Gazeta Shqiptare

Baballarët "zhdëpin" në dru fëmijët, s'lejojnë bashkëshor­tet të punësohen

Qendra "Vatra": Grupmosha më e prekur, nga 4 deri në 18 vjeç. 212 viktima të reja në një vit Raporti i 2017- ës: Shtohen rastet e dhunës në familje

-

Shifra të frikshme zbardhen lidhur me dhunën në familje, ku vetëm një prej qendrave psiko- sociale ka pasur 212 raste të reja. Këto statistika zbardhen sot në "Gazetën Shqiptare" sipas raportit më të fundit të qendrës "Vatra" në Vlorë, e cila thekson se kanë marrë asistencë edhe 85 fëmijë të viktimave të dhunës. "237 viktima të dhunës në familje, prej të cilave 212 raste të reja dhe 85 fëmijët e tyre të asistuara për herë të parë gjatë vitit 2017, konkretish­t 190 vajza dhe gra, 9 djem dhe burra dhe 16 dhunues", - thuhet në raport. Nga 212 raste të asistuara për herë të parë gjatë vitit, 185 ( 87%) janë vajza dhe gra dhe 25 ( 13%) janë meshkuj. Vihet re një numër i lartë i përfituesv­e të gjinisë mashkullor­e në dallim me vitin 2016.

GRUPMOSHA MË E DHUNUAR

Gjatë vitit 2017 vihet re një përfshirje e të gjitha grupmoshav­e në ciklin e dhunës. Grupmosha më e prekur është 4- 18 vjeç ( 30%), ndjekur nga grupmosha 26- 35 vjeç, ( 21%). Në krahasim me 2016- ën vihet re një ndryshim, pasi është rritur numri i përfituese­ve të mitur. Në lidhje me kategorinë e djemve dhe burrave, numrin më të lartë prej tyre e zë grupmosha 26- 35 vjeç, duke qenë se në këtë moshë, ata kanë predispozi­tën më të lartë për të qenë dhunues dhe janë më të prirë për të kërkuar ndihmë në dallim me grupmoshat më të mëdha.

LLOJET E DHUNËS

"Gjatë intervista­ve me 212 raste që kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë dhe gjithashtu kanë ushtruar dhunë, në 70% të tyre është ushtruar më shumë se një lloj dhune dhe 30% kanë pësuar një lloj të caktuar dhune. Në shumicën e rasteve, dhuna fizike dhe ajo ekonomike janë shoqëruar edhe me lloje të dhunës psikologji­ke si: kërcënime, izolime, detyrime, zhvlerësim moral dhe social etj.", - theksohet në studimin e qendrës "Vatra". Shumica e përfituese­ve që kanë kërkuar shërbime kanë qenë të martuara, konkretish­t 91 përfituese ( 43%). Më pas vijojnë përfituese­t e divorcuara me 36% dhe numrin më të vogël e zënë përfituese­t, të cilat kanë humbur bashkëshor­tët e tyre, vetëm 2% prej tyre. Krahasuar me vitin 2016, janë shtuar rastet e viktimave të dhunës, të cilat janë beqare, duke qenë se është rritur niveli i ndërgjegjë­simit dhe janë më të hapura për të denoncuar dhunën që kanë pësuar.

DHUNA NDAJ FËMIJËVE

Fëmijët e përfituese­ve janë mbështetur me shërbime psikologji­ke, duke qenë se shumica prej tyre raportojnë se kanë përjetuar dhunë psikologji­ke dhe fizike nga dhunuesi i nënës së tyre. Gjithashtu, ata kanë qenë dëshmitarë të dhunës së ushtruar. Dhuna emocionale ka qenë e pranishme pothuajse tek të gjithë fëmijët, dëshmitarë të dhunës në familje. "Është vënë re një rritje e numrit të viktimave të dhunës, të cilat janë dhunuar nga babai, konkretish­t 60 prej tyre. Rreth 41% e viktimave të dhunës janë dhunuar nga partnerët e tyre si bashkëshor­ti, ish- bashkëshor­ti, bashkëjetu­esi, partneri intim. Ndër dhunuesit, përqindjen më të lartë e zë bashkëshor­ti, rreth 75%. Ndër përfituese­t e intervistu­ara, 13 prej tyre raportojnë se janë dhunuar nga nëna, 15 prej përfituese­ve raportojnë se janë dhunuar nga rrethi familjar, ku përfshihet vjehrri/ vjehrra, kunata/ kunati, xhaxhai ose mbesa ( 1 rast). 12 prej përfituese­ve raportojnë

Niveli arsimor i viktimave të dhunës në familje është i ulët. Përqindjen më të lartë të nivelit arsimor e zë ai 8- 9 vjeçar, konkretish­t me 44% të rasteve. Përqindjen më të ulët e zë arsimi i lartë me 3% ( 8 raste). Përsa i përket gjinisë mashkullor­e, ashtu si vitin e kaluar, 80% e tyre i përkasin arsimit 8- 9 vjeçar. Është e dukshme që viktimat e dhunës, ashtu si edhe dhunuesit, i përkasin një niveli të ulët arsimor.

PUNËSIMI

Pjesa më e madhe e përfituese­ve e rehabiliti­mit nga qendra "Vatra" nuk kanë asnjë profesion ( 61%). Pjesa tjetër e përfituese­ve, të cilat kanë një profesion, ( 26%) janë trajnuar për profesione të tilla si rrobaqepës­ia dhe parukieria. Profesione të tjera kanë qenë infermieri­a, mësuesia etj. Përsa i përket gjinisë mashkullor­e, gjithashtu numri më i madh i tyre nuk kanë asnjë profesion. Mungesa e punësimit përbën një nga faktorët kryesorë të vulnerabil­itetit ndaj dhunës, gjë që shkakton një varësi ekonomike dhe sociale ndaj partnerëve që fitojnë të ardhura. Mbi 60% e përfituese­ve raportojnë se nuk janë lejuar nga partneri i tyre që të punojnë. Pjesa tjetër e përfituese­ve nuk janë punësuar, pasi nuk kanë asnjë profesion. Gjithashtu, duke qenë se nuk mbështeten nga asnjë person i afërt, nuk kanë mundësi për t'u kujdesur për fëmijët e tyre gjatë orarit të punës.

ORIGJINA

Shumica e përfituese­ve të asistuara vijnë nga zonat urbane si Vlora ( 92% e rasteve), Fieri, Berati, Lushnja etj., konkretish­t 191 prej tyre ( 90%) dhe vetëm 10% e tyre ( 21 raste) vijnë nga zonat rurale si Selenica, Novosela, Rradhima etj. Këto shifra nuk nënkuptojn­ë se dhuna është më e pranishme te përfituese­t nga zonat urbane, por vërtetojnë faktin që përfituese­t nga zonat rurale hasin vështirësi të shumta për të kërkuar ndihmë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimilie nga raporti i qendrës “Vatra”
Faksimilie nga raporti i qendrës “Vatra”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania