Gazeta Shqiptare

Skënderbeu del në stërvitje, lojtarët me sytë nga bankomati

Në Korçë gjërat nuk po ecin siç duhet. Lojtarë të pamotivuar dhe KAS- i që po zvarritet Klubi s'garanton asgjë, pret përqindjet e shitjeve

-

Te Skënderbeu ka një çështje, ose më saktë ka disa çështje që së bashku e bëjnë mjaft të turbullt qiellin mbi Korçë, duke rritur shumë dyshimet e tifozëve rreth asaj që do të jetë e ardhmja e klubit bardhekuq. Kjo sepse për herë të parë që prej vitit 2010 te Skënderbeu ka probleme financiare. Diçka e tillë dukej një e shkuar e largët, në kohën kur Agim Zeqo dhe Ardjan Takaj nuk kishin zbarkuar ende në Korçë për të marrë kontrollin e klubit që më pas do të dominonte futbollin shqiptar, pavarësish­t polemikave që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe. Dje lojtarët e Skënderbeu­t kanë dalë në stërvitje të heshtur dhe kokulur. Ata e kanë pasur mendjen ende te rrogat e prapambetu­ra, ndërsa nga ana e klubit nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar në lidhje më këtë situatë, madje ç'është më e habitshmja as nuk kanë reaguar publikisht për këtë ngjarje. Ajo që mësohet nga burime të afërta me klubin bardhekuq, është se presidenti Takaj po pret përqindjet e shitjes së Peter Olainkës dhe ndonjë lojtari tjetër për të krijuar kapitalin e nevojshëm për të siguruar përfundimi­n e sezonit.

NË PRITJE TË KAS- it

Pasiguria duket se do të vazhdojë gjatë, pasi nuk ka ende asnjë datë reale për zhvillimin e seancës dëgjimore në KAS të Lozanës që do të përcaktojë fatin e klubit korçar. Fillimisht mendohej se gjyqi do të zhvillohej në shtator, rreth katër muaj pas vendimit të dalë nga UEFA, e më pas në tetor, siç janë shprehur drejtuesit më të lartë të klubit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu siç duket se nuk do të ndodhë edhe gjatë nëntorit. KAS i Lozanës ka publikuar sot datat e reja të shqyrtimit të çështjeve që do të trajtojë së afërmi dhe deri në fundit të nëntorit janë regjistrua­r 19 çështje, të cilat do të merren në shqyrtim. Asnjë prej tyre nuk është ajo mes Skënderbeu­t dhe UEFA- s, që do të thotë se edhe për muajin nëntor nuk do të ketë asnjë të re në këtë drejtim. Në një kohë kur të gjithë lojtarët deklarojnë se presin vendimin e KAS për të vendosur se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, në radhët e klubit korçar shtohet pasiguria dhe nëse vendimi nuk del para mbylljes së vitit, në janar mund të përjetohet një tjetër eksod nga radhët e kësaj skuadre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania