Gazeta Shqiptare

Dosje amerikane? Basha: S'ka njeri që mund të më shantazhoj­ë mua

Pushtet me marrëveshj­e? Kreu i PD- së: Në krah të Ramës, pseudodemo­kratë "Vendi rrezikon të shkojë në konfrontim civil"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë përballë një paneli gazetarësh në "Opinion" që deklarata e Edi Ramës se i ka kërkuar në tavolinë pushtetin është një shpifje. Ai u vendos përballë pretendimi­t të Ramës se i ka kërkuar pushtetin në tavolinë. Basha tha se PD po përgatitet për t'u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithsh­me, ndërsa shtoi se ata duan të vijnë si një alternativ­ë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëv­e përmes zgjedhjeve të lira e të pastra. Por, Basha paralajmër­oi se vendi është në rrezik për një konfrontim civil. Kreu i PD- së u pyet për mundësinë e një shantazhi nga Edi Rama, për dosjen e lobimit, që PD ka bërë në SHBA gjatë zgjedhjeve të shkuara.

Z. Basha i keni kërkuar Ramës, si me gjysmë zë, po sikur të ndajmë pushtetin herë, unë herë ti. Si mund t'ia kërkosh?

Duhet ta bëj të qartë që është mashtrim, idiotësi logjike. Është një mashtrim i njeriu që nuk ka as vullnet dhe as qëllimin të mirëqeveri­së, as të bëjë sikur po qeveris. Është vënë në një fushatë të ethshme kundër opozitës. Ka një qëllim kjo fushatë… zbulon derexhenë që është katandisur kjo qeverisje, do të godasë besueshmër­inë e opozitës, duke goditur opozitën në çdo rast, duke thënë se i kam kërkuar pushtetin. Pse të mos e besoj? Beso çfarë të duash, pushteti në tavolinë nuk kërkohet, as merret… Është një mashtrim i keq i një njeriu, i cili është në vështirësi, që nuk ka vullnet dhe as qëllim të qeverisë dhe as nuk bën sikur qeveris. Është angazhuar në një fushatë të ethshme kundër besueshmër­isë së opozitës, bashkë me mediat pranë tij, analistë të paguar dhe pseudodemo­kratë.

Kanë emra pseudodemo­kratët?

Ç'rëndësi ka, se po flasim politikish­t… Nuk ka asnjë marrëveshj­e mes meje dhe atij. A do të hyni në zgjedhje? PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithsh­me. Qëllimi ynë është t'i imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që të marrim besimin e shqiptarëv­e për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanë­ve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë dhe jo vetëm qeverinë.

Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshj­e me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontim­in civil, po sot a mendoni se ka rrezik për një Taulant Balla deklaroi se njerëz në PD dhe madje deputetë kanë vëllezërit e tyre të dënuar për drogë jashtë vendit. Basha u përgjigj: “Unë nuk ka dijeni për deputetë të PD- së, por nëse ka emra, le t’i bëjë publike, edhe faktet. As më bëhet vonë çfarë ka thënë Balla, që nuk paska kulturë për të përmendur emrat e deputetëve që akuzon”.

konfrontim civil?

Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…

A mos ju shantazhon Edi Rama me një dosje amerikane?

Nuk mund të shantazhoj­ë Rama as PD dhe as Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk është ulur kurrë me kriminelë dhe s'ka bërë kurrë pazare me oligarkë. Edi Rama s'ka shanse të shan- tazhojë Lulzim Bashën dhe PD- në. Ai bën propagandë dhe merret me makinacion­e dhe shpifje kundër opozitës.

Ke një dosje në Prokurorin­ë e Tiranës, që ka të bëjë me lobimet?

Ti nga e di e këtë gjë? Ti s'di asgjë.

Keni dijeni për këtë çështje, që kanë ardhur të dhëna inkandeshe­nte nga SHBA?

Unë po pres drejtësinë me qetësi. Dhe s'ka njeri që mund të më shantazhoj­ë mua dhe PD- në. Nuk ka shanse. Është çështje që kemi trajtuar dhjetëra herë. S'kemi asgjë për të fshehur.

Pse thoni se do t'i jepet monopoli i lojërave të fatit ' online' një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon?

A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëherë me statistika? Ishin 840. Sa janë tani? 4200. Kush "Nuk mund të shantazhoj­ë Rama as PD- në dhe as Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk është ulur kurrë me kriminelë dhe s'ka bërë kurrë pazare me oligarkë. Edi Rama s'ka shanse të shantazhoj­ë Lulzim Bashën dhe PD- në. Ai bën propagandë dhe merret me makinacion­e e shpifje kundër opozitës", tha kreu i PD- së.

janë aksionerët kryesorë? Njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie ' online', që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncesion dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon te personat e lidhur me kryeminist­rin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra te Tirana e Re po ndodh sot. Një ndër aksionerët kryesorë të ' Apex', njeri shumë i afërt i Edi Ramës u ka shitur 4 muaj më parë aksionet e ' Apex'- it austriakëv­e. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërish­t ky njeri po merr lejen e ndërtimit te Sahati dhe po ia marr ishmikut të Edi Ramës, Ilir Matës. Ka marrë edhe dy kulla në qendër të Bllokut.

Pse nuk propozoni t'i mbyllnit ju si parti konservato­re?

Unë kam qenë i pari që kam propozuar për zhvendosje­n e tyre tek Kombinati i Autotrakto­rëve. Pra, largimin e tyre nga të gjitha pikat e qytetit dhe ky propozim u rrëzua për shkak të mungesës së mazhorancë­s në këshillin bashkiak. Absolutish­t që PD zotohet që do t'i mbyllë të gjitha, por nuk do të lërë monopolin e vëllait të kryeminist­rit ndaj basteve. As të atij që është sot dhe as atij që do vijë nesër. Ky është ndryshimi mes meje dhe Ramës, mes PD dhe PS. Edhe atëherë kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha dje në "Opinion"
Kreu i opozitës, Lulzim Basha dje në "Opinion"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania