Gazeta Shqiptare

Mbyllja e portaleve, OSBE letër Ramës: Cenon lirinë e medias

Rama, bisedë me Desir: Paketa antishpifj­e, të hapur për çdo sugjerim Mbyllet afati, AKEP: Portalet janë regjistrua­r

- Valentina Madani

OSBE e sheh si cenim të lirisë së medias mbylljen e portaleve ' online'. Përfaqësue­si i OSBEsë për lirinë e medias, Harlem Desir, shprehu dje shqetësimi­n për lajmërimin për një sistem të ri regjistrim­i për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre. Më 15 tetor, Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare në Shqipëri publikoi një listë me 44 faqe interneti mediatike, që duhet të regjistroh­en pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajisen me NIPT brenda 72 orësh, të cilin duhet ta publikojnë pastaj ' online'. Mosrespekt­imi i këtij urdhri rezulton në mbyllje të faqeve të internetit. Kjo nismë, sipas qeverisë bëhet për t'u dhënë zgjidhje shpifjeve ' online'. Por, OSBE jep alarmin se mund të sjellë efekte shumë negative në lirinë e medias. "Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim­in e detyrueshë­m për mediat ' online' si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacio­ni dhe pluralizmi­n e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit ' online'", deklaroi Desir. Ai u bëri thirrje autoritete­ve shqiptare t'i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativ­at e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërf­shirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias. "Është tejet e rëndësishm­e që të sigurohet më shumë informacio­n rreth objektivav­e të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhu­r këto 44 faqe interneti", tha z. Desir.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi dje pas qëndrimit të OSBE- së dhe ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar dhe për të pranuar çdo sugjerim për të miratuar paketën antishpifj­e dhe Paketa antishpifj­e e iniciuar nga kryeminist­ri Rama nis me legalizimi­n e portaleve. Kryeminist­ri i cilësoi si "fantazma" pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistr­uara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të hënën AKEP publikoi një listë me portalet e paregjistr­uara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e NIPT- it në faqen e tyre ' online', pasi në të kundërt do të bëhet mbyllja e çdo portali të paregjistr­uar.

 ??  ?? Dje në "Opinion"
Dje në "Opinion"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania