Gazeta Shqiptare

Vrau shokun e ngushtë me thikë në zemër, vetëdorëzo­het në polici autori

Ngjarja në qendër të qytetit, policia: Sherri mes 2 gjimnazist­ëve, për motive të dobëta Dëshmitarë­t: 16- vjeçari eci pak metra me armën e ftohtë ngulur në gjoks dhe u shemb në tokë

-

Një 16- vjeçar është vrarë me thikë në zemër pas një sherri me shokun e tij të ngushtë. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Dionis Vrenozi ka ndodhur pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Fierit. Mësohet se Vrenozi nga fshati Hoxharë e Vjetër është gjetur nga kalimtarët në zonën e "Zogut të Zi" pranë gjimnazit "Janaq Kilica". Ai është transportu­ar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë. Menjëherë pas sinjalizim­it për sherrin, policia e Fierit ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Pas dëshmive të marra është bërë i mundur identifiki­mi i autorit të krimit. Bëhet fjalë për 17- vjeçarin Florian Gega nga fshati Dërmënas, i cili është vetëdorëzu­ar në polici 3 orë pas vrasjes së 16vjeçarit. "Pas identifiki­mit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në ' Zog të Zi'. Në datën 18.10.2018 rreth orës 16: 30, pas një zënke për motive të dobëta mes dy të rinjve, shtetasi F. G., 17 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasin D. V., 16 vjeç. Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D. V. ka ndërruar jetë. Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifiko­i autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim. Specialist­ët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale ' Vrasje me dashje'", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

VRASJA

Ndërkohë, burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se Dionis Vrenozi, Florian Gega si dhe një adoleshent tjetër, emri i të cilit nuk bëhet me dije ( nxënës në një nga gjimnazet e Fierit) kanë qenë shokë të ngushtë. Pasditen e djeshme, pas mbarimit të mësimit ata kanë qenë të tre së bashku në rrugë, kur ka nisur debati mes Dionisit dhe Florianit. Mësohet se gjimnazist­i tjetër nuk është përfshirë në sherr. Në grindje e sipër Floriani ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër shokun e tij të ngushtë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në një vend të populluar, pranë gjimnazit "Janaq Kilica" dhe një tregu. "Ndonëse me thikën në gjoks, 16- vjeçari ka bërë ca hapa dhe më pas ka rënë tokë", thanë dëshmitarë­t okularë të ngjarjes, të cilët kanë njoftuar menjëherë spitalin dhe policinë.

 ??  ?? 16- vjeçari Dionis Vrenozi
16- vjeçari Dionis Vrenozi
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania