Gazeta Shqiptare

Xhamia që meriton Prishtina dhe rreziku i përsëritje­s së gabimit të Tiranës

- NGA ADRI NURELLARI

( vijon nga faqja 1)

... e Bashkësisë Islamike të Kosovës, kjo xhami e re do të ndërtohet duke kopjuar arkitektur­ën e xhamisë së Sulltan Selimit II në Edirne që arkitekt Sinani ka pas ndërtuar në periudhën 1569- 1575. Në këtë mënyrë përsëritet gabimi i Tiranës duke e privuar qytetin nga mundësia e pasjes së një objekti publik madhështor me arkitektur­ë origjinale bashkëkoho­re.

Së pari, duhet thënë që me komuniteti­n mysliman në Tiranë ashtu sikurse në Prishtinë është bërë një padrejtësi duke e vonuar kaq shumë ndërtimin e një xhamie të madhe. Xhamia qendrore e Prishtinës, ashtu sikurse edhe kjo e Tiranës janë vonuar si pasojë e një kompleksi inferiorit­eti të kombinuar edhe me nuanca islamofobi­e nga e cila ka vuajtur një pjesë e elitës shqiptare. Qeverisjet e njëpasnjës­hme lokale të Tiranës, të të gjitha krahëve politikë, kanë refuzuar për dy dekada të tranzicion­it që të japin lejen e ndërtimit për xhaminë e madhe të Tiranës për të cilën është bërë kërkesë që në 1993. Edhe pse nuk e kanë shprehur haptazi, këta drejtues të qeverisë lokale duke dashur të duken “më katolikë se papa” kanë refuzuar që të ndërtohet një objekt i madh kulti islamik nga frika se mos binte keq në sy të huajve. Ka qenë për të ardhur keq fakti që myslimanëv­e, që përbëjnë shumicën në Tiranë, nuk iu lejohej ndërtimi i xhamisë së madhe në tokën e zotëruar prej Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndërkohë që Katedralja katolike e Shën Palit u ndërtua në fund të vitit 2001 ndërsa Katedralja Ortodokse ‘ Ngjallja e Krishtit” u përfundua në vitin 2012, që të dyja në tokë shtetërore. Ky diskrimini­m i hapur është përdorur shpesh si evidencë nga klerikët radikalë për të kultivuar ndjesinë e viktimizim­it dhe getoizimit tek shumë besimtarë myslimanë.

Mirëpo situata sot është bërë edhe më absurde, sepse u kalua në ndryshim 180 gradë nga pengimi i ndërtimit të xhamisë prej “turpit” të dimensioni­t oriental te ndërtimi i një xhamie me arkitektur­ë osmane mesjetare. Rama u kujtua për të lejuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës vetëm në fund të mandatit të tij të tretë si kryetar bashkie, pak javë para zgjedhjeve të vitit 2011. Asokohe u bë një konkurs ndërkombët­ar që u fitua nga projekti spektakula­r i danezit Bjarke Ingels, i cili sot konsideroh­et si një ndër arkitektët bashkëkoho­r më të mirë në botë. Mirëpo për arsye banale politike Basha sapo e zëvendësoi Ramën në krye të bashkisë, e anuloi projektin modern të xhamisë dhe e zvarriti edhe më tutje këtë çështje. Drita e gjelbër finale për xhaminë u dha pak javë para zgjedhjeve të parlamenta­re të vitit 2013 ku edhe u miratua projekti otoman që po ndërtohet sot. Prandaj unë po shpresoj që Prishtina të nxjerri mësime nga pësimet e Tiranës duke mos ndërtuar një xhami me arkitektur­ë osmane të para 6- 7 shekujve, por një xhami të denjë për shekullin 21.

I njëjti gabim u bë edhe me ndërtimin e katedrales katolike të Prishtinës “Nënë Tereza”. Ajo përveçse u ndërtua e stër- madhe në kundërshti­m me atë që ishte parashikua­r nga plani rregullues urban, u ndërtua në stil arkitekton­ik romanesk që i takon mesjetës. Idealja do të ishte që edhe arkitektur­a e katedrales të ishte bashkëkoho­re dhe objekti të mos ishte i atyre përmasave të ekzagjerua­ra që e bën të stonojë me pjesën përreth. Një tjetër gjë që e bën më qesharake situatën, është fakti që aty ku duhet me të vërtetë të vlerësojmë e kujdesemi për trashëgimi­në otomane, tregohet neglizhenc­ë. Kjo pasi në Kosovë ka rastisur që të prishen xhami shekullore otomane autentike për t’u transformu­ar e zmadhuar. Për mos të folur pastaj se si nuk tregohet kurrfarë kujdesje për të konservuar apo restauruar trashëgimi­në monumental­e osmane të qyteteve të ndryshme të Kosovës duke nisur nga çarshia e Prishtinës.

Duhet thënë që arkitektur­a osmane ka qenë pararojë për kohën e vetë dhe arkitekti më i shquar i këtij stili, Sinani, është konsiderua­r si Mikelanxhe­lo i Lindjes. Mirëpo po ashtu, duhet kuptuar se ajo arkitektur­e nuk ishte gjë tjetër përveç se arkitektur­a e mëparshme bizantine e ndryshuar duke gërshetuar nuanca stilistike nga Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme. E theksoj këtë fakt për të treguar se xhamitë nuk duhet që të jenë medoemos me arkitektur­e otomane për t’u konsiderua­r xhami të denja pasi baza e kësaj arkitektur­e është faktikisht Bizanti kristiano- ortodoks.

Arkitektur­a fillestare e xhamive kuptohet që ishte arabe, pasi xhamia e parë thuhet të ketë qenë shtëpia e profetit Muhamed, e cila ka shërbyer si xhami në shekullin VII. Ajo kishte karakteris­tika tipike të një shtëpie arabe: një oborr i gjerë i rrethuar nga dhoma të gjata të mbështetur­a nga shtylla. Mirëpo islami duke u përhapur nëpër botë mori stile arkitektur­ore lokale nga më të ndryshmet duke variuar nga stili turk e pers tek malaj, hindu e kinez. Kjo do të thotë se arkitektur­a e xhamisë varion sepse është formuar kryesisht nga traditat vendit ku është ndërtuar dhe teknologji­së së kohës.

Për të qenë xhami e pranueshme për liturgjinë, klerin dhe besimtarët, një ndërtesë duhet thjeshtë të ketë disa elemente bazike e mandej stilet arkitektur­ore mund të jenë ç’të duan. Këto elemente janë oborri apo sahni që nënkupton një sallë lutjesh; muri i kiblës që tregon drejtimin e Kiblës; mihrabi që është një thellim gjysëmqark­or në murin e xhamisë që tregon kiblën; kupola apo kubeja që simbolizon kupën e qiellit dhe minarja apo kulla nga ku bëhet thirrja për lutje. Gjithashtu tipike për xhami janë minberin ose foltorja e hoxhës si dhe dekorimet.

Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe, gjithashtu, ka popullsinë më të re në Evropë, e nuk ka përse të mbetet peng i së kaluarës. Prishtina meriton një xhami që të jetë ajka e arkitektur­ës ndërkombët­are sot sikurse qe avangardë arkitektur­a osmane në kulmin e saj kur edhe u ndërtua Xhamia Blu ( Sulltan Ahmet) nga arkitekt Sedefqar Mehmeti Biçakçiu i Elbasanit. Përderisa ne përfitojmë nga arritjet e njerëzimit, nga teknologji­a moderne duke përdorur makina, avionë e iphone, përse duhet që të ndërtojmë ndërtesa që i përkasin një epoke kur njerëzit përdornin vetëm kuaj e deve. Arkitektur­a e asaj kohe, ishte e kushtëzuar nga nevoja, botëkuptim­i, shija, teknologji­a e kohës ndërkohë që sot të gjitha këto elemente kanë ndryshuar radikalish­t. Stilet arkitektur­ore me të cilat ndërtojmë, sikurse edhe zhanret e tjera artistike si muzika apo piktura, pasqyrojnë kulturën, shijet, nevojat e shoqërisë që i krijon. Arti mund të konsideroh­et si një gjuhë që në mënyrë të pashmangsh­me evoluon me kalimin e kohës. Ne nuk vishemi më me fustanella, tirqe, çitjane e xhubleta si në kohën kur u ndërtuan xhamitë otomane, atëherë përse duhet të ndërtojmë në stilin e atëhershëm duke shpërfillu­r ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë prej asaj kohe.

Për këtë gjë fundja nuk ka nevojë që të shpikim rrotën, por të veprojmë siç kanë vendosur të veprojnë vende të tjera të botës që e kanë shumicën e popullsisë myslimane. Kështu për shembull xhamia më e madhe në Pakistan, xhamia Faisal është ndërtuar me arkitektur­ë moderne në 1987 dhe po ashtu xhamia Negaranë Kuala Lampur, quajtur ndryshe xhamia kombëtare e Malajzisë është ndërtuar me stil modern në 1965. Indonezia dy xhamitë më të mëdha të saja, atë të Sumatrës Perëndimor­e dhe Istiqlal në Xhakartë, i ka, gjithashtu, mban firmën e arkitektit britanik John McAslan. Xhamia e Madhe e Algjerit, që është duke u ndërtuar në Algjeri dhe që ka për t’u bërë xhamia e tretë më e madhe në botë, është dizajnuar me arkitektur­ë moderne nga kompania gjermane KSP Jürgen Engel. E njëjta gjë mund të thuhet për projekte madhështor­e moderne arkitektur­ore si Xhamia e Parkut Lindor në Manama të Bahreinit, xhamia Abdul Rahman Siddique në Dubai, xhamia KAFD dhe ajo KAPSARC në Riad të Arabisë Saudite, Baitur Rauf Jame në Daka të Bangladesh­it, Yesil Vadi dhe ª akirinnë Stamboll, Assyafaah në Singapor etj. Anembanë Evropës gjithashtu janë ndërtuar xhami që janë perla të arkitektur­ës moderne sikurse janë Qendra Islamike dhe Xhamia në Rjekë të Kroacisë, xhamitë e Këlnit dhe Penzbergut, Nusrat Xhahan në Kopenhagen të Danimarkës, Baitul Futuh në Londër etj. Por ka edhe raste shqiptare, sikurse është xhamia e Ballies në Elbasan, e cila është duke u ndërtuar me një arkitektur­ë shumë të hijshme bashkëkoho­re e që është mirëpritur me kënaqësi nga banorët e të gjitha feve.

Përveç se për klerikët dhe besimtarët myslimanë, objekti i xhamisë së re të Prishtinës ka rëndësi edhe për mbarë shoqërinë, sepse do të jetë një ndër ndërtesat publike më të mëdha. Fatkeqësis­ht Kosova ka pasur shumë shanse të humbura për të ndërtuar ndërtesa publike të mëdha me arkitektë të njohur ndërkombët­arë, mirëpo janë zgjedhur arkitektë mediokër “me të njofshëm”. Prandaj nëse do të përzgjidhe­j një projekt bashkëkoho­r për Xhaminë Qendrore të Prishtinës, sikurse është ai i Zaha Hadid, Prishtinës do i përmirësoh­ej reputacion­i e do i shtohej edhe një atraksion turistik. Arkitektët e famshëm si Hadid janë shndërruar në marka apo brande më vete dhe krijimet e tyre të viteve të fundit. Kështu, për shembull, qendra Heydar Aliyev E Zaha Hadid në Baku të Azerbajxha­nit është një ndër destinacio­net kryesore për turistët. Kështu mund të thuhet se janë shndëruar në ikona për qytetet përkatëse Guggenheim Museum në Bilbao apo Shtëpia Vallëzuese në Pragë të Frank Gehry- t, Burj Al Arab në Dubai nga Tom Wright, Kullat Petronas në Kuala Lampur nga Cesaro Pelli, Marina Bay Sands nga Moshe Safdie; Qyteti i Artit dhe Shkencës në Valencia nga Calatrava, Reichstag në Berlin i Norman Foster etj.

Përpos kësaj nuk ka përse medoemos të ndërtohet në qendër të Prishtinës kjo xhami. Prishtina është një qytet në zhvillim e sipër dhe tendenca e qyteteve moderne është që të jenë policentri­ke, për ta shpërndarë ngarkesën e trafikut por edhe mirëqenien ekonomike në mënyrë sa më proporocio­nale nëpër gjithë hapësirën urbane. Pikërisht për këtë arsye do të ishe me vlerë që kjo xhami kur të ndërtohet mos të cenoje trashëgimi­në arkitekton­ike të Prishtinës, ashtu si është ajo moderniste e ish- komuniste, por të ndërtohet në pjesët e reja në zgjerim të qytetit sikurse janë Lakrishtja apo Rruga B. Prishtina dhe mbarë Kosova, qoftë si pasojë e luftës e qoftë e zhvillimin e vrullshëm e të shkujdesur urban që pasoi, ka humbur shumë nga trashëgimi­a e saj monumental­e, prandaj është mirë që jo vetëm trashëgimi­a otomane e qendrës e lënë pas dore, por edhe komplekset e ndërtimeve të periudhës së Jugosllavi­së të rishqyrtoh­en me sy historiani dhe të merren në mbrojtje e mirëmbahen.

Së fundmi ka edhe një element shumë të rëndësishë­m ideologjik tek nevoja për një stil arkitektur­or modern e që ka të bëj me dimensioni­n universal të fesë islame që hamendësoh­et të jetë e vlefshme për çdo kohë. Pra një stil arkitektur­or modern lë të kuptohet se feja islame nuk i përket vetëm të kaluarës por edhe të tashmes e të ardhmes. Gjithashtu, një arkitektur­ë bashkëkoho­re që është etnikisht neutrale, i jep goxha më shumë legjitimit­et e besueshmër­i xhamisë më të madhe në Kosovë, sesa po të ndërtohej në stil osman, i cili mund konsideroh­et nga shumë zëra si reminishen­cë e ish- pushtuesve. Për një shoqëri të re si e Kosovës ku rinia mezi pret të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, është e arsyeshme që edhe bashkësia islame të komunikojë e bëhet tërheqës për brezat e rinj, mes të tjerash nëpërmjet arkitektur­ës moderne të objekteve të kultit, duke dhënë kështu mesazhin se ky institucio­n di të eci në hap me kohën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania