Gazeta Shqiptare

Mesiç: Arkitektur­a europiane e kompletuar, ndryshimi i kufijve çon drejt katastrofë­s

Scott: Ideja e shteteve etnikisht të pastra, e rrezikshme

-

Kyle

Scott, ambasadori amerikan në Serbi foli për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe për vijat e kuqe të SHBA- ve. "Në SHBA nuk ekzistojnë vijat e kuqe apo kufizimet për atë se duhet bërë e çfarë jo, thjesht ua kemi lënë vendeve të vendosin objektivat, kurse SHBA- të do të jenë të hapura që t'i shqyrtojnë", tha ambasadori i SHBA- ve. Teksa u ndal te fakti për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Beogradit dhe Prishtinës ai tha se jo domosdoshm­ërisht SHBA do të pranojë çdo lloj marrëveshj­e. "Ideja e sh-

KYLE SCOTT

"Në SHBA nuk ekzistojnë vijat e kuqe apo kufizimet për atë se duhet bërë e çfarë jo, thjesht ua kemi lënë vendeve të vendosin objektivat, kurse SHBA- të do të jenë të hapura që t'i shqyrtojnë", tha ambasadori i SHBA- ve.

teteve etnikisht të pastra në Ballkan është joreale dhe e rrezikshme. Kudo që vihet vija e kufirit, pres që të dy shoqëritë të jenë multietnik­e", ka shtuar Scott. Ndërkaq ish- pres-

identi kroat, i cili njihet edhe si mik i madh i Kosovës, Stipe Mesiç, ka folur në lidhje me idenë e korrigjimi­t apo ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për "Der Standard", Mesiç ka thënë se një ide e tillë nuk mund të konsideroh­et si e mirë, pasi siç thotë ai, një gjë e tillë mund të shkaktojë një katastrofë dhe, gjithashtu, një luftë të re. "Kjo nuk është një ide e mirë, sepse arkitektur­a e Evropës është kompletuar me pavarësinë e Kosovës. Gjithçka tjetër mund të dërgojë drejt një katastrofe të re, një lufte të re. Luftërat në Evropë gjithmonë kanë filluar me arsyetimin se shtetet dëshironin t'i mbronin pakicat e tyre në vendet e tjera. Por, kjo ishte vetëm një arsye, pasi qëllimet e tyre ishin territoret", ka thënë ai. Sipas tij, një hapje e kufijve do të mund të ishte një ide më e mirë, ngaqë serbët dhe shqiptarët nuk do të shqetësohe­shin se në cilin shtet jetojnë. "Një francez mund të jetojë në të dy anët e kufirit falë ligjeve të njëjta dhe të barabarta. Nëse hapim kufijtë, nuk do të kishte rëndësi për një shqiptar apo serb se në cilën anë do të jetonte", thotë ai. Mesiç po ashtu foli edhe për të ashtuquajt­urit kufij etnik mes shqiptarëv­e dhe serbëve, për të cilët tha se një ide e tillë është e vjetër dhe nacionalis­te. Siç thotë ai, nacionaliz­imi detyrimish­t dërgon në fashizëm, ideologji që sipas Mesiç duhet të ndalohet në Evropë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania