Gazeta Shqiptare

Arrestimi i reperit Stresi, policia: Pjesë e një grupi kriminal me mbi 25 persona

Këngëtari kishte rol periferik në grup. Priten të vihen në pranga persona të tjerë "Ishte në përgjim prej 1 viti, orientonte shitësit e drogës në ish- Bllok e periferi të Tiranës"

-

Një ditë pas arrestim it të këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen që bëri bujë në media. Kjo për faktin se nuk pritej që 31- vjeçari me gjithë karakterin rebel e që merret me art të ishte anëtar i një grupi kriminal. Mësohet se ai është i pari nga anëtarët e grupit kriminal që operonte në fushën e narkotikëv­e dhe atë të gjobëvënie­s që përfundon në pranga. Burime nga policia e Tiranës dje bënë me dije se Arkimed Lushaj ishte që prej afro një viti në përgjim. Stresi është përgjuar teksa komunikont­e me disa persona të inkriminua­r për trafikun e drogave. Po kështu, në përgjimet ambientale dhe ato telefonike, këngëtari është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende, kryesisht lokale në zonën e ishBllokut, por edhe në periferi të kryeqyteti­t. Po kështu, burime të sigurta nga policia thanë për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" se në grupin kriminal me mbi 25 persona, Stresi nuk ka rol drejtues, por periferik. Urdhri i arrestit ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës, pasi kishte informacio­n se do ikte jashtë shtetit. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se në ditët në vijim pritet të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, ku bënte pjesë dhe reperi Stresi. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.

ARRESTIMI

Policia dje ka publikuar momentin e arrestimit të Arkimed Lushajt. I shtrirë në krevat, përmbys, gati nudo, policët i vënë prangat Stresit që është kapur totalisht në befasi nga operacioni i policisë në një dhomë hoteli në Linzë. 31- vjeçari u vu në pranga si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe krimeve kundër personit. Arrestimi u bë nga njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamen­tin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le të Policisë së Shtetit. Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr. 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar

masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij në lidhje me veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake". Ndalimi i Arkimed Lushajt u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit, që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktiviteti­n e kundraligj­shëm me tendencë "Trafikim narkotikës­h" dhe "Krimeve kundër personit". Gjatë arrestimit, Stresit i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit "Pjetro Beretta", si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Bashkë me Stresin ka qenë dhe 20- vjeçarja me inicialet P. Ç., e cila është nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale "moskallëzi­m krimi".

 ??  ?? Arkimed Lushaj
Arkimed Lushaj
 ??  ?? Momenti i arrestimit të 31- vjeçarit
Momenti i arrestimit të 31- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania