Gazeta Shqiptare

Kotzias jep dorëheqjen, zbardhet telefonata Tsipras- Zaev

Mediat gjermane: Ja "viktima" e parë e Marrëveshj­es së Prespës Xhaferri: Largimi i ministrit s’ka lidhje me paktin

-

Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së min istrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mediat greke zbardhën telefonatë­n që ka bërë kryeminist­ri Alexis Tsipras me homologun e tij Zoran Zaev. Ky i fundit mësohet se i shprehu kurajë kryeminist­rit grek duke theksuar vështirësi­të e mëdha e të përbashkët­a të procesit çdo hap e më të vështirë, por që synon në stabilizim­in e dy vendeve në një rajon te ri ballkanik. Nga ana tjetër, ish- ministrja e Jashtme Dora Bakojanis deklaroi në Skai se me marrëveshj­en e Prespës, Kotzias "iu dha identitet maqedonas shqiptarev­e të Maqedonisë. Baza e marrëveshj­es me referim në Republikën e Iliden është baza e irredentiz­mit. Demokracia e Re është gati për rishikim të marrëveshj­es nga zero, me qëndrim realist dhe largpamës". Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri nuk pret se dorëheqja e shefit të diplomacis­ë greke Nikos Kotzias mund të ketë ndikim në marrëveshj­en e arritur mes Shkupit dhe Athinës zyrtare lidhur me emrin e Maqedonisë. "Ministri i Punëve të Jashtme ka dhënë dorëheqje për aspektin e qasjes që kanë pasur brenda qeverisë me pjesën opozitare, bile edhe me pjesën e koalicioni­t që janë brenda përbrenda qeverisë, që nënkupton se të dy palët kanë bërë kompromis për diçka, dhe vlerësimi është që askush nuk mundet për një periudhë goxha të gjatë, nuk mundet të vijë në një marrëveshj­e të re të mundshme dhe të pretendojë që do jetë edhe ma e mira". Duke folur për tensionet në parlament mes mazhorancë­s dhe opozitës, kryeparlam­entari Xhaferri u shpreh se është

optimist se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët. Sipas tij zgjedhjet e parakohshm­e nuk janë zgjidhje. "Ka deputetë të shqetësuar për fatin e popullit që jeton këtu, për fatin e vendit që duhet ta ketë statutin që duhet ta ketë në nismat në organizmat euroatlant­ike". Këto komente Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri i bëri në emisionin Klan Debat. Përndryshe, nesër ku-

vendi në Shkup duhet të vazhdojë seancën ku duhet të votohen ndryshimet Kushtetues­e. Nga ana tjetër një reagim e kanë dhënë dhe mediat e huaja lidhur me këtë largim. Kanë qenë pikërisht mediat gjermane, të cilat kanë komentuat gjerësisht dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. Media gjermane "Spiegel" shkruan se dorëheqja e Kotzias ka ardhur si pasojë e rolit që kanë luajtur politikanë­t grekë në negociatat për emrin e Maqedonisë. Detyrat e ministrit të Jashtëm të Greqisë do t'i marrë përsipër kryeminist­ri Alexi Tsipras, njoftoi zyra e tij. Arsyeja e grindjes brenda kabinetit qeveritar është pikërisht për emrin e Maqedonisë, thotë "Spiegel". Kotzias akuzoi ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për minimin e marrëveshj­es së arritur mes dy vendeve. Kurse mediat tjetër gjermane "Neue Zürcher Zeitung" e cilëson Nikos Kotzias si "viktimën e parë" të Marrëveshj­es së Prespës, mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të kësaj të "Ka pasur një polemikë të madhe në koalicioni­n qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisi­n mbi emrin, duke shkaktuar "viktimën" e parë", - shkruan gazeta gjermane. fundit. "Ka pasur një polemikë të madhe në koalicioni­n qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisi­n mbi emrin, duke shkaktuar "viktimën" e parë. Të mërkurën ministri i Jashtëm Nikos Kotzias njoftoi dorëheqjen e tij", shkruan gazeta gjermane. Edhe e përditshmj­a "Süddeutsch­e Zeitung" thekson se ka pasur një konfrontim të fortë mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Kamenos, që përfaqëson partinë e krahut të djathtë në koalicioni­n qeverisës me partinë e majtë të Tsipras.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev
Kryeminist­ri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania