Gazeta Shqiptare

SHPIFJA, beteja e GABUAR!

- Nga Lutfi Dervishi

( vijon nga faqja 1)

... thashethem­e, gënjeshtra, fyerje, tallje, përqeshje. Kjo është bota ideale. Bota reale është pak a shumë ajo që parashikon­te Aldous Huxley në vitin 1931 kur shkroi novelën “” Bota e re e marrosur”

Huxley, ndryshe nga bashkëkomb­ësi i tij George Orwell që në vitin 1948 shkroi romanin e famshëm “1984”, ku parashikon­te një shoqëri që do të ndalonte informacio­nin- ishte më profetik, - Huxley thoshte se jo vetëm që nuk do të ndalohej informacio­ni, por do të ketë cunam informacio­ni.

Orwell thoshte se e vërteta do të ndalohet, Huxley thoshte se e vërteta do të zhytet në oqeanin e kotësisë. Orwell parashikon­te që individi do të torturohet, Huxley thoshte se “tortura” do të injektohet përmes kënaqësisë.

Përpjekja e qeverisë për të ndaluar shpifjen me paketë i ngjan përpjekjes së laboratori­t më të mirë britanik që nuk arriti të ndaj dot “sinjalin” nga zhurma babale.

Të merresh me median sot është një nismë shumë e guximshme.

Media nuk është ajo që ka qenë. Nuk është e lehtë të japësh përgjigje për pyetjen: kush është media? Kush është gazetar?

Është gazetar gazetari tradiciona­l që beson se do të ndryshojë botën me punën e tij, ndërkohë që bota po ndryshon vetë me një shpejtësi marramendë­se?

Është gazetar çdo njeri me celular në dorë që prodhon tekst, foto video apo kombinim të tyre?

Është gazetar, moderatori/ moderatorj­a e njohur që të mahnit me pyetje të tipit: çfarë mendon për… kohën/ raketat/ babalen/ rrugën e kombit/ FMN/ lTrump/ shkollën etj. etj. etj.?

Është gazetar ai/ ajo që ( sipas zëvendësmi­nistrit të Brendshëm) është vënë në shërbime të bandave kriminale rivale?

Është gazetar këngëtarja e njohur që ka miliona klikime në you tube?

Është gazetar/ e kryeminist­ri? Kryetari i Partisë? Ministri? apo kryebashki­aku që raportojnë për veten përmes medias sociale?

Është gazetar - ai/ ajo që i shërben si kamerier/ kameriere pushtetit të radhës?

Është gazetar ai i marri që nuk e dëgjon njeri në shtëpi, që e tallin në lagje, por që jep leksione në ekran?

Është gazetar ai që punon me “qira” në këtë profesion?

Është gazetar ai që punon në televizion kombëtar dhe ka 3 muaj pa marrë rrogën?

Është gazetar ai i marrëdhëni­eve me publike që informacio­nin e paketon si lajm dhe do ta shesë përmes televizion­it?

Është gazetar/ e ai/ ajo që ka alergji nga e vërteta?

Situata në lidhje me median ka ndryshuar dhe jo vetëm në Shqipëri. Opinioni publik nuk ndikohet më vetëm përmes medias tradi- cionale dhe gazetarëve, por edhe prej rrjeteve sociale. Fuqia e individëve të pafuqishëm deri dje që shprehin lirshëm mendimet e veta është gjithnjë në rritje. Aty ku media tradiciona­le mërmërit, media e re ulërit dhe shpesh me të drejtë.

Për shkaqe historike ne nuk jemi ende shoqëri informacio­ni, por jemi shoqëri thashethem­i. Kemi frikë të lexojmë të vërtetën, sepse druajmë se do të na ndryshojë mendje. Më lehtë besohet thashethem­i më i pabesueshë­m se e vërteta që të zë sytë.

Nuk ka rast të dytë në kontinent që në “prime time” çdo natë të kesh nga 10 programe me politikë. Nëse “politika” do të eksportohe­j ne do të ishim vendi parë eksportues në glob.

Ata që zotërojnë median ( tradiciona­le) sot nuk janë filantropë që i kanë zënë ethet e dashurisë për të treguar ngjarjet e ditës dhe historinë, ata i kanë zënë ethet e parasë dhe median e kanë për të bërë më shumë pare, për të ushtruar më shumë pushtet, për të dëshmuar më shumë vanitet!

Në epokën e cunamit të informacio­nit, të lajmeve të rreme e të post truth ( rastit kur nuk kanë rëndësi faktet, por çfarë emocioni shkakton me “argumentet” e tua) - beteja me shpifjen i ngjan pak betejës me mullinjtë e erës. ( Megjithëse sot mullinjtë e erës janë burim i pastër energjie)

Shpifja e ka përgjigjen në ligjin ekzistues. Ajo çfarë vlen off line, vlen edhe on line. Një vendim i mirë gjykate, një vendim që merr në konsiderat­ë dhe peshon të drejtën e informacio­nit, të drejtën për jetë private dhe interesin publik, shërben më shumë se 100 kode etike. Ligji shpifjes nuk është vetëm për median. Media është lule krahasuar me... politikanë­t apo jo?!

Kodi etik i gazetarëve ( i ripunuar së fundmi) është mjaft i qartë në deontologj­inë e profesioni­t, por ndikimi i tij në praktikë i ka ngjarë efektit që kishte dikur urdhri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para se ky i fundit të lirohej nga ushtria.

Shqipëria ka mbi 20 gazeta të përditshme, 56 televizion­e, mbi 200 kabllorë, mbi 700 portale, mbi 1.8 milionë llogari ‘ Facebook’. Dhe gjithë këto operatorë mediatik - janë në një treg që nuk funksionon si treg.

Sigurisht kryeminist­ri dhe qeveria mund të bëjnë shumë për lirinë e medias. Rastet e dhunës ndaj gazetarëve duhen hetuar me shpejtësi me përparësi dhe duhet dërguar sinjali i qartë që me gazetarët nuk bëhet shaka.

Kryeminist­ri do të jepte një kontribut të madh për lirinë e gazetarëve nëse nuk do të shkonte në asnjë televizion nëse Inspektora­ti i Punës nuk do të çertifikon­te që gazetarët janë me kontrata dhe paguhen rregullish­t. Ka tv që qëndrojnë hapur vetëm për të pasur në studio kryeminist­rin / ministrin e radhës.

Kryeminist­ri do të ndihmonte shumë në lirinë e medias nëse do të jepte një urdhër të qartë që mos zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit ( një nga ligjet më të mira që kemi) është krim i ndëshkuesh­ëm.

Kryeminist­ri do të ndihmonte në pastrimin e diskursit publik nëse në Parlament, ata që ka nën hyqëm të zbatojnë kodin e etikës dhe të kenë minimumin e njerëzillë­kut në komunikimi­n publik.

Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes- JO e lirisë së medias.

Kryeminist­ri është në detyrën e lartë edhe për të duruar. Ka plot që e konsideroj­në lirinë e medias si “leje gjuetie”, por teprimet në lirinë e medias janë çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë.

Media ka kusuret e veta, por më mirë një media që “shpif ” se një qeveri që kumton se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtër?!

Skenari Huxley nuk luftohet me “skenarin orëellian”. Nuk ka nevojë për ndalime të reja. Ka nevojë për shtet ligjor që funksionon. E fillon dot i pari kryeminist­ri? E nis dot me hapin e parë- ndarjen/ distancimi­n nga oligarkët e medias që rrënojnë rregullat e profesioni­t për ca para buxheti më shumë?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania