Gazeta Shqiptare

Qeveria nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuni­ste të të Përndjekur­ve

Reagimi, Cika: Shantazh i pastër politik

-

Ministria

e Drejtësisë i ka kërkuar në datën 16 tetor Shoqatës Antikomuni­ste të drejtuar nga z. Nebil Cika që të largohet nga zyrat në godinën e kryesisë së Kuvendit. Ministria e Drejtësisë e justifikon këtë me arsyetimin se, "vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionar­i Publik të Vetingut". Shoqata Antikomuni­ste e ish- të përndjekur­ve politikë e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë si dëbim- internimet që u bëheshin njerëzve gjatë diktaturës, ku të ashtuquajt­urit armiq të komunizmit nxirreshin nga banesat dhe pronat e tyre, burgoseshi­n, dëboheshin e internohes­hin në fshatrat e humbura e të izoluara. "Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të heqë dorë nga këto praktika komuniste shantazhi ndaj të përndjekur­ve politikë antikomuni­stë, që kanë si qëllim pengimin e punës sonë, mbylljen e gojës për krimet komuniste dhe padrejtësi­të e tjera që i janë bërë e po i bëhen shtresës sonë nga komunistët dhe pinjollët e tyre politikë e gjenetikë dhe të garantojë kushtet bazike të funksionim­it të shoqatës, siç janë zërat pa të cilat aktiviteti ynë është i pamundur. U kërkojmë autoritete­ve të larta shtetërore, presidenti­t etj., të ushtrojnë autoriteti­n e detyrës për të ndalur rikthimin e metodave të luftës së klasave. I bëjmë thirrje opozitës të reagojnë ndaj këtij shantazhi të pastër politik të qeverisë. U kërkojmë përfaqësiv­e diplomatik­e perëndimor­e SHBA, BE etj., të përdorin autoriteti­n dhe ndikimin e tyre ndaj qeverisë shqiptare, me qëllim ndërprerje­n e shantazhit politik ndaj nesh", thuhet në deklaratën e shoqatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania