Gazeta Shqiptare

Zyrtare/ Kuvendi miraton krijimin e ushtrisë së Kosovës

Lista serbe kundër FSK, Ramush Haradinaj falënderon KFOR dhe NATO- n Vuçiç: Largimi i UNMIK na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të tre projektlig­jet për transformi­min e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Projektlig­ji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës është miratuar me 96 vota pro. Ky projektlig­j rregullon kushtet e përgjithsh­me të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmëri­së, profesiona­lizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacio­nit, komunikimi­t, jo diskrimini­mit dhe mundësive të barabarta, paanshmëri­së politike, transparen­cës dhe llogaridhë­nies. Projektlig­ji përcakton kriteret e përgjithsh­me për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatj­en e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerje­n e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK- së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëv­e dhe çështje të tjera në kuadër të shërbimit në FSK. Më herët u votuan me 101 vota pro projektlig­ji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe me 98 vota projektlig­ji për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Lista serbe është shprehur sërish kundër ushtrisë së Kosovës. Ditën e sotme, teksa në Kuvendin e Kosovës diskutohej projektlig­ji për Ministrinë e Mbrojtjes, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç tha se shqiptarët dhe serbët nuk kanë nevojë për militarizi­m e për "Kosova është një shtet, shoqëri multietnik­e, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe gjithashtu duke respektuar njëritjetr­in. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur si NATO, si KFOR në Kosovë dhe rajon", - tha Haradinaj. luftë. "Të rinjtë e Kosovës nuk po ikin se nuk ka Ushtri, por, sepse nuk ka perspektiv­ë. Më mirë është që 150 milionë eurot e planifikua­ra për tri vitet e ardhshme të shkojnë në zhvillim ekonomik se sa në ushtri. Kjo nuk është në interes as tonin dhe as të qytetarëve të Kosovës dhe për këtë largo- hemi nga seanca. Krijimi i ushtrisë është dhe kundër të rezolutës 1244, Marrëveshj­es së Kumanovës dhe ndërkombët­arët kanë theksuar se pa ndryshimet Kushtetues­e nuk mund të krijohet",- tha Simiç. Pas miratimit të Ushtrisë së Kosovës sot nga Kuvendi, kryeminist­ri Ramush Haradinaj falënderoi të gjithë pjesëtarët e KFOR- it, NATO- s, që i kanë shërbyer paqes në këtë shtet. Kryeminist­ri Haradinaj theksoi se Kosova respekton dhe nderon sakrificën e burrave dhe grave dhe në veçanti të atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer, prandaj shteti ynë gjithmonë do t'i përkujtojë ata si njerëz që kanë ndihmuar, që sot të jetohet në paqe. "Kosova është një shtet, shoqëri multietnik­e, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe, gjithashtu, duke respektuar njëri- tjetrin. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur si NATO, si KFOR në Kos- "Çfarëdo lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë. Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley, për të përpunuar strategjin­ë e daljes së misionit të OKBsë në Kosovë, të njohur si UNMIK", - tha presidenti serb. ovë dhe rajon",- tha Haradinaj. Ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtë­s të OKB- së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë. Vuçiç nuk tha konkretish­t se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë. Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorj­a amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar "strategjin­ë e daljes" së misionit të OKB- së në Kosovë të njohur si UNMIK. Presidenti Vuçiç tha se largimi i UNMIKut dhe formimi i mundshëm i ushtrisë së Kosovës, nuk do t'i linte Serbisë asnjë zgjedhje tjetër, por të mbronte vendin dhe njerëzit e saj, siç u shpreh ai. UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO- s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëv­e të Kosovës.

 ??  ?? Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania