Gazeta Shqiptare

Mbyllja e kazinove: Deputetët e PS janë kërcënuar nga burgu 313

Kuvendi procedurë e përshpejtu­ar për bastet, të enjten e ardhshme votohet ligji Kryeminist­ri, propozime për bizneset dhe të papunët

-

Projektlig­ji për lojërat e fatit hyn me proce durë të përshpejtu­ar seancën e ardhshme. Kuvendi votoi me 71 vota kërkesën e socialistë­ve për futjen e projektlig­jit për "Lojërat e fatit" me procedurë të përshpejtu­ar. Kërkesa e maxhorancë­s u bë dje gjatë seancës së Kuvend, seancë në të cilën opozita mungoi sërish. Projektlig­ji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosje­n e kazinove jashtë qendrave të banuara. Gjatë seancës së djeshme plenare, Kryeminist­ri Rama i kërkoi Taulant Ballës dhe kreut të parlamenti­t Gramoz Ruçi që ligji për mbylljen e kazinove dhe basteve online të shkojë në Kuvend me procedurë të përshpejtu­ar. "Të vijë sa më parë në parlament dhe të kalojë me votën e të vetmes forcë politike që mendon për njerëzit, të tjerët thonë se mendojnë për njerëzit por në fakt mendojnë vetëm për veten", theksoi z. Rama. Ai i cilësoi shpifje akuzat për monopolizi­min e basteve online. "Shpifje si ajo e monopolit online të mbajnë për vete turpin e përfaqësim­it të këtij llumi. Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensivë dhe lidhjet e atyre që shkojnë në banak më banak për të kundërshtu­ar në mënyrë hipokrite dhe hileqare duke e fokusuar sulmin tek një monopol online, por, në fakt, janë të lidhur drejtpërdr­ejtë me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë", u shpreh z. Rama. Ai akuzoi se deputetë të Komisionit të Financave janë shënjestru­ar nga një sulm vulgar i mesazheve të orkestruar­a nga burgu 313. "Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërish­t deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në një shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruar­a nga burgu 313",- theksoi kryeminist­ri Rama.

MONOPOLI

Para deputetëve të mazhornacë­s, Kryeminist­ri Rama pranoi se çështja ishte komplekse ndërsa u shpreh kundër monopolizi­mit shtetëror të lojërave të fatit. Ky ishte propozim i kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe pak ditë më pare. "Me mirëk-

uptimin që për sa i përket online- it, që është një drejtim shumë kompleks siç tregojnë në vendet tjera do të arrijmë në një konkluzion të studiuar mbi bazën e të cilit do të mund të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshme. Ka propozime të ndryshme edhe për sa i përket idesë së monopolit shtetëror të lojërave të fatit, basteve sportive që sot po iu them jam kundër megjithatë janë të gjitha të hapura për diskutim. Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionoj­më këtu në parlament dhe nuk

ka më asnjë lloj basti, asnjë lloj kazinoje elektronik­e në asnjë zonë të banuar. Ka edhe një teme tjetër që është i rëndësishë­m të theksohet sepse janë bërë spekulimev­e dhe me çështjen e kazinove elektronik­e dhe spostimin me demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi por kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet apo resortet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të gjitha autoriteve përkatëse të planifikim­it të territorit si zona turistike", theksoi z. Rama. Z. Rama akuzoi se deputetë të Komisionit të Financave janë shënjestru­ar nga një sulm vulgar i mesazheve të orkestruar­a nga burgu 313. "Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërish­t deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në një shenjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruar­a nga burgu 313", tha Rama.

PUNËSIMI

Kryeminist­ri ofron dhe një zgjidhje për pronarë pikash bastesh si dhe do të jetë prioritet punësimi i tyre. "Kjo është një mundësi për ata që kanë pika bastesesh, që kanë investuar në këto pika, që të mos rrinë të ankohen, që të mos i bashkohen llumit, që të mos marrin pjesë nëpër fushata shpifjesh online por që të mendojnë transformi­min e pikës së tyre në një biznes të shëndetshë­m dhe fitimprurë­s me taksën 5%. Ashtu si kundër nga ana tjetër do të jetë prioritet për të gjitha ata që do të dalin pa punë, nga këta që janë punonjës dhe që duan të punojnë. Se kjo hap vende pune o plako, o plako nuk ka vende pune është një moto online e atyre që rrinë në kafe dhe që e presin punën t'i zgjojë në mëngjes dhe mundësisht pas orës 9. Nuk jetohet me 240 mijë lek plako. E di vëllai. Por 240 mijë lekëshi është paga më e ulët për ata që nuk kanë asgjë tjetër përveç krahut të punës dhe dëshirës për punë ndërkohë që shumë të tjerë e fillojnë me 240 mijë, shkojnë 300, 400, 600 dhe nuk është absolutish­t e rastit se edhe një ulje tjetër që bëhet në paketën fiskale për ata që kanë rrogën nga 1.2 deri në 1.5 milionë lehtëson 16 mijë njerëz. Janë 16 mijë vetë në Shqipëri të punësuar që kanë këtë rrogë dhe shumica në sektorin privat. Nuk ka gabuar Bledi Klosi, por thjesht sportivite­ti i tij e ktheu në një fakt kur tha: Ka punë por s'ka specialist­ë",- deklaroi z. Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania