban datën 3 tetor ka në fokus “Deklarimin e Qendrës Historike të qytetit të Tiranës dhe përcaktimi­n e zonës mbrojtëse të saj, sipas hartës së zonifikimi­t që i bashkëlidh­et”. Dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare( që hyn në fuqi menjëherë), është një “plan për ruajtjen, mbrojtjen dhe administri­min e qendrës historike të Tiranës dhe zonës mbrojtëse të saj”. Dokumenti në fjalë do të dojë në vijim komentet e specialist­ëve të Ministrisë së Kulturës dhe oponentëve, por në parim ajo përcakton se hapësira urbane në mbrojtje e qytetit të Tiranës përbëhet nga Qendra Historike, Zona mbrojtëse dhe Zona arkeologji­ke A e Kalasë së Tiranës. Brenda këtyre zonave përfshihen ansamble historike urbane, monumente të kategorisë së parë dhe monumente të kategorisë së dytë, zona me potencial arkeologji­k, zona të gjelbra, sheshe dhe objekte pa status. Po parimisht, thuhet se plani i përgjithsh­ëm vendor i qytetit të Tiranës merr parasysh kufijtë e zonifikimi­t të Qendrës Historike, zonës së mbrojtur të saj dhe zonës arkeologji­ke A, të Kalasë së Tiranës, si dhe rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administri­min e tyre. Në VKM vihet në dukje se Qendra Historike në qytetin e Tiranës është hapësira urbane me vlera të rëndësishm­e urbanistik­e- arkitektur­ore, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit dhe arritjet në arkitektur­ë, si xhamia e Et’hem Beut, ndërtimet administra­tive dhe kulturore, të aksit monumental të viteve ‘ 30–‘ 40, si dhe shembuj të spikatur të arkitektur­ës të pas viteve ‘ 50. Hapësira urbane e Qendrës Historike në qytetin e Tiranës përfshin Ansamblin historik urban në bulevardin “Zogu I” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; Sheshin “Skënderbej”, Sheshin “Nënë Tereza”; Sheshin “Italia” dhe hapësirat e gjelbra.

QENDRA HISTORIKE DHE NDËRHYRJET

Vendimi përcakton se zona mbrojtëse shtrihet përreth Qendrës Historike, ruan vlera historiko- kulturore, me të cilat plotëson dhe pasuron vlerat e qendrës historike. Vëren se në të ndodhen objekte monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë dhe objekte pa status; vëren se zona arkeologji­ke A e Kalasë së Tiranës ndodhet brenda zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të qytetit të Tiranës dhe se rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administri­min e zonës arkeologji­ke A, përcaktohe­n me plan të veçantë. Neni 6 mbetet për t’u parë me interes, sepse ai përcakton ndërhyrjet në Qendrën Historike. Parimisht thuhet se ndërhyrjet në Qendrën Historike kanë si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimi­së kulturore. Brenda kësaj qendre kryhen:

a) Ndërhyrje sistematik­e konservues­e, restaurues­e dhe të mirëmbajtj­es në qendrën historike, si dhe në

monumentet e të dyja kategorive, bazuar në kriteret për konservimi­n dhe restaurimi­n; b) Ritrajtime, rikonstruk­sione dhe rifunksion­alizim të objekteve me status, duke respektuar kompozimet dhe pamjen e jashtme, si dhe tërësinë e ansamblit arkitekton­ik urban; c) Ndërhyrjet rehabilitu­ese në rrjetin rrugor, sheshe dhe hapësira të gjelbërta, duke ruajtur kompozimin urban; ç) Ndërhyrje ( rindërtime, rikonstruk­sione, rehabiliti­me) në objektet pa status, në përputhje me “Planin e përgjithsh­ëm vendor” të qytetit të Tiranës.

Ndërkaq, neni 7 merret me “Ndërhyrjet në zonën mbrojtëse”, ku sipas VKM- së, në këtë zonë kryhen restaurime, adaptime, rikonstruk­sione dhe ndërtime të reja për të rritur vlerat brenda saj arkitekton­ike dhe funksional­e, të cilat duhet të jenë në harmoni me vlerat e ansamblit, por, lejohet edhe ndërtim, rikonstruk­sion i rrjetit rrugor dhe i shesheve, për përmirësim­in e infrastruk­turës.

Çfarë do të thotë kjo? Nëse kalaja është qendër historike, zona përreth saj, është zonë mbrojtëse dhe në të lejohen ndërhyrjet e mësipërme.

Neni 8 vendos që projektet e restaurimi­t të monumentev­e të kulturës hartohen nga institucio­ne shtetërore të specializu­ara ose nga subjekte të licencuara për këtë qëllim. Projektet shqyrtohen dhe miratohen në Këshillin Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore Materiale, në vijim “KKTKM”. Zbatimi i punimeve të restaurimi­t kryhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimi­së Kulturore, në vijim DRTK- ja ose subjekte të licencuara për këtë kategori ndërtimesh. Thuhet se studimet dhe projektet e rikonstruk­sionit në qendrën historike hartohen nga Instituti Kombëtar i Trashëgimi­së Kulturore, në vijim IKTK- ja, DRTK- ja ose nga subjekte të licencuar në fushën e restaurime­ve. Projektet shqyrtohen dhe miratohen paraprakis­ht në KKTKM dhe vijojnë procedurën përkatëse sipas ligjit për planifikim­in e territorit. Zbatimi i punimeve të rikonstruk­sionit kryhet nga

subjekte të licencuara për këtë kategori. Studimet dhe projektet për ndërhyrje në rrjetin rrugor, infrastruk­turën nëntokësor­e hartohen nga subjekte projektues­e të licencuara në projektim për kategorinë e mësipërme për fushat përkatëse, në bashkëpuni­m me IKTK dhe DRTK.

Sa u takon studimit, projektimi­t dhe zbatimit të punimeve në zonën mbrojtëse vendoset që “projektet e ndërtimeve të reja, rikonstruk­sionit të ndërtesave në këtë zonë, hartohen nga projektues ose subjekte projektues­e të licencuara në projektim për kategorinë e mësipërme për fushën e ndërtimit. Projektet shqyrtohen dhe miratohen sipas legjislaci­onit në fuqi për planifikim­in e territorit”, si edhe “studimet dhe projektet për ndërhyrje në rrjetin rrugor, infrastruk­turën nëntokësor­e hartohen nga subjekte projektues­e të licencuara në projektim për kategorinë e mësipërme për fushat përkatëse. Projektet shqyrtohen dhe miratohen sipas legjislaci­onit në fuqi për planifikim­in e territorit. Zbatimi i punimeve kryhet nga subjekte të licencuara për këtë kategori sipas legjislaci­onit në fuqi për planifikim­in e territori.

ÇFARË ËSHTË NË MBROJTJE

Në VKM vihet në dukje se Qendra Historike në qytetin e Tiranës është hapësira urbane me vlera të rëndësishm­e urbanistik­earkitektu­rore, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit dhe arritjet në arkitektur­ë, si xhamia e Et’hem Beut, ndërtimet administra­tive dhe kulturore, të aksit monumental të viteve ‘ 30–‘ 40, si dhe shembuj të spikatur të arkitektur­ës të pas viteve ‘ 50. Hapësira urbane e Qendrës Historike në qytetin e Tiranës përfshin Ansamblin historik urban në bulevardin “Zogu I” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; Sheshin “Skënderbej”, Sheshin “Nënë Tereza”; Sheshin “Italia” dhe hapësirat e gjelbra.

Më tej për të gjitha çështjet që nuk trajtohen dhe për pasojë nuk zgjidhen në këtë rregullore, sipas kompetenca­ve, ato zgjidhen nga ministritë përgjegjës­e për trashëgimi­në kulturore, nëpërmjet institucio­neve të specializu­ara. Shkelja e kësaj rregullore­je, thotë VKM, ndiqet nga dispozitat e ligjit nr. 27/ 2018, “Për trashëgimi­në kulturore dhe muzetë” dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania