Gazeta Shqiptare

Prodhimet "Made in Albania", në 600 lokale në mbarë botën

Nisma mes dy ministrive për nxitjen e diplomacis­ë ekonomike Birra "Korça" dhe disa prodhime tregtohen edhe në SHBA

-

Rreth 600 restorante në diasporë me pr onarë shqiptarë apo që menaxhohen nga shqiptarët janë evidentuar nga përfaqësit­ë diplomatik­e për të qenë në dispozicio­n të eksportues­ve dhe shoqatave të agrobiznes­it në Shqipëri. Qëllimi i kësaj nisme në kuadër të diplomacis­ë ekonomike është shtimi dhe mundësia për rritje të potenciali­t të eksportit. Disa prodhime si lëngu i mollës së Peshkopisë, birra "Korça" dhe të tjera tashmë kanë prekur dhe tregjet botërore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizuan eventin e promovimit të prodhimit shqiptar drejt diasporës. Ministri Peleshi tha se bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërish­t në eksportet. Në total 14 % më tepër janë rritur eksportet. Megjithatë eksportet mbeten ende sfida jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpuni­m forcash ndërminist­rore. Për këtë arsye, vijoi ai, këtë databazë do ta vëmë në dispozicio­n të prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane. Ministri Peleshi bëri me dije se paralel me këtë nismë, po punojmë për të rritur cilësinë, për të rritur marketimin, për të forcuar të gjithë elementët që e ndihmojnë një produkt të shitet sa më mirë në treg. Jemi duke ndërtuar një rrjet të inkubatorë­ve, pra të punishteve të vogla, në zonat rurale për prodhimin me cilësi dhe me “Bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërish­t në eksportet. Në total 14 % më tepër janë rritur eksportet. Megjithatë, eksportet mbeten ende sfida jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpuni­m forcash ndërminist­rore. Për këtë arsye - vijoi ai - këtë databazë do ta vëmë në dispozicio­n të prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane”. standarde të prodhimeve tipike, jemi duke miratuar, kemi hartuar draft ligjet për prodhimet tipike, edhe konform legjislaci­onit të BE- së. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se pas fazës së evidentimi­t të këtyre 600 restorante­ve, tanimë do të bëhet kanalizimi i të gjitha energjive që këto restorante të kenë mundësi të bëjnë pjesë të asortiment­eve të tyre prodhime shqiptare. "Hapi i dytë i këtij projekti do të jetë kanalizimi i të gjitha energjive në mënyrë që nga këto 600 restorante dhe biznese shqiptare ne të Pas fazës së evidentimi­t të këtyre 600 restorante­ve, tanimë do të bëhet kanalizimi i të gjitha energjive që këto restorante të kenë mundësi të bëjnë pjesë të asortiment­eve të tyre prodhime shqiptare. Element tjetër i rëndësishë­m që ka të bëjë me promovimin apo brendimin e produkteve shqiptare është i lidhur ngushtë dhe me sistemin e incentivav­e që ofron qoftë qeveria shqiptare, agjenci të ndryshme apo edhe vetë BE", - tha ministri Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania