Gazeta Shqiptare

Katari dhuron 1.35 milionë dollarë për rikonstruk­sionin e shkollës "Jeronim de Rada"

Veliaj: Rehabiliti­mi, domosdoshm­ëri për nxënësit

-

shpejti shkolla "Jeronim de Rada" në kryeqytet do të rikonstruk­tohet plotësisht dhe 1100 nxënësit e saj do të kenë kushte më të mira mësimi. Ambasada e Katarit i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës 1.35 milionë dollarë për rikonstruk­sionin e godinës, pas një marrëveshj­e të nënshkruar mes kryebashki­akut Erion Veliaj dhe ambasadori­t Ali bin Hamad Al- Marri. Veliaj u shpreh se ndërhyrja në këtë shkollë ishte bërë një domosdoshm­ëri, për shkak të amortizimi­t të madh ndër vite, ndërsa theksoi se falë këtij rikonstruk­sioni do krijohen kushte optimale për zhvillimin e procesit mësimor.

"Ky është një projekt special për të dy: edhe për ambasadori­n Al Marri, por edhe për ne si Bashki e Tiranës, për rikonstruk­sionin e plotë dhe shtimin e hapësirave në shkollën "Jeronim de Rada", një nga shkollat kryesore 9vjeçare të kryeqyteti­t. Në këtë projekt na janë bashkuar miqtë tanë nga Katari, për të transformu­ar totalisht realitetin e kësaj shkolle. Kemi vite që ndjejmë nevojën për ndërhyrje në atë shkollë: do të shtojmë një palestër të re, do të bëjmë të gjitha punimet e brendshme dhe të jashtme, do të rregullojm­ë të gjitha terrenet sportive, për ta kthyer në një shkollë me një turn mësimi, me sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me kushte ide- ale për arsimimin e fëmijëve",- tha Veliaj. Ndërkohë ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad AlMarri, u shpreh se ky projekt ka për qëllim t'i sigurojë kryeqyteti­t një mjedis arsimor bashkëkoho­r, në mënyrë që Tirana të krijojë kushte të mira për edukimin e fëmijëve të saj, për zhvillimin e aftësive të tyre, si dëshmi e kujdesit që i kushton Lartësia e Tij Sheikh Temim bin Hamad Al Thani edukimit të gjeneratës së re. Rikonstruk­sioni i shkollës "Jeronim de Rada" në Tiranë është një projekt që i shtohet projekteve të tjera, dhe që shënon një fazë të re bashkëpuni­mi të përbashkët ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë miq. Me këtë rast, dua të theksoj se ambasada e shtetit të Katarit nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë arritjen e këtij qëllimi", tha ambasadori i Katarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania