Gazeta Shqiptare

Ideja e qeverisë: Bastet sportive, po mendojmë idenë e monopolit shtetëror

Zbardhet relacioni i vendimit që bllokon lotot që nga 1 janari 2019 "Mund të ushtrohet nga struktura të posaçme"

-

Pikat e basteve mund të jenë monopol sh tetëror. "Enigma" është zgjidhur nga vetë qeveria nëpërmjet relacionit të projektlig­jit të depozituar në parlament.

Në draftin "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë" brenda 31 dhjetorit mbyllen të gjitha aktivitete­t e basteve sportive që ushtrohen nga kompanitë private, duke ofruar si "zgjidhje" krijimin e një monopoli shtetëror. "Qëllimi i këtij projektlig­ji është ndërprerja e ushtrimit të aktiviteti­t të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, me përmbushje­n e afatit të përcaktuar në këtë projektlig­j, deri në datën 31 dhjetor 2018. Ky projektlig­j është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikua­r për kazinotë elektronik­e dhe bingot tradiciona­le, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri më 31 dhjetor 2018. Ky projektlig­j synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë". Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtari­e po konsideroh­et mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtari­e nga struktura shtetërore të ngritura posaçërish­t", thuhet në relacionin shoqërues të këtij drafti.

RELACION PËR PROJEKTLIG­JIN "PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"

Qëllimi i këtij projektlig­ji është ndërprerja e ushtrimit të aktiviteti­t të Baste sportive" dhe "Basteve për garat në pistë", me përmbushje­n e afatit të përcaktuar në këtë projektlig­j, deri në datën 31 dhjetor 2018. Ky projektlig­j synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë baste sportive dhe baste për garat në pistë. Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtari­e po konsideroh­et mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtari­e nga struktura shtetërore të ngritura posaçërish­t.

II. VLERËSIM I PROJEKTAKT­IT NE RAPORT ME PROGRAMIN

POLITIK TË KËSHILLIT TE MINISTRAVE, ME PROGRAMIN

ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTEV­E TË TJERA

Projektlig­ji është në përputhje me zbatimin e objektivav­e të parashikua­r në programin e qeverisë, për veprimtari­në në fushën e lojërave të fatit.

Projektlig­ji nuk është i parashikua­r në programin e përgjithsh­ëm analitik të projektakt­eve që do të paraqiten gjatë vitit 2018 për shqyrtim, pranë Këshillit të Ministrave, miratuar me vend? m? n nr. 37, datë 24.1 2018, të Këshillit të Ministrave.

II. ARGUMENTIM­I I PROJEKTAKT­IT LIDHUR ME PËRPARËSIT­Ë

PROBLEMATI­KAT, EFEKTET E PRITSHME

Miratimi i këtij projektlig­ji synon ndërprerje­n e ushtrimit të aktiviteti­t të lojërave të fatit për kategoritë "Baste sportive dhe "Baste për garat në piste", me përmbushje­n e afatit të përcaktuar në këtë projektlig­j deri në datën 31 dhjetor. Ky projektlig­j është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikua­r për kazinotë elektronik­e dhe bingot tradiciona­le, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri më 31 dhjetor 2018. Ky projektlig­j synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëtin afat Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, për mediat vizive do të shprehej se grupi i punës po analizon disa alternativ­a, duke marrë si shembull praktikat evropiane, duke mos përjashtua­r mundësinë e krijimit të monopolit shtetëror.

edhe për kategoritë "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë". Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtari­e po konsideroh­et mundësia trajtimit te saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtari­e nga struktura shtetërore të ngritura posaçërish­t për ushtrimin e tij.

IV. VLERËSIMI I LIGJSHMËRI­SË, KUSHTETUTS­HËERISË DHE

HARMONIZIM­I ME LEGJISLACI­ONIN NË FUQI VENDAS E

V. VLERËSIMI I SHKALLËS SË PËRAFRIMIT ME ' ACQUIS COMMUNAUTA­RE'

Ky projektlig­j nuk ka për qellim përafrimin e ndonjë ' acquis' të BE- së.

VI. PËRMBLEDHJ­E SHPJEGUESE E PËRMBAJTJE­S SË PROJEKTAKT­IT

Ky projektlig­j është hartuar në 2 nene:

Në nenin 1, të këtij projektlig­ji,

në pikën 1, të nenit 1 të këtij projektlig­ji bëhet shtesa me këtë përmbajtje: Bëhet një shtesë dhe ndryshim "2/ 1. Organizato­rët e kategorive "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë" do të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërme­ndura në proces shqyrtimi ndërpriten. Ky propozim bëhet me qëllim ndërprerje­n e ushtrimit të aktiviteti­t të lojërave të fatit për kategoritë "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë", me përmbushje­n e afatit të përcaktuar në këtë projektlig­j, deri në datën 31 dhjetor 2018, si dhe mosvijimin e procedurës së licencimit për subjektet që kanë depozituar kërkesën e tyre për pajisjen me licencë, për këto kategori, pranë strukturës përgjegjës­e.

Në piken 2, të nenit 1, të këtij projektlig­ji bëhen këto ndryshime:

Fjalët "Basteve sportive" dhe "Baste për garat në pistë" hiqen si dhe fjala "të kategorive" zëvendësoh­et me fjalën "e kategorisë".

Ky propozim bëhet me qëllim që aktiviteti i lojërave të fatit për kategorinë "Bingo televizive", të mbetet i paprekur nga trajtimi që i bëhet me këtë ligj kategorive "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë".

VII. INSTITUCIO­NET DHE ORGANET QË NGARKOHEN ME ZBATIMIN E PROJEKTAKT­IT

Për zbatimin e këtij projektlig­ji ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit.

VIII. MINISTRITË, INSTITUCIO­NET DHE PERSONAT QË KANË KONTRIBUAR NË HARTIMIN E PROJEKTAKT­IT

Projektlig­ji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë

IX. RAPORTI I VLERËSIMIT TE TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEV­E BUXHETORE

Projektlig­ji nuk sjell efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania