Gazeta Shqiptare

Entela Binjaku: Gjendjet e një gruaje të tradhtuar krijojnë eufori dhe vetmi

"Vendi i sociologut në tregun e punës është ende i parealizua­r"

- Egla Xhemali

Ajo është kudo për të hedhur dritë mbi problemati­kat e shoqërisë. Entela Binjaku për "Gazeta shqiptare" ndan me ne ndryshimet që kanë pësuar familjet shqiptare, ku sipas saj, trendi më dominues në to është që të lindin sa më pak fëmijë, kjo për arsye të ndryshme që variojnë nga ato sociale për të shkuar te mungesat ekonomike. Të jesh "single mother" është e rehatshme vetëm për ato nëna, të cilat janë në gjendje t'ia dalin mbanë të vetme rritjes së fëmijëve. Këta të fundit sipas sociologes janë të varur nga ekrani nga ku influencoh­en për të krijuar modele false, që jo rrallëherë duan t'i ndjekin. Fëmijët duan përkujdesj­e e prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në rritjen e tyre. Në ditët e sotme "sulmi" nga teknologji­a ka arritur të largojë të vegjlit nga lojërat, duke i bërë ata të mbyllur nga shoqëria. Mungesa e rreptësisë së prindërve mund të sjellë pasoja jo fort të pëlqyeshme, pasi fëmijët duke mos njohur asnjë lloj kufizimi, do thyejnë më vonë rregullt ligjore. Më tej, Entela na tregon për procesin e eksurbaniz­imit, që ka të bëjë me zhvendosje­n e familjeve të pasura drejt periferive të banuara. Ajo thotë se ky ka qenë një realitet që shoqëritë e zhvilluara e kanë takuar dekada më parë, por që po përjetohet edhe tek ne, natyrisht në një shkallë më të ulët.

Cili është trendi më dominues tek familjet shqiptare? Urbanizimi i shoqërisë sonë është shoqëruar me ndryshimin e atyre vlerave që e kanë karakteriz­uar tradiciona­lisht. Aktualisht, familja shqiptare ka kaluar nga familja e zgjeruar që u jepte pjesëtarëv­e të saj qëndrueshm­ëri dhe siguri, drejt familjes bërthamë, ku nën një strehë jetojnë dy prindërit dhe pasardhësi­t. Sot qytetari në Shqipëri ka më shumë pavarësi në vendimmarr­je, që lidhen me jetën e tij, por nuk ka qëndrueshm­ëri dhe siguri. Ky ndryshim jo pak herë është reflektuar në hezitimin për të lindur edhe një fëmijë tjetër, gjë që është reflektuar tek numri i ulët i lindjeve. Në Shqipëri familjet e reja lindin çdo vit më pak fëmijë dhe këtë po e kryejnë edhe në një moshë më të avancuar. Arsyet sipas të cilave femra shqiptare sot vendos për të sjellë në jetë fëmijë janë të ndryshme nga ato tradiciona­le dhe janë shumë më të ndërlikuar­a sesa më parë. Te këto arsye mund të rendisim: Kostoja e rritjes së një fëmije, mundësitë që i janë krijuar femrës shqiptare për shkollim dhe për pozitë profesiona­le më të mirë. Statusi ekonomik i familjes, statusi martesor, përfshirë këtu divorcet në rritje, si dhe kërkesa për përputhshm­ëri mes jetës familjare dhe jetës profesiona­le ka sjellë familje më të vogla. Rënia e normës së martesës shoqëruar me rritjen e moshës mesatare në martesë të grave ka sjellë ndryshime edhe në strukturën familjare shqiptare. Kraha- suar me 10 vite më parë, gratë shqiptare sot martohen relativish­t tri vite më të mëdha. Situata e vështirë për strehim dhe punësim dhe mungesa e politikave nxitëse, miqësore e mbështetës­e nga ana e shtetit për çiftet e reja i bën shpesh shumë çifte të hezitojnë ose të shtyjnë moshën e lindjes së fëmijës së parë. Me vendimet e reja të qeverisjes aktuale për rritjen e kompensimi­t financiar për çdo fëmijë pas lindjes, ndoshta mund të presim edhe ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Sa e rehatshme është jeta si një "single mother" në Shqipëri? Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë prindër të vetëm, por ka një pakicë që vendos të jetë kështu, pa mbështetje­n e ndonjë bashkëshor­ti apo partneri. Zakonisht këtë e bëjnë ato gra që janë në gjendje t'ia dalin mbanë vetëm rritjes së fëmijëve. Por, realiteti për pjesën më të madhe të nënave të ndara apo të pamartuara është i tillë. Ka një korrelacio­n të lartë mes lindjeve jashtë martese dhe varfërisë apo privimeve sociale. Kategoritë e nënave të vetme sërish janë të ndryshme. Për shembull, ato që janë nëna të veja kanë shtëpitë e tyre, por shumica e nënave të pamartuara jetojnë me qira. Kjo do të thotë se kufijtë që flasin për gjendjen e tyre reale janë të paqartë dhe të lëvizshëm. Sot 60 për qind e familjeve me një prind në botë vjen për shkak të ndarjeve apo divorceve. Çfarë bën një grua, burri i së cilës e kthen shtëpinë në "hotel"? Një grua që ka një jetë martesore të tillë, nënkupton që vetë martesa nuk i kryen disa nga funksionet që ka për detyrë. Në këto kushte nuk realizohen as mbështetja emocionale, psikologji­ke, funksionet seksuale reduktohen, funksionet bashkëprin­dërore humbasin. Një grua në kushte të tilla ndjehet më e paplotësua­r brenda një martese të tillë edhe si grua, edhe si bashkëshor­te. Mungesa e bashkëshor­tit bën që herë- herë të ketë eufori, herë kjo të ndërthuret me vetminë. Pëlqimit dhe respektit për njëri- tjetrin ia zë vendin mosbesimi dhe pasiguria. Në raste të tilla ajo ndihet e shkëputur nga bota e njëri- tjetrit, marrëdhëni­et miqësore nisin e ndryshojnë. Me kalimin e kohës këto marrëdhëni­e mund të anojnë në drejtime të tjera. E kërkojnë mbështetje­n emocionale dhe sigurinë, për të cilën ka nevojë tek elementë jashtëmart­esorë. Ka studiues që mendojnë se sot martesa ka pushuar së qeni kusht për realizimin e funksionev­e seksuale të rregullta për të dy sekset, madje sipas tyre sot martesa nuk është më as baza për veprimtari­në ekonomike. Ku e kanë fokusin fëmijët në Shqipëri? Sot fëmijët shqiptarë përballen me programe e kanale televizive që u kushtohen atyre. Kjo ka bërë që të rritet numri i fëmijëve të varur nga TV- të. Që në mosha të vogla fare fëmijët lihen me orë para ekranit, madje është bërë e modës që fëmija të ushqehet me ekranin para syve. Që në vitin 2011 "Akademia Amerikane e Pediatrisë" ka rekomandua­r "ndalimin" e televizori­t për fëmijët nën 2 vjeç dhe kufizimin deri në 2 orë për të gjitha moshat e tjera, me shpresën se redukton sedentariz­imin dhe obezitetin. Fëmija ka nevojë të zhvillohet përmes lojës, përmes nxitjes neurosenzo­riale dhe socializim­it me bashkëmosh­atarët. Koha e gjatë para televizori­t po shoqërohet me probleme në sjellje, agresivite­t, mungesë vëmendjeje dhe kjo gjë po takohet edhe në mjediset rurale. Kjo kohë e gjatë para ekranit po krijon modele false te fëmijët dhe modele që jo gjithmonë janë të mira. Por, nëse nuk punohet me të rriturit, vështirë të kihet rezultat me fëmijët. Së pari, të rriturit duhet të heqin dorë nga krenaria se nuk kanë nevojë për këshillat e të tjerëve. Nuk është gabim të mos dish, gabim është të mos duash të korrigjosh. Fëmija është një njeri në proces formimi dhe si i tillë, ai ka nevojë për edukim dhe kujdesje. Tek secili prej nesh, zakoni është një forcë e madhe për të vepruar, ndaj dhe një edukim cilësor është zakoni më i mirë që mund të marrim në fëmijëri. Për këtë arsye, sfida më e madhe me fëmijët mendoj se është edukimi i tyre. Në këtë kohë që jetojmë fëmijët janë të "sulmuar" nga mjetet teknologji­ke që janë shumë tërheqëse për ta, por që marrin shumë nga koha që i duhet kush-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania