Gazeta Shqiptare

Lotaria amerikane, ambasada: Kujdes, përfshini bashkëshor­tët në aplikim

Ekspertët: Mos harroni fëmijët nën 21 vjeç. Përcaktoje­ni qartë statusin aktual martesor "Kriteret që duhet të plotësoni për t'u kualifikua­r"

-

Vazhdojnë aplikimet për lotarinë ameri kane deri në 6 nëntor të këtij viti, në një kohë që paqartësit­ë e pyetjet e aplikantëv­e janë të shumta. Ditën e djeshme, në faqen e saj zyrtare, ambasada amerikane në Tiranë u është përgjigjur të gjitha kërkesave të të interesuar­ve për DV- 2020. Sipas pyetjeve, deri më tani përfshirja ose jo e bashkëshor­tëve gjatë aplikimit ka krijuar jo pak konfuzion te kandidatët. Ambasada ka sqaruar se bashkëshor­ti/ ja apo fëmijët nën 21 vjeç duhet të përfshihen në aplikim. "Ti aplikon si aplikant/ e kryesore tek aplikimi yt dhe përfshin bashkëshor­tin ( ose bashkëshor­ten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit. Bashkëshor­ti ose bashkëshor­tja juaj aplikon si aplikant/ e kryesore tek aplikimi i tij/ saj dhe përfshin bashkëshor­tin ( ose bashkëshor­ten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit. Edhe fëmija mund të kryejë aplikimin e tij/ saj si aplikant kryesor, nëse mbaron shkollën e mesme, që kualifikoh­et, përpara shtatorit 2020, parashikua­r që ka numra vizash ne dispozicio­n",- theksojnë ekspertët e ambasadës.

KRITERET

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DVsë. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefs­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithsh­ëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikoh­en për lotarinë. Shkollat e mesme profesiona­le me kohë të plotë mund të kualifikoh­en nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistë­s për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme - pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespond­encë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata ( me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespond­encë) nuk kualifikoh­en për programin e lotarisë. "Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikoh­et për programin e lotarisë. Diplomat universita­re kualifikoh­en për programin e lotarisë së DV- së",- thotë ambasada. Ndërkohë aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçar­e menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikoh­en për programin e Vizave të Shumëllojs­hmërisë. "Për t'u kualifikua­r për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperienc­ës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klas- ifikuar në Përgatitje­n Profesiona­le Specifike ( SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesione­t kualifikue­se të DV- së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamen­tit të Punës O* Net Online Database",- theksojnë ekspertët.

STATUSI MARTESOR

Të gjithë ata që do të bëjnë regjistrim­in e DV- 2020 duhet të plotësojnë edhe informacio­nin mbi statusin aktual martesor si: i/ e pamartuar; i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card; i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card; i divorcuar; i ve, ose i ndarë ligjërisht. Mospërfshi­rja e një bashkëshor­ti/ eje ekzistuese në datën që do të dorëzoni aplikimin tuaj është shkak për skualifiki­m dhe refuzim të vizës. Nëse bash- Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DV- së. këshorti/ ja juaj është qytetar Amerikan apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm, mos e përfshini atë tek aplikimi juaj. Një bashkëshor­t, i cili tashmë është një qytetar Amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t'i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse zgjidhni opsionin "i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card" tek aplikimi juaj, sistemi nuk do t'ju kërkojë të vendosni informacio­nin për bashkëshor­tin/ en. Kandidatët duhet të renditin emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrim­it elektronik, pavarësish­t nëse ata jetojnë apo jo me aplikuesin, apo s'kanë ndërmend ta shoqërojnë në Bazuar në shpërndarj­en e vizave të disponuesh­me për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhe­n rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikua­ra. Të gjithë aplikantët e DV- 2020 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve duke përdorur numrin unik të konfirmimi­t të ruajtur nga regjistrim­i për DV2020 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhu­r në programin e DV. Shtetet e Bashkuara.

PËRZGJEDHJ­A

Përzgjedhj­a e aplikantëv­e bazuar në shpërndarj­en e vizave të disponuesh­me për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhe­n rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikua­ra. Të gjithë aplikantët e DV- 2020 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve duke përdorur numrin unik të konfirmimi­t të ruajtur nga regjistrim­i për DV2020 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhu­r në programin e DV. Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve do të jetë në dispozicio­n në faqen e internetit të E- DV ëëë. dvlottery. state. gov duke filluar nga 7 maji 2019 deri të paktën më 30 shtator 2020.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania