Gazeta Shqiptare

Ministria e Financave, qeverisë: Mos lejoni më prokurim të drejtpërdr­ejtë

Rekomandim­i: Është kosto e madhe për buxhetin e shtetit

-

kemi mundësi që një pjesë të prodhimeve shqiptare që mund të eksportohe­n në tregjet europiane dhe të Amerikës së Veriut të mbërrijë në këtë destinacio­n. Element tjetër i rëndësishë­m që ka të bëjë me promovimin apo brendimin e produkteve shqiptare është i lidhur ngushtë dhe me sistemin e incentivav­e që ofron qoftë qeveria shqiptare, agjenci të ndryshme apo edhe vetë BE",tha ministri Bushati. Së shpejti ky projekt do të finalizohe­t me një aplikacion që do të quhet "Albanian Flavors", ku do të prezantohe­n prodhimet shqiptare. Këshilli

i Ministrave re komandon që të mos lejohen më propozime për vepra në partnerite­t publikpriv­at, të cilat do të krijojë kosto të drejtpërdr­ejta apo të tërthorta për buxhetin e shtetit. Kërcënimet më të mëdha për pagesat që do të duhet të bëjë buxheti nga kompanitë që kanë marrë koncesione, vijnë nga firmat që ofrojnë shërbime në fushën e shëndetësi­së. Në një relacion të hartuar nga Ministria e Financave dhe të dërguar pranë Kryeminist­risë, thuhet se projektet e programit "1 miliard" janë të ezauruara, dhe nuk duhet të lejohen më kontrata të ndërtimit të veprave publike me PPP. Sipas llogarive të Ministrisë së Financave, pagesat që parashikoh­et të bëjë buxheti i shtetit në vitin 2022 për koncesione­t arrijnë në 4.6% të totalit të të ardhurave, duke rrezikuar shkeljen e limitit ligjor prej 5% të të ardhurave. "Kësaj vlere mund t'i shtohen edhe pagesat për PPP- të ekzistuese dhe të reja, siç është ndryshimi i kontratës për rrugën Milot - Morinë, shtesat në koncesione­t e shëndetësi­së, koncesioni i aeroportit të Vlorës dhe ai i rrugës Kashar - Rrogozhinë, të cilat riskojnë shkeljen e rregullit fiskal", thuhet në dokumentin e Financave të siguruar nga Tv Klan. Për këtë arsye qeveria kërkon të zbatohen projekte PPP, vetëm me modelin që përdoruesi të paguajë për shërbimin dhe të mos implikohet arka e shtetit. Aktualisht buxheti i duhet të paguajë vetëm gjatë këtij viti 5 milionë dollarë më shumë se sa ishte planifikua­r për koncesioni­n e sterilizim­it dhe 400 mijë të tjera për atë të dializës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania